Eja, Më Ndiq
Përdorimi i Materialit Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën


“Përdorimi i Materialit Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Përdorimi i Materialit Eja, Më Ndiq”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

çift duke studiuar së bashku

Përdorimi i Materialit Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën

Për Kë Është Ky Burim?

Ky burim është për këdo që dëshiron të studiojë librin Doktrina e Besëlidhje, individualisht, si familje dhe në orët mësimore të Kishës. Nëse nuk i keni studiuar rregullisht shkrimet e shenjta në të shkuarën, ky burim mund t’ju ndihmojë të filloni. Nëse e keni tashmë një zakon të mirë të studimit të shkrimeve të shenjta, ky burim mund t’ju ndihmojë të keni përvoja më kuptimplota.

Individët dhe Familjet në Shtëpi

Vendi ideal për ta mësuar ungjillin është në shtëpi. Mësuesit tuaj në kishë mund t’ju përkrahin dhe ju mund të merrni nxitje nga anëtarë të tjerë të lagjes. Por që të mbijetojë shpirtërisht, secili prej nesh ka nevojë për ushqim të përditshëm nga “fjala e mirë e Perëndisë” (Moroni 6:4; shihni edhe te Rasëll M. Nelson, “Fjalët e Hapjes”, Liahona, nëntor 2018, f. 6–8).

Përdoreni këtë burim në çfarëdo mënyre që është e dobishme për ju. Përvijimet theksojnë disa të vërteta të përjetshme që gjenden te Doktrina e Besëlidhje. Ato gjithashtu sugjerojnë ide dhe veprimtari për t’ju ndihmuar t’i studioni shkrimet e shenjta individualisht, me pjesëtarët e familjes ose me miqtë. Teksa studioni, ndiqeni udhërrëfimin e Shpirtit për të gjetur të vërteta të përjetshme që janë kuptimplota për ju. Kërkoni mesazhe nga Perëndia për ju dhe ndiqini nxitjet që merrni.

Mësuesit dhe Nxënësit në Kishë

Nëse jepni mësim te një klasë në Fillore, një klasë në Shkollën e së Dielës për rininë apo të rriturit ose te një kuorum i Priftërisë Aarone apo klasë e Të Rejave, ju nxitim t’i përdorni përvijimet në këtë burim ndërsa përgatiteni të jepni mësim. Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën është programi mësimor për orën tuaj mësimore të së dielës. Idetë për të mësuarit në këtë burim janë hartuar për të mësuarit në shtëpi dhe në kishë. Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, fillojeni duke pasur vetë përvojat tuaja me shkrimet e shenjta. Përgatitja juaj më e rëndësishme do të ndodhë ndërkohë që i hulumtoni shkrimet e shenjta dhe kërkoni frymëzim vetjak nga Fryma e Shenjtë. Mund edhe të studioni me nevojat e njerëzve të cilëve u jepni mësim, në mendje. Kërkoni të vërteta të përjetshme. Materiali Eja, Më Ndiq mund t’ju ndihmojë t’i përcaktoni disa prej këtyre të vërtetave dhe të mësoni se si mund të zbatohen shkrimet e shenjta në jetën tuaj.

Mbajeni në mendje që të mësuarit e ungjillit, në mënyrë ideale, është i përqendruar te shtëpia dhe i përkrahur nga Kisha. Me fjalë të tjera, përgjegjësia juaj kryesore është t’i përkrahni njerëzit të cilëve u jepni mësim, në përpjekjet e tyre për ta mësuar dhe jetuar ungjillin në shtëpi. Mos u shqetësoni që të keni përmbajtje të pashoqe për t’ua dhënë atyre në orën mësimore. Përkundrazi, jepuni atyre mundësi të tregojnë përvojat, mendimet dhe pyetjet e tyre rreth fragmenteve të shkrimeve të shenjta që kanë lexuar në shtëpi. Ftojini ata t’i tregojnë të vërtetat e përjetshme që kanë gjetur. Kjo është më e rëndësishme sesa trajtimi i një sasie të caktuar të materialit.

Orët Mësimore në Shkollën e së Dielës për Rininë dhe të Rriturit

Një arsye kryesore pse mblidhemi në orët mësimore të Shkollës të së Dielës është që ta përkrahim dhe nxitim njëri‑tjetrin ndërsa përpiqemi fort ta njohim dhe ta ndjekim Jezu Krishtin. Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë është të bëni një pyetje si: “Çfarë ju ka mësuar Fryma e Shenjtë këtë javë ndërsa i studiuat shkrimet e shenjta me materialin Eja, Më Ndiq?” Përgjigjet për këtë pyetje mund të çojnë në diskutime kuptimplota që ndërtojnë besim te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij.

