“Gjetsemani”, Për Forcën e Rinisë, Qershor 2023.
Vendet nga Shkrimet e Shenjta
Gjetsemani
Mëso më shumë rreth vendit ku filluan vuajtjet e Shpëtimtarit në emrin tonë.
Ku Ndodhet?
Në shpatin e Malit të Ullinjve, në lindje të Jerusalemit (ana e djathtë në ilustrim, e shenjuar nga një pemë e stërmadhe).
Çfarë Kishte Atje?
Një korije pemësh ulliri dhe mbase një presë për nxjerrjen e vajit nga ullinjtë.
Çfarë Ndodhi Këtu?
Pas Darkës së Fundit, Jezu Krishti shkoi me njëmbëdhjetë nga Apostujt e Tij në Gjetseman. Më pas ai u tërhoq mënjanë për t’u lutur dhe mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin.
Atë “filloi ta zërë frika dhe ankthi”. Ai tha: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar (Marku 14:33–34).
Ai u lut: “O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.
Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t’i dhënë forcë.
Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë” (Lluka 10:42–44).
Pas kësaj vuajtjeje të madhe nga Shpëtimtari, Atë e tradhtoi Juda dhe e arrestuan krerë judeas dhe një grup ushtarësh romakë.
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, June 2023. Albanian. 19026 101