“A Kemi Nevojë të Jemi të Përkryer Tani?” Për Forcën e Rinisë, Shkurt 2023
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Shkurt 2023
A Kemi Nevojë të Jemi të Përkryer Tani?
Shkrimet e shenjta u shkruan për të na bekuar e nxitur, dhe sigurisht ato e bëjnë këtë gjë. Por a e keni vënë re që herë pas here do të shfaqet një fragment që na kujton se nuk jemi atje ku duhet? Për shembull, “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj … në qiej” (Mateu 5:48). Me këtë urdhërim, ne duam të shkojmë sërish në shtrat dhe ta mbulojmë edhe kokën. Një synim i tillë çelestial duket përtej arritjes sonë. Por sigurisht Zoti nuk do të na jepte kurrë një urdhërim që Ai e dinte se nuk mund ta zbatonim.
“Po, ejani te Krishti dhe përsosuni në të”, lutet Moroni. “Ta doni Perëndinë me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj, atëherë … me anë të hirit të tij ju mund të bëheni të përsosur në Krisht” (Moroni 10:32; theksimi i shtuar). Shpresa jonë e vetme për përsosje të vërtetë është në pranimin e saj si një dhuratë nga qielli – ne nuk mund ta “fitojmë” atë.
Përveç Jezusit, nuk ka pasur asnjë shfaqje pa të meta në këtë udhëtim tokësor që po kryejmë, prandaj ndërsa jemi në vdekshmëri, le të përpiqemi fort për një përmirësim të vazhdueshëm, por pa na u kthyer në mani ajo që hulumtuesit e sjelljes e quajnë “përsosmëri e helmatisur”.
Nëse këmbëngulim, atëherë diku në përjetësi përsosja jonë do të jetë e përfunduar dhe e plotë – që është kuptimi i Dhiatës së Re për përkryerjen.
© 2023 nga Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, February 2023. Language. 18910 101