Liahona
Perëndia Çliron Almën dhe Amulekun
Qershor 2024


“Perëndia Çliron Almën dhe Amulekun”, Miku, qershor 2024, f. 26–27.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Qershor 2024

Perëndia Çliron Almën dhe Amulekun

Pamja
Alma dhe Amuleku duke predikuar

Ilustrimet nga Andrew Bosley

Alma dhe Amuleku shkuan në një qytet të quajtur Amoniha. Ata u dhanë mësim njerëzve rreth Jezu Krishtit. Por njerëzit u zemëruan nga ajo që ata dhanë mësim. Ata i futën në burg Almën dhe Amulekun.

Pamja
Alma dhe Amuleku të lidhur në burg

Njerëzit i lënduan Almën dhe Amulekun. Ata ishin në burg për shumë ditë.

Pamja
Muret e burgut duke u rrëzuar rreth Almës dhe Amulekut

Alma dhe Amuleku u lutën dhe kërkuan forcë. Ata kishin besim te Perëndia. Ai u dha atyre fuqi që t’i këputnin litarët që u lidhnin duart.

Pamja
Alma dhe Amuleku pa litarët që i lidhnin, duke qëndruar në rrënoja

Më pas toka u drodh. Muret e burgut u shembën! Perëndia ndihmoi për t’i çliruar Almën dhe Amulekun. Ata u larguan nga Amoniha për t’i dhënë mësim një populli tjetër rreth Jezu Krishtit.

Faqe për Ngjyrosje

E Di se Jezusi më Do

Pamja
Dy fëmijë të rrethuar nga natyra, shkrimet e shenjta dhe një tempull

Ilustrimi nga Adam Koford

Cilat gjëra ju kujtojnë për dashurinë e Jezu Krishtit?

Shtyp në Letër