“Procedurat e Diplomimit në Institut”, Udhëzues për Ceremonitë e Diplomimit në Seminar dhe Institut (2021)
“Procedurat e Diplomimit në Institut”, Udhëzues për Ceremonitë e Diplomimit në Seminar dhe Institut
Procedurat e Diplomimit në Institut
Shënim: Kur më poshtë përmenden peshkopët dhe presidentët e kunjeve, kjo vlen përkatësisht edhe për presidentët e degëve dhe presidentët e distrikteve.
Udhëzimet
-
Ceremonitë vjetore të diplomimit sigurojnë një mënyrë për të përshëndetur përpjekjen dhe arritjet e studentëve të institutit.
-
Diplomimi duhet të zhvillohet çdo vit.
-
Diplomimi në institut duhet të zhvillohet në kompleksin universitar ose në nivel programi nga kunji. Kjo lejon edhe që programet e kunjit të ndërthuren me programet e kompleksit universitar dhe programe të tjera nga kunji për ceremonitë e diplomimit, si të vlerësohet e përshtatshme nga administratorët dhe udhëheqësit vendorë.
-
Nëse është e mundur, ceremonitë e diplomimit duhet të zhvillohen pasi të mbarojë viti shkollor.
-
Nëse vendoset që të mos zhvillohen ceremonitë e diplomimit, diplomat mund të kërkohen nga studentët e miratuar dhe të shtypen në letër nga programi i institutit pasi të mbarojë viti shkollor.
-
Studentët që kualifikohen për diplomim, duhet të kenë përfunduar të paktën 14 kredite të kurseve të institutit: 4 kurse themeltare (8 kredite gjithsej) dhe 3 kurse me zgjedhje (6 kredite gjithsej).
-
Për ta përfunduar një kurs, studentët duhet të përmbushin kërkesat për: 1) pjesëmarrjen, 2) leximet e caktuara të kursit dhe 3) Ngritjen e Përvojës së të Mësuarit (NPM). Për studentët që nuk i kanë plotësuar këto tri kërkesa, janë në dispozicion detyrat për shlyerje. Të planifikuarit për diplomim që kanë bërë kërkesë, duhet të ftohen të bëjnë kërkesë për t’i përshëndetur në diplomim.
-
Të planifikuarit për diplomim që kanë bërë kërkesë, duhet të marrin një miratim kishtar për ta plotësuar kërkesën për diplomim.
-
Në diploma shfaqen vetëm nënshkrimet e shtypura paraprakisht në letër të kryetarit të Bordit të Kishës për Arsimimin dhe të administratorit të Seminareve dhe Instituteve të Fesë (SeI‑së).
-
Nëse dëshirohet, në ceremoninë vjetore të diplomimit, programet e institutit mund të zgjedhin të përshëndetin studentët që kanë fituar një certifikatë përfundimi.
Rolet dhe Përgjegjësitë
Presidenti i kunjit që është caktuar në Këshillin Konsultues të Institutit (KKI) të tanishëm (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 15.2, ChurchofJesusChrist.org; Stake Institute [Instituti në Kunj], ChurchofJesusChrist.org), ose personi i caktuar prej tij:
-
Këshillohet me drejtorin vendor të institutit për përgatitjen dhe planifikimin e diplomimit.
-
Miraton programin përfundimtar të diplomimit.
-
Mund të flasë në ceremoninë e diplomimit dhe mund të ndihmojë për përshëndetjen e të diplomuarve dhe shpërndarjen e diplomave.
Të gjithë presidentët e kunjeve ose personat e caktuar prej tyre:
-
Sigurohen që peshkopët ta kuptojnë kërkesën për miratim kishtar siç shpjegohet nga drejtori i institutit. Studentët janë përgjegjës për të kërkuar një miratim kishtar për ta plotësuar kërkesën e tyre për diplomim.
-
Duhet ta kuptojnë se mund të marrin mesazhe të shumta poste elektronike nga programe të shumëfishta të institutit, në varësi të vendit ku po e frekuentojnë institutin të rinjtë e të rejat e moshave madhore në kunjin e tyre.
-
Janë të pranishëm në diplomim duke i përkrahur anëtarët e kunjit për arritjet e tyre.
-
Ftohen të ulen përpara foltores nëse kanë studentë që po marrin pjesë në diplomim.
Peshkopi ose një nga këshilltarët e tij:
-
Jep miratimin për të planifikuarit për diplomim që kanë bërë kërkesë, teksa secili nga studentët kërkon një miratim kishtar.
-
Sipas gjykimit të tij, mund të zgjedhë ta miratojë ose të mos ta miratojë secilin nga personat që kanë bërë kërkesë. Nëse peshkopi ose këshilltari i tij nuk e nënshkruan një miratim kishtar për studentin në kërkesën për diplomim, kërkesa nuk është e plotë dhe studenti nuk do të përshëndetet në diplomim.
-
Ka përgjegjësinë t’i informojë personat që kanë bërë kërkesë për diplomim në institut, nëse personi që ka bërë kërkesë nuk është miratuar dhe arsyen përse.
-
Është i ftuar të marrë pjesë në diplomim nëse ka studentë që po marrin pjesë në diplomim, duke përkrahur anëtarët e lagjes për arritjen e tyre.
Miratimi Kishtar i Institutit
Drejtori i institutit:
-
Sigurohet që çdo president kunji ta kuptojë kërkesën për miratim kishtar për t’u diplomuar në institut.
Presidenti i kunjit ose personi i caktuar prej tij:
-
Sigurohet që çdo peshkop ta kuptojë gjithashtu këtë kërkesë.
Peshkopi ose një nga këshilltarët e tij:
-
Takohet me çdo person që ka bërë kërkesë. Miratimi i një studenti për diplomim në institut do të thotë që studenti i kupton dhe orvatet t’i vërë në zbatim parimet dhe doktrinën e ungjillit të Jezu Krishtit që ka mësuar ndërsa ishte në institut, “duke vërtetuar se studentët janë të denjë dhe të zotuar t’i jetojnë standardet e përvijuara në broshurën Për Forcën e Rinisë ose standarde të ngjashme për të rinjtë e të rejat në moshë madhore” (Manuali i Përgjithshëm, 31.1.7).
-
Mund të përdorë intervista të planifikuara rregullisht me të rinjtë e të rejat në moshë madhore si bazë për ta miratuar ose mos ta miratuar një person të planifikuar për diplomim që ka bërë kërkesë. Nuk është e domosdoshme të zhvillojë një intervistë të veçantë për miratim kishtar për personat që kanë bërë kërkesë për diplomim në institut.
-
Sipas gjykimit të tij, mund të zgjedhë ta miratojë ose të mos ta miratojë secilin nga personat që kanë bërë kërkesë. Nëse peshkopi ose këshilltari i tij nuk e nënshkruan një miratim kishtar për studentin në kërkesën për diplomim, kërkesa nuk është e plotë dhe studenti nuk do të përshëndetet në diplomim.
-
Ka përgjegjësinë t’i informojë personat që kanë bërë kërkesë për diplomim në institut, nëse personi që ka bërë kërkesë nuk është miratuar dhe arsyen përse.