“Kërko Kuptueshmëri”, Për Forcën e Rinisë, Gusht 2023.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Gusht 2023
Kërko Kuptueshmëri
Përshtatur nga një fjalim në konferencën e përgjithshme të prillit 2019.
Qëllimi ynë ndërsa kërkojmë kuptueshmëri për ungjillin e Jezu Krishtit, duhet të jetë që ta rritim besimin te Perëndia dhe te plani i Tij hyjnor i lumturisë dhe te Jezu Krishti dhe flijimi i Tij shlyes dhe që të arrijmë një kthim të përhershëm në besim. Një besim dhe një kthim i tillë më i thellë në besim do të na ndihmojë që t’i bëjmë e t’i mbajmë besëlidhjet me Perëndinë, duke e forcuar kështu dëshirën tonë për ta ndjekur Jezusin dhe duke sjellë një shndërrim të çiltër shpirtëror brenda nesh. Ky shndërrim do të na sjellë një jetë më të lumtur, më frytdhënëse dhe më të shëndetshme dhe do të na ndihmojë që të mbajmë një këndvështrim të përjetshëm.
Për ta arritur këtë gjë, ne kemi nevojë të qëndrojmë me Jezusin duke e zhytur veten në shkrimet e shenjta, duke gjetur gëzim në to, duke mësuar doktrinën e Tij dhe duke u përpjekur fort për të jetuar ashtu si jetoi Ai. Vetëm atëherë do të arrijmë ta njohim Atë dhe ta dallojmë zërin e Tij, duke e ditur se ndërsa vijmë tek Ai dhe besojmë në Të, ne nuk do të kemi kurrë uri apo etje (shihni te Gjoni 6:35).
Kjo nuk ndodh rastësisht. Harmonizimi i vetes me ndikimet më të larta të perëndishmërisë nuk është një gjë e lehtë; ai kërkon t’i bëjmë thirrje Perëndisë dhe të mësojmë se si ta sjellim ungjillin e Jezu Krishtit në qendër të jetës sonë.
Ju dëshmoj se kur kërkojmë ta kuptojmë e t’ia japim mësim njëri‑tjetrit ungjillin e Jezu Krishtit me zell, përzemërsisht, vendosmërisht dhe çiltërsisht, me qëllim të vërtetë dhe nën ndikimin e Shpirtit, këto mësime mund t’i shndërrojnë zemrat dhe të ndezin një dëshirë për të jetuar sipas të vërtetave të Perëndisë.
© 2023 nga Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, August 2023. Albanian. 19046 101