Eja, Më Ndiq
Shtojca C: Për Filloren – Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit


“Shtojca C: Për Filloren – Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025 (2025)

“Shtojca C”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2025

fëmijë duke kënduar

Shtojca C

Për Filloren – Udhëzime për Kohën e të Kënduarit dhe Programin e Fëmijëve në Mbledhjen e Sakramentit

Muzika e shenjtë është një mjet i fuqishëm për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë dhe të vërtetave themelore të ungjillit të Jezu Krishtit. Teksa fëmijët këndojnë rreth parimeve të ungjillit, Fryma e Shenjtë do të dëshmojë për vërtetësinë e tyre. Fjalët dhe muzika do të mbeten në mendjen dhe zemrën e fëmijëve gjatë gjithë jetës së tyre.

Kërkoni ndihmën e Shpirtit ndërsa përgatiteni që ta jepni mësim ungjillin nëpërmjet muzikës. Jepni dëshminë tuaj për të vërtetat për të cilat këndoni. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si muzika lidhet me atë që ata po mësojnë e përjetojnë në shtëpi dhe në orët mësimore të Fillores.

Udhëzime për Programin në Mbledhjen e Sakramentit

Me drejtimin e peshkopit, programi i fëmijëve në mbledhjen e sakramentit bëhet zakonisht në tremujorin e katërt të vitit. Ndërsa presidenca e Fillores dhe udhëheqësi/ja i/e muzikës, punojnë me këshilltarin në peshkopatë, i cili mbikëqyr Filloren, që të planifikojnë programin.

Programi duhet t’i lejojë fëmijët të paraqitin atë që fëmijët dhe familjet e tyre kanë mësuar nga Doktrina e Besëlidhje në shtëpi dhe në Fillore, përfshirë këngët e Fillores që ata kanë kënduar gjatë vitit. Teksa e planifikoni programin, mendoni për mënyrat se si ai mund ta ndihmojë bashkësinë të përqendrohet te Shpëtimtari dhe mësimet e Tij.

Njësitë me numër të vogël fëmijësh mund të shqyrtojnë mënyrat se si pjesëtarë të familjes mund të marrin pjesë me fëmijët e tyre. Një anëtar i peshkopatës mund ta përfundojë mbledhjen me disa komente të shkurtra.

Ndërsa përgatitni programin, kujtoni udhëzimet e mëposhtme:

  • Provat nuk duhet të marrin kohë të panevojshme nga orët mësimore të Fillores apo nga familja.

  • Ilustrimet pamore, veshjet teatrale dhe paraqitjet mediatike nuk janë të përshtatshme për mbledhjen e sakramentit.

Shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 12.2.1.2, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

fëmijë duke kënduar

Udhëzime për Kohën e të Kënduarit

5 minuta (presidenca e Fillores): Lutja e hapjes, një shkrim i shenjtë ose nen i besimit dhe një bisedë

20 minuta (udhëheqësi/ja i/e muzikës): Koha e të kënduarit

Presidenca e Fillores dhe udhëheqësi/ja i/e muzikës përzgjedhin këngë për çdo muaj, për t’i përforcuar parimet që fëmijët po i mësojnë në orët e tyre mësimore dhe në shtëpi. Në këtë udhëzues përfshihet një listë këngësh që i përforcojnë këto parime.

Teksa u mësoni këngë fëmijëve, ftojini të tregojnë atë që kanë mësuar tashmë për historitë dhe parimet doktrinore që na i mësojnë këngët. Ftojini fëmijët të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth të vërtetave që gjenden në to.

Libri i Këngëve të Fëmijëve është burimi bazë për muzikën në Fillore. Himnet nga libri i himneve dhe këngët nga revista Miku janë gjithashtu të përshtatshme. Përdorimi i ndonjë muzike tjetër në Fillore duhet të miratohet nga peshkopata (shihni te Manuali i Përgjithshëm, 12.3.4).

Muzika për Kohën e të Kënduarit

Janar

Shkurt

Mars

  • Un’ Jam si një Yll”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 84

  • Kur Un’ t’Pagëzohem”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Shtator

  • Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99

  • Jezusi Ësht’ Miku Yn’”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 37

Tetor

Nëntor

Dhjetor

Përdorimi i Muzikës për të Dhënë Mësim Doktrinën

Koha e të kënduarit ka për qëllim t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë të vërtetat e ungjillit. Idetë vijuese mund t’ju frymëzojnë teksa planifikoni mënyra për t’i dhënë mësim parimet e ungjillit që gjenden te himnet dhe këngët e Fillores.

