Udhëheqësi dhe Zhvillimi i Rolit
Udhëzues për Diplomimin në Seminar në Nivel Kunji


“Udhëzues për Diplomimin në Seminar në Nivel Kunji”, Udhëzues për Ceremonitë e Diplomimit në Seminar dhe Institut (2021)

“Udhëzues për Diplomimin në Seminar në Nivel Kunji”, Udhëzues për Ceremonitë e Diplomimit në Seminar dhe Institut

Udhëzues për Diplomimin në Seminar në Nivel Kunji

Udhëzime për Diplomimin

Plotësimi i kërkesave për diplomim mund t’i ndihmojë të rinjtë e të rejat ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Shpëtimtari Jezu Krisht teksa i ndjekin rregullisht orët mësimore, marrin pjesë në orët mësimore dhe krijojnë një model për të gjithë jetën të studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta (shihni te “Kreditet dhe Diplomimi” te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 15.1.5 dhe “Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Çdo i ri apo e re ka një nivel të ndryshëm të përkrahjes familjare, të kuptueshmërisë për ungjillin, të aftësisë dhe të zotimit. Këto kërkesa janë hartuar për t’i ndihmuar nxënësit në rrethanat e tyre të tanishme.

Për t’u kualifikuar për diplomimin në seminar, një nxënës duhet të përfundojë tetë semestra të seminarit dhe të marrë një miratim kishtar.

  • Për të përfunduar një kurs studimi, nxënësit duhet të frekuentojnë të paktën 75 përqind të orëve mësimore të klasës, ta përfundojnë leximin e kërkuar për semestër dhe të marrin pjesë në vlerësimin bashkëpunues të të mësuarit.

  • Informacioni rreth përparimit të nxënësit drejt diplomimit mund të sigurohet nga përfaqësuesi i SeI‑së ose mund të merret direkt nga prindërit dhe udhëheqësit e priftërisë te mySeminary.ChurchofJesusChrist.org.

  • Për nxënësit që nuk i kanë plotësuar këto kërkesa, janë në dispozicion detyrat për shlyerje.

Hollësitë rreth programit të diplomimit:

  • Ceremonitë e diplomimit sigurojnë një mënyrë për t’i përshëndetur përpjekjet dhe arritjet e të gjithë nxënësve të seminarit.

  • Diplomimi në seminar duhet të zhvillohet çdo vit në nivel kunji.

Hollësitë e përgatitjes së diplomave:

  • Në diplomat e seminarit shfaqen vetëm nënshkrimet e shtypura paraprakisht në letër të kryetarit të Bordit të Kishës për Arsimimin dhe të administratorit të Seminareve dhe Instituteve të Fesë.

  • Nëse është e mundur, diplomimi në seminar duhet të zhvillohet pas përfundimit të vitit shkollor në mënyrë që diplomat të mund të jepen në ceremoninë e diplomimit. Diplomat i jepen përfaqësuesit të kunjit (zakonisht një këshilltari të lartë të caktuar) që t’i shpërndajë në diplomimin në seminar në nivel kunji.

  • Nëse diplomimi në seminar zhvillohet përpara fundit të vitit shkollor, të diplomuarve mund t’u jepet një mbajtëse diplome bosh. Kur diplomat të jenë në dispozicion, ato mund t’u dërgohen me postë të diplomuarve ose t’u dërgohen udhëheqësve të kunjit apo lagjes për t’i shpërndarë.

  • Diplomat për nxënësit që nuk kanë marrë miratim kishtar, u jepen peshkopëve për t’ua dhënë atyre nxënësve në një kohë të mëvonshme. Nxënësit e pamiratuar të seminarit, nuk përshëndeten në diplomim.

Certifikatat e Përfundimit

Plotëson të gjitha kërkesat për kreditet e seminarit. Në varësi të nevojave të kunjit, administratorët e programit vendor të seminarit, në këshillim me udhëheqësit e kunjit, përcaktojnë a, kur dhe ku do të shtypen në letër dhe jepen certifikatat e përfundimit. Certifikatat e përfundimit mund të shtypen në letër dhe të shpërndahen çdo semestër, në fund të çdo viti, ose mund të mos shtypen në letër dhe shpërndahen asnjëherë. Certifikatat mund të shpërndahen gjatë diplomimit në seminar, gjatë orëve mësimore të seminarit ose në ndonjë mënyrë tjetër.

