Dhiata e Re 2023
24 Dhjetor. Në Ç’Mënyrë e Tregon Jezu Krishti Dashurinë e Tij për Mua? Krishtlindja


“24 Dhjetor. Në Ç’Mënyrë e Tregon Jezu Krishti Dashurinë e Tij për Mua? Krishtlindja”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“24 Dhjetor. Në Ç’Mënyrë e Tregon Jezu Krishti Dashurinë e Tij për Mua?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Jezusi foshnjë

Delivered [I Çliruar], nga Jenedy Paige

24 Dhjetor

Në Ç’Mënyrë e Tregon Jezu Krishti Dashurinë e Tij për Mua?

Krishtlindja

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si po gjejmë gëzim duke ndjekur Jezu Krishtin?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka nevojë për ndihmën tonë në lagjen e Kishës ose komunitetin tonë? Si mund t’i ndihmojmë ata?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin që të përgatitemi për shërbim misionar?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund të kontribuojmë në përpjekjet e lagjes sonë për të bërë punë për historinë familjare dhe punë në tempull?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Kur lindi Jezu Krishti, Ai u njoh si Jehova i madh. Ai ishte “i Dashuri dhe i Zgjedhuri [i Atit] që nga fillimi” (Moisiu 4:2), plot lavdi, hir dhe të vërtetë (shih Gjoni 17:5; Doktrina e Besëlidhje 93:11). Dhe prapëseprapë kur Ai lindi, Maria “e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta” (Lluka 2:7). Pse Jezu Krishti ishte i gatshëm ta pranonte rolin e Tij si Shpëtimtar, ndonëse ajo do të nënkuptonte që të vinte në tokë në rrethanat më të përulura? Përgjigjja e thjeshtë është se Ai na do. Kur Nefi pa në vegim lindjen e Shpëtimtarit, ai dëshmoi për “dashuri[në] e Perëndisë që derdhet në zemrat e fëmijëve të njerëzve; prandaj, ajo ështe më e dëshirueshmja mbi të gjitha gjërat” (1 Nefi 11:22).

Krishtlindja është një kohë e veçantë për të përsiatur për atë se si lindja e Shpëtimtarit dhe flijimi i Tij shlyes e demonstrojnë dashurinë e Tij për ne. Ndërsa përgatiteni për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të cilëve u jepni mësim, ta ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit, merrni parasysh të shqyrtoni vargjet te Lluka 4:16–21; Gjoni 3:16–17; 3 Nefi 27:13–16 dhe mesazhin e Plakut D. Tod Kristoferson “Dashuria e Perëndisë” (Liahona, nëntor 2021, f. 16–19).

Mësoni së Bashku

Ndërsa klasa ose kuorumi juaj po i afrohet fundit të studimit të Dhiatës së Re këtë vit, mund t’u kërkoni të rinjve dhe të rejave të tregojnë disa histori të parapëlqyera nga Dhiata e Re, në të cilat Shpëtimtari tregoi dashurinë e Tij për ata që e rrethonin. Ju gjithashtu mund t’i lexoni disa nga historitë së bashku. Çfarë na mësojnë këto histori për dashurinë e Shpëtimtarit për ne? Për t’ju ndihmuar të diskutoni më tej për dashurinë e Shpëtimtarit, përdorni veprimtari si ato në vijim.

  • Ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj të mendojnë për dashurinë që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kanë për ne si një buqetë e bukur me lule (shih Russell M. Nelson, “Divine Love”, Ensign, shkurt 2003, f. 24). Merreni parasysh t’i jepni çdo personi një lule të prerë në letër dhe t’i kërkoni secilit prej tyre të lexojë një nga fragmentet e shkrimeve të shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse”. Kërkojuni atyre të shkruajnë te lulet e tyre atë që mësojnë rreth dashurisë që Ati Qiellor dhe Jezusi kanë për ne. Ndërsa tregojnë atë që mësuan, ata mund t’i bashkojnë lulet për të krijuar një buqetë. Si mund t’i njohim më mirë mënyrat se si Ati Qiellor dhe Jezusi e tregojnë dashurinë e Tyre për ne?

  • Disa himne përshkruajnë mënyrat se si Shpëtimtari e tregoi dashurinë e Tij për ne (shih, për shembull, “E Di, Jeton Shëlbuesi Im”, Himne, nr. 74). Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund të përzgjedhin një himn dhe të tregojnë përvoja kur e kanë ndier dashurinë e Shpëtimtarit në mënyra që janë të ngjashme me ato që përshkruhen te himni. Cilat janë disa mënyra të tjera se si Shpëtimtari e ka treguar dashurinë e Tij për ne? Si ndjekës të Krishtit, si mund t’i ndihmojmë të tjerët ta ndiejnë dashurinë e Tij?

  • Ka shumë ide të rreme në botë rreth dashurisë së Perëndisë për ne. Për shembull, disa mund të mendojnë se kur njerëzit janë të kamur ose kanë jetë të begatë, kjo do të thotë se Perëndia i do ata më shumë se të tjerët. Disa mund të mendojnë se nëse Perëndia do të na donte vërtet, Ai do të na pranonte kështu siç jemi dhe nuk do të na kërkonte të ndryshonim. Çfarë mesazhesh të rreme rreth dashurisë së Perëndisë keni dëgjuar? Për t’i ndihmuar që t’i kundërshtojnë këto mesazhe të rreme, ju mund t’u kërkoni të rinjve dhe të rejave të shqyrtojnë mesazhin e Plakut D. Tod Kristoferson “Dashuria e Perëndisë” ose mesazhin e Presidentit Dallin H. Ouks “Dashuria dhe Ligji” (Liahona, nëntor 2009, f. 26–29). Çfarë të vërtetash gjejmë te këto mesazhe që na ndihmojnë ta kuptojmë dashurinë e Perëndisë për ne?

lule

Dashuria e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit mund të krahasohen me një buqetë të bukur lulesh.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Gjithçka që bëri Shpëtimtari gjatë gjithë shërbesës së Tij në tokë, mori shtysë nga dashuria – dashuria e Tij për Atin e Tij dhe dashuria e Tij për të gjithë ne. Me dashuri të ngjashme me të Krishtit në zemrat tona, ne do të kërkojmë çdo mënyrë të mundshme për t’i ndihmuar të tjerët të mësojnë për Krishtin dhe të vijnë tek Ai. Dashuria do të jetë arsyeja dhe shtysa për mësimdhënien tonë.