Më pas mund të ftoni diskutimin në bazë të sugjerimeve për studim te materiali Eja, Më Ndiq. Për shembull, një ide për studimin mund të sugjerojë hulumtimin e vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 19:15–20, duke kërkuar mënyrën se si Shpëtimtari e përshkroi vuajtjen e Tij. Mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të tregojnë se si u ndien ndërsa e lexuan përshkrimin e Tij dhe të flasin rreth mënyrës se si kjo ndikon tek ajo që ata mendojnë për Të. Ose mund të kaloni ca kohë duke i studiuar këto vargje si klasë.

Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave

Kur kuorumet e Priftërisë Aarone dhe klasat e Të Rejave mblidhen të dielave, qëllimi i tyre është disi i ndryshëm nga një orë mësimore e Shkollës të së Dielës. Krahas ndihmës ndaj njëri-tjetrit për të mësuar ungjillin e Jezu Krishtit, këto grupe mblidhen gjithashtu për t’u këshilluar së bashku rreth përmbushjes së veprës së shpëtimit dhe të ekzaltimit (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 1.2), si të drejtohen nga presidenca e tyre e klasës ose e kuorumit.

Për këtë arsye, çdo mbledhje kuorumi ose klase duhet të fillojë me një anëtar/e të presidencës së kuorumit ose klasës që udhëheq një diskutim rreth përpjekjeve të tyre. Për shembull, ata mund të këshillohen së bashku rreth përpjekjeve të tyre për ta jetuar ungjillin, për t’u dhënë shërbesë njerëzve në nevojë, për ta shpërndarë ungjillin ose për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare.

Pas kësaj kohe për këshillim së bashku, një mësues/e e udhëheq klasën ose kuorumin për ta mësuar ungjillin së bashku. Mund të caktohen për të dhënë mësim udhëheqës/e ose anëtarë/e në moshë madhore të klasës ose kuorumit. Presidenca e klasës ose e kuorumit, duke u këshilluar me udhëheqës/e në moshë madhore, i bën këto caktime.

Njerëzit e caktuar për të dhënë mësim, duhet të përgatiten duke përdorur sugjerimet për të mësuarit në përvijimin javor të materialit Eja, Më Ndiq. Në çdo përvijim, kjo ikonë ikona e seminaritvë në dukje një veprimtari që ka veçanërisht lidhje me rininë dhe shkon paralelisht me atë që ata po mësojnë në seminar. Sidoqoftë, çdonjëra nga sugjerimet në përvijim mund të përdoret si një veprimtari e të mësuarit për rininë.

Për një rend dite të thjeshtë për mbledhjet e kuorumit dhe të klasës, shihni te shtojca D.

Fillorja

Përgatitja juaj për të dhënë mësim në Fillore fillon ndërsa i studioni shkrimet e shenjta vetë dhe me familjen tuaj. Ndërsa e bëni këtë, jini i hapur ndaj mbresave shpirtërore dhe pikëpamjeve nga Fryma e Shenjtë rreth fëmijëve në klasën tuaj të Fillores. Jini plot lutje. Shpirti mund t’ju frymëzojë me ide për t’i ndihmuar ata ta mësojnë ungjillin e Jezu Krishtit.

Ndërkohë që përgatiteni për të dhënë mësim, ju mund të merrni frymëzim shtesë duke i hulumtuar idetë për mësimdhënie në këtë burim. Secili përvijim tek Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën ka një pjesë të titulluar “Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve”. Mendoni për këto ide si sugjerime për të ndezur frymëzimin tuaj. Ju i njihni fëmijët në klasën tuaj të Fillores dhe ju do të arrini t’i njihni edhe më mirë teksa ndërveproni me ta në klasë. Perëndia i njeh ata gjithashtu dhe Ai do t’ju frymëzojë me mënyrat më të mira për t’u dhënë mësim dhe për t’i bekuar ata.

Fëmijët në klasën tuaj mund t’i kenë bërë tashmë disa prej veprimtarive në materialin Eja, Më Ndiq me familjet e tyre. S’ka problem. Përsëritja është gjë e mirë. Merreni parasysh t’i ftoni fëmijët t’ia tregojnë njëri-tjetrit atë që mësuan në shtëpi. Duhet të planifikoni edhe mënyra që fëmijët të marrin pjesë edhe nëse nuk janë duke mësuar në shtëpi. Fëmijët i mësojnë të vërtetat e ungjillit në mënyrë më të efektshme kur këto të vërteta jepen mësim në mënyrë të përsëritur nëpërmjet një larmie veprimtarish. Nëse gjeni që një veprimtari e të mësuarit është e efektshme për fëmijët, merreni parasysh ta përsëritni atë, veçanërisht nëse po u jepni mësim fëmijëve më të vegjël.

Në muajt që kanë pesë të diela, mësuesit/et e Fillores nxiten ta zëvendësojnë përvijimin e planifikuar tek Eja, Më Ndiq të dielën e pestë me njërën ose më shumë prej veprimtarive të të mësuarit te “Shtojca B: Për Filloren – Përgatitja e Fëmijëve për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë”.