“Hyrje në Manualin e Nxënësit të Seminarit për Librin e Mormonit”, Manual i Nxënësit për Librin e Mormonit (2024)
“Hyrje”, Manual i Nxënësit për Librin e Mormonit
Hyrje në Manualin e Nxënësit të Seminarit për Librin e Mormonit
Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë është të ndihmojë rininë dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore që ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur, të kualifikohen për bekimet e tempullit, si dhe të përgatiten vetë, të përgatitin familjet e tyre dhe të tjerët për jetën e përjetshme me Atin e tyre në Qiell.
Mësimet në këtë manual janë hartuar për të të ndihmuar ta arrish këtë synim ndërsa studion Librin e Mormonit. Ky manual përmban 255 mësime. Nuk do të të nevojitet t’i përfundosh të gjitha këto mësime. Shumica ecin paralelisht me bllokun e shkrimeve të shenjta nga manuali Eja, Më Ndiq që do të studiojnë individët dhe familjet. Mësimet e tjera janë të lidhura me zotërimin doktrinor. Mësuesi yt do të të ndihmojë ta dish se cilat mësime të përfundosh në shtëpi dhe cilat t’i bëni së bashku si klasë.
Puna për çdo mësim përfshin detyrat që do t’i dorëzosh mësuesit tënd. Këto detyra tregohen me këtë ikonë: . Me kujdes merr parasysh se si do t’i përfundosh këto detyra. Kjo do të të ndihmojë të kesh përvoja më kuptimplota ndërsa i mëson dhe i zbaton të vërtetat nga shkrimet e shenjta. Lutu përpara se t’i fillosh mësimet e tua dhe kërko udhërrëfim dhe drejtim nga Fryma e Shenjtë që të ndihmojë gjatë studimit tënd. Gjej mundësi për t’ia treguar familjes sate dhe të tjerëve atë që po mëson. Ndërsa e bën këtë, do ta thellosh kthimin tënd në besim te Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij i rivendosur.