Eja, Më Ndiq
Shtojca D: Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave – Rendi i Ditës për Mbledhjet


“Shtojca D: Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave – Rendi i Ditës për Mbledhjet”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Shtojca D”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

Shtojca D

Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave – Rendi i Ditës për Mbledhjet

Data e mbledhjes:

Drejtimi (anëtare e presidencës së klasës ose anëtar i presidencës së kuorumit):

Hapja

Himni (me dëshirë):

Lutja:

Përsëriteni Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone.

Këshillohuni së bashku

I/E udhëhequr nga personi që e drejton mbledhjen, klasa ose kuorumi shpenzon 5 deri në 10 minuta duke u këshilluar së bashku rreth përgjegjësive të veta në veprën e Perëndisë për shpëtimin dhe ekzaltimin. Kjo është një mundësi që presidenca e klasës ose kuorumit të ndjekë ecurinë mbi pikat e diskutuara në mbledhjet e presidencës ose mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë.

Personi që drejton, mund të përdorë edhe një ose më shumë nga këto pyetje:

Të jetuarit e ungjillit

  • Çfarë përvojash të kohëve të fundit e kanë forcuar dëshminë tonë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij?

  • Çfarë po bëjmë që të vojmë më pranë Shpëtimtarit? Si po përpiqemi të jemi më të ngjashëm me Të?

  • Si e kemi ndier udhërrëfimin e Zotit në jetën tonë?

Përkujdesja për njerëzit nevojtarë

  • Për kë kemi ndier udhërrëfim që ta ndihmojmë ose t’i shërbejmë? Çfarë detyrash kemi marrë nga peshkopata për ta ndihmuar dikë në nevojë?

  • Me çfarë sfidash po përballen anëtarët e klasës ose kuorumit tonë? Si mund ta përkrahim njëri‑tjetrin në gjërat që po kalojmë?

  • A është shpërngulur dikush në lagjen tonë të Kishës ose është bashkuar me Kishën kohët e fundit? Si mund ta ndihmojmë të ndihet i/e mirëpritur?

Ftesa ndaj të gjithë njerëzve që ta marrin ungjillin

  • Çfarë mund të bëjmë që t’i ndihmojmë të tjerët ta ndiejnë dashurinë e Perëndisë?

  • Çfarë veprimtarish po afrojnë, tek të cilat mund t’i ftojmë miqtë tanë të marrin pjesë?

  • Cilat plane të shpërndarjes së ungjillit janë diskutuar në mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë? Si mund të përfshihet klasa ose kuorumi ynë?

Bashkimi i familjeve për përjetësinë

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të lidhemi më mirë me pjesëtarë të familjes, përfshirë gjyshërit dhe kushërinjtë?

  • Çfarë po bëjmë për të gjetur emrat e paraardhësve tanë që kanë nevojë për ordinancat e tempullit? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar të tjerët të gjejnë emrat e paraardhësve të tyre?

  • Si mund të marrim pjesë më shumë në punën në tempull, individualisht dhe si klasë ose kuorum?

Mësoni së bashku

Një udhëheqës/e ose një anëtar/e në moshë madhore i kuorumit ose i klasës e udhëheq udhëzimin rreth leximit të kësaj jave nga Eja, Më Ndiq. Ai ose ajo përdor idetë për studim nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën. Ideja për studim me këtë ikonë përputhet me seminarin dhe ka veçanërisht lidhje me rininë. Sidoqoftë, çdonjëra nga idetë për studim mund të përdoret. Kjo pjesë e mbledhjes zakonisht zgjat rreth 35 deri në 40 minuta.

Mbyllja

Personi që drejton mbledhjen:

  • Jep dëshmi për parimet e dhëna mësim.

  • Diskuton se si klasa ose kuorumi do të veprojë sipas asaj që mësoi, si grup ose individualisht.

Lutja:

Shtyp në Letër