Eja, Më Ndiq
13–19 Prill. Mosia 1–3: “Të Mbushur me Dashuri ndaj Perëndisë dhe ndaj Gjithë Njerëzve”


“13–19 Prill. Mosia 1–3: ‘Të Mbushur me Dashuri ndaj Perëndisë dhe ndaj Gjithë Njerëzve’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“13–19 Prill. Mosia 1–3”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
Mbreti Beniamin duke i dhënë mësim popullit të tij

Minerva K. Teichert (1888–1976), Fjala e Lamtumirës e Mbretit Beniamin, 1935, vaj në dru të presuar, 91 x 122 cm. Muzeu i Artit i Universitetit “Brigam Jang”

13–19 Prill

Mosia 1–3

“Të Mbushur me Dashuri ndaj Perëndisë dhe ndaj Gjithë Njerëzve”

Teksa lexoni kapitujt 1–3 te Mosia, lutuni që të dini se si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që t’i kuptojnë të vërtetat e rëndësishme që dha mësim mbreti Beniamin. Shënojini idetë që ju vijnë nga Fryma e Shenjtë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Paraqitni figurën e mbretit Beniamin duke dhënë mësim, që gjendet te përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Kërkojuni fëmijëve të thonë atë që dinë rreth kësaj figure.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mosia 2–3

Kur u shërbej të tjerëve, unë po i shërbej edhe Perëndisë.

Çfarë do të bëni që t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se shërbimi ndaj të tjerëve është gjithashtu një mënyrë për t’i shërbyer Perëndisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Lërini fëmijët që me radhë të vënë një kurorë mbretërore (faqja e veprimtarisë së kësaj jave ka një shembull) dhe të qëndrojnë në një karrige ose fron për t’u hequr sikur janë mbreti Beniamin. Ata mund ta bëjnë këtë ndërsa ju thoni disa nga gjërat që mbreti Beniamin i mësoi popullit të tij, që gjenden te Mosia 2–3. Shih edhe “Kapitulli[n] 12: Mbreti Beniamin” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 32–35).

  • Ftojini fëmijët ta përsëritin fjalinë vijuese duke i thënë fjalët ca e nga ca ndërsa duartrokasin me ju për çdo rrokje që thonë: “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17). Përsëriteni këtë derisa fëmijët t’i kenë mësuar disa prej fjalëve ose të gjitha fjalët. Dëshmoni se kur i ndihmojmë të tjerët, ne po ndihmojmë gjithashtu Atin Qiellor e Jezusin, dhe po i bëjmë të lumtur Ata. Kërkojuni fëmijëve të thonë mënyra se si mund t’i ndihmojnë të tjerët.

  • Ndihmojini fëmijët të nxjerrin gjurmën e dorës së tyre në një fletë letre dhe të vizatojnë diçka që mund të bëjnë për t’i shërbyer familjes së tyre. Këndoni së bashku një këngë rreth shërbimit, të tillë si “When We’re Helping [Kur Ndihmojm’]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], nr. 108).

Pamja
fëmijë duke palosur një rrobë

Mbreti Beniamin dha mësim se ne mund t’i shërbejmë Perëndisë duke u shërbyer të tjerëve.

Mosia 2:19–25

Të gjitha bekimet e mia vijnë nga Ati Qiellor.

Kur fëmijët e pranojnë Perëndinë si burimin e të gjitha bekimeve të tyre, ata do të jenë të përulur e mirënjohës.

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegoni se mbreti Beniamin dha mësim që të gjitha bekimet tona vijnë nga Ati Qiellor. Ftojini fëmijët që ndërsa ju lexoni te Mosia 2:21, të mbajnë vesh për një bekim që na e ka dhënë Ati Qiellor. Çfarë bekimesh të tjera na ka dhënë Ati Qiellor? Si mund ta tregojmë që jemi mirënjohës për këto gjëra? (Shih Mosia 2:22.)

  • Bëni një lojë në të cilën fëmijët kalojnë te njëri‑tjetri një objekt ndërsa këndojnë një këngë për mirënjohjen ose e dëgjojnë një këngë të tillë (shih “Gratitude [Mirënjohja]” tek topics index [treguesi tematik] i Children’s Songbook [Librit të Këngëve të Fëmijëve]). Herë pas here, ndaloni së kënduari ose ndalojeni muzikën dhe ftojeni personin që po e mban objektin, të thotë një bekim për të cilin ai ose ajo është mirënjohës/e.

Mosia 3:1–20

Unë besoj te Jezu Krishti.

Një engjëll i tregoi mbretit Beniamin të vërteta të rëndësishme për jetën dhe shërbesën e Jezu Krishtit. Kërkoni te këto vargje të vërteta rreth Jezusit që mendoni se janë të rëndësishme për fëmijët që t’i mësojnë.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figura të disa prej ngjarjeve të përmendura te Mosia 3:5–10 (shih, për shembull, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 30, 41, 42, 5759). Pyetini fëmijët se çfarë po ndodh te figurat dhe ndihmojini sipas nevojës. Lexoni me ngadalë nga Mosia 3:5–10 dhe ftojini fëmijët të ngrenë duart e tyre kur ju lexoni rreth diçkaje që gjendet në një prej figurave. Ftojini fëmijët të thonë gjëra të tjera që ata e dinë se Jezusi i bëri kur Ai ishte në tokë.

