“20–26 Prill. Mosia 4–6: ‘Një Ndryshim të Madh’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)
“20–26 Prill. Mosia 4–6”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020
20–26 Prill
Mosia 4–6
“Një Ndryshim të Madh”
Cilat nga mësimet e mbretit Beniamin te Mosia 4–6 do t’i ndihmojnë më mirë fëmijët të cilëve u jepni mësim që të fillojnë të provojnë “një ndryshim të madh” (Mosia 5:2) në zemrën e tyre? Shënojini mbresat tuaja ndërsa kërkoni plot lutje për udhërrëfim.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Shkruajeni në një shirit letre emrin e secilit fëmijë në klasën tuaj dhe vendosini shiritat në një enë. Ndërsa e nxirrni secilin emër nga ena, ftojeni atë fëmijë të tregojë diçka që i kujtohet nga mësimi i javës së kaluar ose diçka që e kanë mësuar nga Mosia 4–6 këtë javë në shtëpi.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Pendimi sjell gëzim.
Ndihmojini fëmijët të mësojnë për dhuratën e mrekullueshme të pendimit që është në dispozicion për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit.
Veprimtari të Mundshme
-
Përdoreni Mosian 4:1–3 dhe 10 për t’u mësuar fëmijëve se çfarë do të thotë të pendohesh. Për shembull, ndihmojini të zbulojnë që populli i mbretit Beniamin ndjeu keqardhje për mëkatet e veta dhe ata kërkuan falje (vargjet 1–2), dhe mbreti Beniamin u tha që t’i braktisnin (ose të mos i bënin më) mëkatet e tyre (vargu 10). Lexojuni atyre vargun 3 dhe pyetini se çfarë ndien njerëzit kur u penduan.
-
Pyetini fëmijët se si ndihemi kur na bëhen rrobat pis. Si ndihemi kur bëhemi sërish të pastër? Shpjegoni se ashtu sikurse lajmë rrobat e papastra, ne mund të pendohemi kur bëjmë një gabim. Paraqitni një figurë të Jezu Krishtit dhe dëshmoni se Ai ka fuqinë për t’i hequr mëkatet tona dhe për të na bërë përsëri të pastër nëse pendohemi. Këndojeni së bashku vargun e dytë të këngës “Help Me, Dear Father [Ndihmom’, At’ i Dashur]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 52). Pyetini fëmijët se çfarë na mëson kënga rreth pendimit.
Unë duhet t’i trajtoj të tjerët me dashuri e mirësi.
Si mund ta përdorni Mosian 4:13–26 për t’u mësuar fëmijëve që “t[a] duan njëri-tjetrin dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit”? (Vargu 15.)
Veprimtari të Mundshme
-
Vizatoni në tabelë një zemër të vogël. Ftojini fëmijët të tregojnë mënyrat se si ata mund të jenë të mirë me të tjerët. Sa herë që tregojnë një gjë, fshijeni zemrën dhe vizatoni një zemër më të madhe. Dëshmoni që dashuria jonë për të tjerët rritet kur ne jemi të mirë me ta. Jepuni fëmijëve letra në formë zemre dhe ftojini të vizatojnë brenda zemrës mënyrat se si mund të tregojnë dashuri dhe të jenë të mirë.
-
Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjeste që t’i bëjnë ndërsa këndojnë një këngë rreth pasjes së dashurisë për të tjerët, të tillë si “Jesus Said Love Everyone [Jezus’ Tha t’i Doni t’Gjith’]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 39) ose “Doni Njëri-Tjetrin” (Himne, nr. 203).
Kur bëj besëlidhje me Perëndinë, unë marr mbi vete emrin e Krishtit.
Përsiatni për mënyrën se si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të përgatiten për të bërë besëlidhjet e pagëzimit me Perëndinë dhe të “quhen fëmijët e Krishtit” (Mosia 5:7).
Veprimtari të Mundshme
-
Ndihmojini fëmijët të krijojnë etiketa me emrin “Jezu Krishti” dhe t’i vënë në bluzat e tyre mbi zemrën e tyre (shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Shpjegoni që mbreti Beniamin e mësoi popullin e tij që kur bëjmë besëlidhje me Perëndinë apo i bëjmë premtime Atij, është njësoj sikur ta kemi emrin e Krishtit “gjithmonë të shkruar në zemrat t[ona]” (Mosia 5:12). Çfarë premtojmë të bëjmë kur pagëzohemi dhe marrim sakramentin? (Shih Mosia 5:8; DeB 20:37, 77, 79.)
-
Pyetini fëmijët se çfarë do të bënin për t’u miqësuar me dikë (për shembull, të flasin me ta, të bëjnë gjëra bashkë me ta dhe kalojnë kohë me ta). Lexojuni fëmijëve Mosian 5:13. Çfarë mund të bëjmë ne që të arrijmë ta njohim më mirë Jezu Krishtin, që Ai të mos jetë “i huaj” për ne?
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Unë mund të pendohem.
Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se çfarë do të thotë të pendohesh? Cilat vargje te Mosia 4:1–11 mendoni se do t’i ndihmojnë ata?
Veprimtari të Mundshme
-
Shkruajeni fjalën falje në tabelë. Lexojeni së bashku Mosian 4:1–3 dhe u thoni fëmijëve të kërkojnë te vargu 3 fjalë të cilat përshkruajnë bekimet që vijnë kur pendohemi dhe e marrim faljen.
-
Kërkojuni fëmijëve të përmendin gjëra që duhet të bëjmë me qëllim që të pendohemi në mënyrë të plotë e të sinqertë. Ndihmojini që t’i gjejnë disa prej këtyre gjërave te Mosia 4:10, dhe të diskutojnë për kuptimin e fjalëve dhe frazave që gjenden në atë varg. Tregoni një histori që e ilustron pendimin, ndoshta nga jeta juaj vetjake ose nga një revistë e Kishës e kohëve të fundit.
-
Ndihmojini fëmijët të gjejnë te Mosia 4:6, 9, dhe 11 fjalë që e përshkruajnë Atin Qiellor. Përse kur kemi nevojë të pendohemi është e rëndësishme që ta kuptojmë se si është Ati Qiellor? Jepni dëshminë tuaj për mënyrën se si e keni ndier dashurinë e Perëndisë kur jeni penduar.
Ungjilli më frymëzon të sillem me dashuri e mirësi me të tjerët.
Mbreti Beniamin dha mësim se kur vijmë te Krishti dhe marrim një heqje të mëkateve tona, ne “mbushe[mi] me dashurinë e Perëndisë” (Mosia 4:12), që na bën të jemi të dashur e të mirë me të tjerët.
Veprimtari të Mundshme
-
Ndihmojini fëmijët ta shqyrtojnë Mosian 4:13–16, 26 dhe të përcaktojnë fraza që përshkruajnë mënyrën se si mund t’u shërbejmë të tjerëve. Ftojini ata që t’i aktrojnë këto gjëra ose të bëjnë vizatime të tyre, dhe lërini fëmijët e tjerë ta zbulojnë frazën. Si mund të shfaqim dashuri dhe mirësi në shtëpi, shkollë ose kishë?
-
Ftojini fëmijët të tregojnë një përvojë në të cilën ata i shfaqën dashuri apo i shërbyen dikujt, dhe mënyrën se si ajo përvojë i bëri të ndihen. Cilat janë disa arsye përse njerëzit mund të mos duan t’u shërbejnë të tjerëve? Pyetini fëmijët se çfarë do t’i thoshin një personi për ta bindur atë që t’i ndihmonte njerëzit në nevojë. Ata mund të gjejnë ide te Mosia 4:16–26.
Kur pagëzohem dhe marr sakramentin, unë marr mbi vete emrin e Krishtit.
Shumë prej fëmijëve të cilëve u jepni mësim, me gjasë janë pagëzuar dhe po i përtërijnë besëlidhjet e tyre nëpërmjet sakramentit. Kujtojuni atyre se një pjesë e rëndësishme e besëlidhjes së tyre të pagëzimit është të marrin mbi vete emrin e Jezu Krishtit.
Veprimtari të Mundshme
-
Vizatoni një rreth në tabelë dhe vendosni një figurë të Jezu Krishtit në qendër të rrethit. Ftojini fëmijët të bëjnë vizatime të vetes ndërsa ju e lexoni Mosian 5:8 së bashku. Çfarë thotë ky varg që duhet ta marrim mbi vete? Në çfarë kemi “hyrë” ne? Ftojini fëmijët ta shkruajnë emrin e Krishtit në vizatimin që i kanë bërë vetes së tyre, dhe t’i vendosin vizatimet në rreth bashkë me Shpëtimtarin. Çfarë besëlidhjesh bëjmë kur pagëzohemi dhe marrim sakramentin? (Shih Mosia 18:8–9; DeB 20:77, 79.)
-
Bisedoni me fëmijët rreth arsyes se përse njerëzit u vënë emrin e vet gjërave, të tilla si detyrave të shkollës, bluzave sportive e kështu me radhë (shih Mosia 5:14–15). Si e tregojmë ne që e kemi emrin e Krishtit “gjithmonë të shkruar në zemrat t[ona]”? (Mosia 5:12.)
-
Ftojeni një të ri ose të re nga lagjja të vijë në klasën tuaj dhe të shpjegojë besëlidhjet që përtërijmë me anë të marrjes së sakramentit. Lexojini me fëmijët lutjet e sakramentit te Doktrina e Besëlidhje 20:77 dhe 79, duke i ftuar që të kërkojnë fraza të cilat përshkruajnë atë çfarë ne besëlidhim të bëjmë dhe atë çfarë na premton Perëndia në këmbim.
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët të vizatojnë diçka që e mësuan sot dhe ta përdorin vizatimin e tyre për t’u dhënë mësim familjeve të tyre.