2023
Fryma e Shenjtë Mund të Na Ndihmojë
Qershor 2023


“Fryma e Shenjtë Mund të Na Ndihmojë”, Liahona, qershor 2023.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Liahona, Qershor 2023

Fryma e Shenjtë Mund të Na Ndihmojë

Pamja
burrë i ulur e duke parë lindjen e diellit

Fryma e Shenjtë është anëtari i tretë i Kreut‑Perëndi. Shkrimet e shenjta i referohen Atij edhe si Shpirti, Shpirti i Shenjtë ose Ngushëlluesi. Ndërsa mësojmë ta dëgjojmë zërin e Tij, Ai do të na dëshmojë për Jezu Krishtin dhe do të na ndihmojë t’i mësojmë të vërtetat e ungjillit.

Anëtar i Kreut‑Perëndi

Ati Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë janë Kreu‑Perëndi. Ata na duan dhe punojnë të bashkuar që të bëjnë të ndodhë plani i shpëtimit. Ndonëse Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë trupa prej mishi e kockash, Fryma e Shenjtë nuk ka. Ai është një shpirt.

Pamja
figurë në vitrazh e Atit dhe Birit

Dëshmitar për Atin dhe Birin

Fryma e Shenjtë “dëshmon për Atin dhe Birin” (2 Nefi 31:18). Kjo do të thotë që ne mund të marrim një dëshmi për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Dëshmon për të Vërtetën

Fryma e Shenjtë dëshmon për gjithë të vërtetat. Ai do të na ndihmojë të dimë se ungjilli, përfshirë plani i shpëtimit, urdhërimet e Perëndisë, Rivendosja dhe Shlyerja e Jezu Krishtit, janë të vërteta. Ai do të na e forcojë dëshminë ndërsa vazhdojmë të lutemi, t’i mbajmë urdhërimet dhe të studiojmë ungjillin.

Pamja
dorë duke mbajtur një busull

Na Udhërrëfen dhe Na Mbron

Fryma e Shenjtë mund të na udhërrëfejë në vendimet tona dhe të na mbrojë nga rreziku fizik e shpirtëror. Ai do të na ndihmojë të gjejmë përgjigje për pyetjet tona nëse lutemi dhe përpiqemi të bëjmë atë që është e drejtë. Ai gjithmonë do të na udhëheqë “për të bërë mirë” (Doktrina e Besëlidhje 11:12).

Na Ngushëllon

Frymës së Shenjtë nganjëherë i referohen si “Ngushëlluesi” (Gjoni 14:26). Ai mund të na mbushë “me shpresë dhe dashuri të pastër” (Moroni 8:26) kur jemi të shqetësuar, të trishtuar ose të frikësuar. Teksa Ai na ndihmon ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë, ne mund ta kapërcejmë shkurajimin dhe të forcohemi në sprovat tona.

Dhurata e Frymës së Shenjtë

Pasi pagëzohemi, ne marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë në një ordinancë që quhet konfirmim. Pasi e marrim këtë dhuratë, ne mund të kemi shoqërimin e përhershëm të Frymës së Shenjtë për sa kohë jemi duke jetuar me drejtësi.

Pamja
grua duke lexuar shkrimet e shenjta

Ilustrimi nga J. Kirk Richards

Si e Dëgjojmë ne Frymën e Shenjtë

Fryma e Shenjtë komunikon me njerëzit në mënyra të ndryshme. Këto mund të përfshijnë ndjenja plot paqe, ngushëlluese ose ide rreth asaj që duhet thënë ose bërë. Ndërsa lutemi për udhërrëfim dhe mbajmë vesh për nxitjet e Tij, mund të mësojmë se si na flet Ai.

Shtyp në Letër