  • Vizatoni një diell në krye të tabelës për të simbolizuar qiellin. Vizatoni disa shtigje që çojnë në vende të ndryshme nëpër tabelë, por vetëm një shteg që të çon në qiell. Kërkojuni fëmijëve ta gjejnë atë shteg dhe të vendosin një figurë të Jezusit në të. Lexoni te Mosia 3:17 dhe dëshmoni se ndjekja e Jezu Krishtit është e vetmja mënyrë për t’u kthyer tek Ati Qiellor.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mosia 2:11–18

Kur u shërbej të tjerëve, unë po i shërbej edhe Perëndisë.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të mësojnë nga shembulli i shërbimit të mbretit Beniamin?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqituni fëmijëve një figurë të mbretit Beniamin duke i dhënë mësim popullit të tij (shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet ose Librin e Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 74). Ndihmojini fëmijët të kërkojnë te Mosia 2:11–18 për të gjetur se çfarë bëri mbreti Beniamin për të shërbyer. Përse i shërbeu ai popullit të vet? Përse duhet t’i shërbejmë njëri‑tjetrit?

  • Shkruani në tabelë fraza nga Mosia 2:16–17 ku disa fjalë mungojnë. Ftojini fëmijët t’i kërkojnë te shkrimet e shenjta fjalët që mungojnë. Kërkojuni të shpjegojnë se çfarë kuptimi kanë këto vargje për ta. Ftojini të tregojnë përvoja kur të tjerët u kanë shërbyer atyre vetë ose kur ata u kanë shërbyer të tjerëve. Si i bënë të ndihen këto përvoja?

  • Jepuni fëmijëve shirita letre që të shkruajnë [disa] mënyra se si mund t’u shërbejnë pjesëtarëve të familjes së tyre dhe jepini secilit fëmijë një çantë për t’i futur letrat. Nxitini fëmijët që çdo ditë të nxjerrin një shirit letre nga çanta dhe ta bëjnë atë vepër shërbimi për dikë.

Mosia 2:15–25

Unë nuk duhet të lavdërohem për shërbimin dhe veprat e mia të mira.

Mendoni se si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë se shërbimi ynë duhet të jetë i frymëzuar nga dashuria jonë për të tjerët dhe për Perëndinë.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë se si do ta përkufizonin fjalën lavdërohem, ose ndihmojini ta gjejnë përkufizimin në një fjalor. Ndihmojini t’i shqyrtojnë vargjet te Mosia 2:15–24, duke kërkuar arsyet përse mbreti Beniamin nuk u lavdërua për shërbimin e tij ndaj të tjerëve. Përse duhet t’u shërbejmë të tjerëve? Pasi fëmijët t’i japin idetë e tyre, ndihmojini ta kuptojnë që ne duhet të përpiqemi t’u shërbejmë të tjerëve ngaqë i duam ata dhe Perëndinë, jo që të dukemi mirë në sy të tjerëve.

  • Kërkojuni fëmijëve të tregojnë situata në të cilat një person mund të lavdërohet ose mburret për diçka. Përse është e gabuar të lavdërohesh në ato situata? Ftojini ata që ta përdorin këshillën nga fjalimi i mbretit Beniamin te Mosia 2:15–24 për t’i ndihmuar në përgjigjet e tyre.

Mosia 3:19

Jezu Krishti më pastron nga mëkati dhe më ndihmon të bëhem shenjtor.

Me qëllim që të bëhemi si Aty ynë Qiellor, ne kemi nevojë për më shumë sesa pastrim nga mëkatet tona – zemra jonë duhet të ndryshojë. Ashtu si dha mësim mbreti Beniamin, ne kemi nevojë t’i mposhtim dëshirat tona mëkatare dhe të bëhemi shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit.

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni dy njerëz në tabelë – njërin për të ilustruar “njeriun e natyrshëm” dhe tjetrin për të ilustruar një “shenjtor”. (Mund t’ju duhet t’i përkufizoni këto fjalë.) Lexoni së bashku te Mosia 3:19 dhe ftojini fëmijët të gjejnë ndryshimet që njeriu i natyrshëm ka nevojë të bëjë me qëllim që të bëhet shenjtor. Për cilat fjalë dhe fraza të tjera fëmijët mund të kenë nevojë për ndihmë që t’i kuptojnë?

  • A i kanë ndihmuar ndonjëherë fëmijët të cilëve u jepni mësim, prindërit e tyre që të përgatitin një ushqim duke përdorur një recetë gatimi? Nëse po, ju mund t’i ftoni ta përdorin referencën te Mosia 3:19 që të krijojnë një “recetë” për mënyrën se si mund të bëhemi si Jezu Krishti. Përse është Shlyerja e Jezu Krishtit “përbërësi” më i rëndësishëm?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët ta përdorin faqen e veprimtarisë së kësaj jave për t’i treguar familjes ose miqve të tyre se si do ta ndjekin shembullin e mbretit Beniamin dhe do t’u shërbejnë të tjerëve.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët përfitojnë nga përsëritja. Mos kini frikë t’i përsëritni veprimtaritë disa herë, veçanërisht me fëmijët më të vegjël. Përsëritja do t’i ndihmojë fëmijët ta mbajnë mend atë që po mësojnë.

Shtyp në Letër