2023
Mbështetja te Vetja Na Forcon
Gusht 2023


“Mbështetja te Vetja Na Forcon”, Liahona, Gusht 2023.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Liahona, Gusht 2023

Mbështetja te Vetja Na Forcon

Pamja
dy njerëz duke larë enët

Të jemi të mbështetur te vetja do të thotë që ne mund të kujdesemi për nevojat e vetes sonë dhe të familjeve tona. Kur jemi të mbështetur te vetja, ne jemi gjithashtu më të aftë që t’i shërbejmë Zotit dhe të kujdesemi për të tjerët. Por mbështetja te vetja nuk do të thotë që neve na duhet të përballemi të vetëm me sfidat tona. Mund të kërkojmë ndihmë nga miqtë, familja, anëtarët e lagjes ose të degës dhe profesionistë kur na nevojitet ajo.

Parimet e Mbështetjes te Vetja

Bërja të mbështetur te vetja kërkon arsimim, bindje dhe punë të palodhur. Ne bëjmë çmos që të kujdesemi për veten tonë dhe mund t’u kërkojmë të tjerëve ndihmë kur nevojitet. Që të bëhemi vërtet të mbështetur te vetja, gjithsesi, ne duhet të mësojmë gjithashtu që të kemi besim te Jezu Krishti. Atëherë teksa punojmë për ta ndihmuar veten tonë, Ai do të na forcojë.

Pamja
dy duar të bashkuara

Mbështetja Shpirtërore te Vetja

Ne mund ta ndërtojmë mbështetjen tonë shpirtërore te vetja duke punuar që të forcojmë dëshminë tonë për Jezu Krishtin. E bëjmë këtë gjë kur lutemi, i studiojmë shkrimet e shenjta, e frekuentojmë kishën, u bindemi urdhërimeve dhe bëjmë gjëra të tjera që na sjellin më pranë Krishtit. Njohuria se Ai është i gatshëm të na ndihmojë, do të na japë besim që të qëndrojmë besnikë edhe kur jeta është e vështirë.

Mbështetja Materiale te Vetja

Mbështetja materiale te vetja përfshin të qenit të aftë për t’u kujdesur për nevojat fizike të vetes sonë dhe të familjes sonë. Kjo përfshin ushqimin, strehimin, shëndetin dhe nevoja të tjera. Ne e bëjmë këtë gjë duke marrë një arsimim të mirë, duke i mësuar ose duke i zgjeruar zotësitë që nevojiten, duke punuar fort, duke e përdorur me urtësi kohën tonë dhe duke i administruar mirë paratë tona.

Pamja
tri gra duke ecur së bashku

Mbështetja Emocionale te Vetja

Mbështetja emocionale te vetja është aftësia për t’u përshtatur ndaj sfidave emocionale me kurajë dhe besim. Ne të gjithë kemi sfida dhe pengesa. Falë ungjillit, ne e dimë se mund të zgjedhim se si t’u përgjigjemi atyre. Përgjigjja me besim te Zoti e rrit aftësinë tonë për t’u përballur me vështirësitë e tjera me më shumë shpresë.

Arsimi

Ne duhet të jemi duke mësuar gjithmonë. Perëndia dëshiron që ne ta edukojmë mendjen tonë dhe t’i përmirësojmë zotësitë tona gjatë gjithë kësaj jete dhe në jetën pas kësaj. Sa më shumë të mësojmë, aq më shumë mund të jemi një ndikim më i madh për mirë dhe të sigurojmë për veten tonë, familjen tonë dhe njerëzit në nevojë.

Pamja
i ri duke mbajtur një qese

Bekimet e të Qenit të Mbështetur te Vetja

Profetët kanë dhënë mësim se kur e përmirësojmë mbështetjen tonë te vetja, ne do të bekohemi me shpresë dhe paqe më të madhe. Do të jemi të aftë t’i ndihmojmë familjet tona dhe njerëzit e tjerë në nevojë. Dhe do të bekohemi me më shumë mundësi dhe me aftësinë që të vazhdojmë të përparojmë.

Burime të Kishës

Kunji juaj mund të ofrojë grupe të mbështetjes te vetja. Këto grupe mund t’ju mësojnë parimet e mbështetjes te vetja dhe zotësi si administrimi i parave tuaja ose gjetja e një pune më të mirë. Ju mund të gjeni burime që lidhen me këtë temë te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Përzgjidhni pjesën “Libra dhe Mësime” dhe më pas “Mbështetja te Vetja”.

Shtyp në Letër