Lexojini shkrimet e shenjta përkatëse. Për shumë nga këngët te Libri i Këngëve të Fëmijëve dhe te libri i himneve, renditen referenca të shkrimeve të shenjta që lidhen me to. Ndihmojini fëmijët t’i lexojnë disa nga këto fragmente dhe flitni për mënyrën se si shkrimet e shenjta lidhen me këngën. Ju gjithashtu mund t’i renditni disa referenca nga shkrimet e shenjta në tabelë dhe t’i ftoni fëmijët të bëjnë lidhjen e secilës referencë me një këngë ose një strofë nga një këngë.

Plotësojeni hapësirën bosh. Shkruani një strofë të këngës në tabelë me disa fjalë kyç që mungojnë. Më pas kërkojuni fëmijëve ta këndojnë këngën, duke ua vënë veshin fjalëve që i plotësojnë hapësirat boshe. Ndërkohë që e plotësojnë çdo hapësirë boshe, diskutoni se cilat parime të ungjillit i mësojnë nga fjalët që mungojnë.

fëmijë duke kënduar

Dëshmoni. Jepuni fëmijëve një dëshmi të shkurtër për të vërtetat e ungjillit që gjenden te kënga e Fillores. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se të kënduarit është një mënyrë se si ata mund të japin dëshmi dhe ta ndiejnë Shpirtin.

Qëndroni si dëshmitar/e. Ftojini fëmijët të ngrihen në këmbë me radhë dhe të thonë atë që mësojnë nga kënga që po këndojnë, ose se si ndihen rreth të vërtetave që u dhanë mësim në këngë. Pyetini se si ndihen ndërkohë që e këndojnë këngën, dhe ndihmojini të përcaktojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë.

Përdorni figura. Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë të gjeni ose krijoni figura që përputhen me fjalë ose fraza të rëndësishme në këngë. Ftojini të tregojnë se si lidhen figurat me këngën dhe atë që na mëson kënga. Për shembull, nëse po u mësoni këngën “Kur Ai të Vij’ Përs’ri” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 46–47), ju mund të vini figura nëpër dhomë që përshkruajnë fjalë të rëndësishme nga kënga (të tilla si engjëjt, borë dhe yll). Kërkojuni fëmijëve t’i mbledhin figurat dhe t’i mbajnë lart në rendin e duhur teksa e këndoni këngën së bashku.

Jepni mësim me sende. Ju mund të përdorni një send për të nisur një diskutim rreth një kënge. Për shembull, kur të këndoni këngën “‘Jep’, Tha o Rrëkeza” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 116), mund t’u tregoni fëmijëve një figurë të gjërave si një rrëke, bar, shi dhe lule. Kjo mund të çojë në një diskutim rreth mënyrës se si edhe veprat e vogla të shërbimit mund t’i bekojnë të tjerët në mënyra të rëndësishme.

Ftojini të tregojnë përvoja vetjake. Ndihmojini fëmijët t’i lidhin parimet e dhëna mësim në këngë me përvoja të cilat i kanë pasur dhe që lidhen me këto parime. Për shembull, përpara se të këndoni “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99), ju mund t’u kërkoni fëmijëve të ngrenë dorën nëse kanë parë një tempull. Ftojini ata të mendojnë teksa këndojnë për mënyrën se si ndihen kur shohin një tempull.

Bëni pyetje. Ka shumë pyetje që mund të bëni ndërkohë që i këndoni këngët. Për shembull, ju mund t’i pyetni fëmijët se çfarë mësojnë nga secila strofë në këngë. Gjithashtu mund t’u kërkoni atyre të mendojnë pyetje të cilave u jep përgjigje kënga. Kjo mund të çojë drejt një diskutimi për të vërtetat e dhëna mësim në këngë.

Përdorni veprime të thjeshta me duar. Ftojini fëmijët të mendojnë për veprime të thjeshta me duar që t’i ndihmojnë të mbajnë mend fjalët dhe mesazhet e një kënge. Për shembull, kur të këndoni këngën “Kërko, Përsiat dhe Lutu” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 66), mund t’i ftoni fëmijët të tregojnë me gisht sytë e tyre ndërsa këndojnë rreth kërkimit të shkrimeve të shenjta, të tregojnë me gisht kokën e tyre ndërsa këndojnë rreth përsiatjes dhe të kryqëzojnë krahët ndërsa këndojnë rreth lutjes.