Dhiata e Re 2023
23 Korrik. Çfarë do të Thotë të Jesh një Dishepull i Jezu Krishtit? Veprat e Apostujve 10–15


“23 Korrik. Çfarë do të Thotë të Jesh një Dishepull i Jezu Krishtit? Veprat e Apostujve 10–15”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“23 Korrik. Çfarë do të Thotë të Jesh një Dishepull i Jezu Krishtit?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Jezusi dhe ndjekësit

Jesus and His Disciples [Jezusi dhe Dishepujt e Tij], © Balage Balogh/Art Resource, NY

23 Korrik

Çfarë do të Thotë të Jesh një Dishepull i Jezu Krishtit?

Veprat e Apostujve 10–15

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si e kemi parë dorën e Zotit në jetën tonë?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Si mund ta përkrahim njëri-tjetrin në gjërat që po kalojmë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund ta përdorim më mirë teknologjinë si një mjet për të përhapur ungjillin?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë po bëjmë për t’i ndihmuar familjet tona të vijnë te Krishti?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

kapitullin 11 të librit Veprat e Apostujve vërehet se për herë të parë “dishepujt u quajtën të Krishterë” (vargu 26). Është një privilegj dhe përgjegjësi e shenjtë të njihesh si një nga dishepujt e Krishtit dhe të thirresh sipas emrit të Tij. Siç tha Presidenti M. Rasëll Ballard: “A e kuptojmë ne se sa të bekuar jemi që marrim mbi vete emrin e Birit të Dashur dhe të Vetëmlindur të Perëndisë? A e kuptojmë se sa domethënëse është kjo? Emri i Shpëtimtarit është i vetmi emër nën qiell, nëpërmjet të cilit njeriu mund të shpëtohet” (“Rëndësia e një Emri”, Liahona, nëntor 2011, f. 79).

Çfarë do të thotë për ju të jesh një i/e krishterë – një dishepull/e i/e Jezu Krishtit? Çfarë do të thotë ajo për anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj? Si ndikon te ju marrja e emrit të Tij mbi vete? Mund të mendoni edhe për raste kur u frymëzuat nga shembulli i dikujt që veproi si një dishepull i vërtetë i Krishtit.

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, përveç leximit të vargjeve te Veprat e Apostujve 10–15, merrni parasysh të lexoni një ose më shumë mesazhe nga konferenca e përgjithshme që gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse”.

Mësoni së Bashku

Për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj të kuptojnë se ç’do të thotë të jesh një dishepull/e i/e Jezu Krishtit, ju mund t’i ftoni ata të përfundojnë pohimin vijues: “Një dishepull/e i/e Jezu Krishtit është dikush që …” Ata mund të shqyrtojnë vargjet te Veprat e Apostujve 11:19–26, duke kërkuar ide te vargjet 21, 23–24, 26 rreth mënyrës se si këta anëtarë të Kishës e treguan se ishin dishepuj. Si ndikon të qenit ndjekës të Jezu Krishtit te mendimet dhe sjella jonë? Veprimtaritë si këto mund t’i shtojnë larmi këtij diskutimi.

  • Mund të jetë e dobishme të diskutoni se çfarë është një dishepull i Jezu Krishtit (shih thënien nga Plaku Robert D. Hejls te pjesa “Burime Mbështetëse”). Ju mund t’u kërkoni të rinjve dhe të rejave të tregojnë disa mësime të Jezu Krishtit që i frymëzojnë ata dhe disa gjëra që i kanë mësuar nga shembulli i Tij. Për ide ata mund të hulumtojnë disa nga shkrimet e shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse” ose të tjera që i dinë. Ata mund të renditin në tabelë atë që mësuan rreth Shpëtimtarit nga fragmentet. Ata më pas mund të flasin për mënyra se si mund t’i ndjekin me sinqeritet mësimet dhe shembujt e renditur në tabelë.

  • Kërkojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit të mendojnë se çfarë do të thotë të jesh një i/e krishterë. Ata mund të bëjnë një listë të cilësive që do të prisnin të gjenin në jetën e dikujt që e ndjek Jezu Krishtin (shih, për shembull, Gjoni 13:34–35). Mund t’i ndani të rinjtë dhe të rejat në dy grupe dhe t’i kërkoni çdo grupi të lexojë një nga mesazhet e mëposhtme duke kërkuar cilësi shtesë që do t’ia shtonin listës së tyre: Plaku Terens M. Vinson, “Dishepujt e Vërtetë të Shpëtimtarit” (Liahona, nëntor 2019, f. 9–11) dhe Plaku Masimo De Feo, “Dashuria e Pastër: Shenja e Vërtetë e Çdo Dishepulli të Vërtetë të Jezu Krishtit” (Liahona, maj 2018, f. 81–83). Ftojini të rinjtë dhe të rejat të përsiatin për diçka në listë që duan ta përmirësojnë.

  • Ju mund t’i pyetni anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit se çfarë do të thotë për ta të thirren sipas emrit të Jezu Krishtit. Ndoshta ata mund të tregojnë përvojat që kanë pasur kur dikush mësoi se ai ose ajo është anëtar/e i/e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Si ndihemi kur njihemi si ndjekës të Jezu Krishtit dhe anëtarë të Kishës së Tij? Të rinjtë dhe të rejat gjithashtu mund të eksplorojnë disa shkrime të shenjta ose një nga mesazhet te pjesa “Burime Mbështetëse”, duke kërkuar njohuri që i frymëzojnë të jetojnë sipas emrit të Jezu Krishtit, të cilin e kanë marrë mbi vete. Si ndikon në zgjedhjet që bëjmë, fakti që na thërrasin në emrin e Jezu Krishtit?

të reja duke ecur

Si anëtarë të Kishës së Krishtit, ne jemi dishepujt e Tij dhe na thërrasin në emrin e Tij.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Si mësues, ju mund të nxitni diskutime lartësuese, të pasuruara nga përvojat dhe dëshmitë e nxënësve.