Rolet dhe Përgjegjësitë

Presidenti i kunjit:

  • Këshillohet me përgjegjësin kryesor ose bashkërenduesin e seminarit të caktuar nga kunji për të përgatitur dhe planifikuar diplomimin në seminar në nivel kunji.

  • Mbikëqyr miratimin kishtar të të planifikuarve për t’u diplomuar.

  • Cakton mbikëqyrësin e seminarit për kunjin ose këshilltarin e lartë që ta bashkërendojë programin e diplomimit në seminar në nivel kunji.

Peshkopi:

  • Vendos ta miratojë apo jo çdo të planifikuar të mundshëm për t’u diplomuar në seminar. Gjendja e miratimit të nxënësve nuk duhet të tregohet në programet e seminarit.

  • E informon cilindo nxënës të seminarit që nuk është miratuar, si dhe arsyen përse. Peshkopi duhet të tregojë kujdes të veçantë për t’i informuar prindërit ose kujdestarët e nxënësit nëse nxënësi nuk do të marrë pjesë në programin e diplomimit në seminar.

  • I siguron presidentit të kunjit një listë të nxënësve të miratuar që duhet të shtohen në programin e diplomimit në nivel kunji.

Miratimi Kishtar i Seminarit

Për presidentët e kunjeve dhe peshkopët:

  • Miratimi i një nxënësi nga peshkopi për diplomimin në seminar “vërteton se një nxënës/e … është i/e denjë dhe i/e zotuar për t’i jetuar standardet e ungjillit” (Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme [2020], 15.1.5, ChurchofJesusChrist.org).

  • Peshkopi ose një nga këshilltarët e tij mund të përdorë intervista të planifikuara rregullisht me të rinjtë e të rejat si bazë për të përcaktuar a duhet miratuar ose jo një nxënës/e që planifikohet të diplomohet. Nuk është e domosdoshme të zhvillojë një intervistë të veçantë për miratim kishtar për këta nxënës.

  • Vendimi për ta miratuar ose jo secilin të planifikuar të mundshëm për t’u diplomuar, lihet në dorë të peshkopit.

  • Përgjegjësit kryesorë ose bashkërenduesit e seminarit sigurohen që çdo president kunji ta kuptojë kërkesën për miratim kishtar për të qenë i diplomuar në seminar.

  • Presidenti i kunjit sigurohet që çdo peshkop ose president dege t’i kuptojë kërkesat për miratim kishtar për të qenë një i diplomuar në seminar.

  • Vetëm nxënësit e miratuar, që janë kualifikuar në mënyrë akademike për një diplomë, duhet të përshëndeten në diplomimin në seminar në nivel kunji.

Model Programi për Diplomimin në Seminar

[Emri i kunjit]

Diplomim në Seminar

[Data/ora (kohëzgjatja e rekomanduar: 1 orë)]

[Vendi]

Kryesimi:

Drejtimi:

Pianist:

Drejtues Muzike:

Mirëseardhja:

Himni i hapjes:

Lutja e hapjes:

Ligjëratë lidhur me pjesëmarrjen në programin e seminarit:

Folës nxënës (një ose më shumë):

Paraqitja muzikore:

Folës nxënës (një ose më shumë):

Ligjëratë e shkurtër nga përfaqësuesi i SeI‑së (mund të përfshijë Synimin e SeI‑së, vlerësimin e përpjekjeve të nxënësve që po diplomohen, dhe një përmendje të kërkesave për kredite):

Ligjëratë nga një anëtar i presidencës së kunjit (mund të përfshijë një ftesë për t’u regjistruar për institutin):

Dhënia e diplomave të seminarit:

Himni i mbylljes:

Lutja e mbylljes:

Sa vijon është një listë me sugjerime për emra dhe kënde interneti për t’u përfshirë në programin e shtypur në letër: