“12–18 Tetor. 3 Nefi 20–26: ‘Ju Jeni Fëmijët e Besëlidhjes’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)
“12–18 Tetor. 3 Nefi 20–26”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020
12–18 Tetor
3 Nefi 20–26
“Ju Jeni Fëmijët e Besëlidhjes”
Ndërsa i lexoni kapitujt tek 3 Nefi 20–26, “kërko[ji]ni këto gjëra me zell” (3 Nefi 23:1) për të gjetur të vërteta që ju ndiheni i frymëzuar t’ua tregoni fëmijëve në klasën tuaj.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Kaloni përqark klasës një figurë të Shpëtimtarit. Kur secili fëmijë ta mbajë figurën, ftojeni atë të tregojë diçka që dha mësim Jezusi ose që bëri Ai kur i vizitoi njerëzit në Librin e Mormonit. Ata mund të tregojnë diçka që mësuan në shtëpi ose në Fillore.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Unë mund të lutem në zemrën time.
Nëse klasa juaj mësoi rreth lutjes javën e fundit, ju mundet që duke u mbështetur tek ai mësim, t’ia nisni me një nga këto veprimtari.
Veprimtari të Mundshme
-
Kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë atë që bëjnë kur luten. Çfarë bëjnë me krahët e tyre? Kokën e tyre? Sytë e tyre? Shpjegoni se ndonjëherë ne duam t’i flasim Atit Qiellor, por ne nuk mund të gjunjëzohemi ose t’i mbyllim sytë. Çfarë mund të bëjmë ne? Lexojuni fëmijëve nga 3 Nefi 20:1: “[Jezusi] i urdhëroi ata që të mos pushonin së luturi në zemrat e tyre”. Tregojuni fëmijëve për mënyrën se si luteni në zemrën tuaj.
-
Vizatoni në tabelë një gojë dhe një zemër. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë me gisht nga goja dhe t’ju dëftojnë disa gjëra që thonë kur luten. Pastaj kërkojuni që të tregojnë me gisht nga zemra dhe shpjegoni se ne mund të themi po të njëjtat gjëra në zemrën tonë. Dëshmoni se Ati Qiellor i njeh ndjenjat dhe mendimet tona.
Pagimi i së dhjetës sjell bekime.
Fëmijët që nuk janë pagëzuar, nuk pritet që ta paguajnë të dhjetën. Sidoqoftë, nuk është tepër herët që t’u mësoni atyre parimet dhe bekimet që lidhen me këtë ligj.
Veprimtari të Mundshme
-
Nëse klasa juaj ka dritare, ftojini fëmijët që ta shohin atë. Çfarë mund të hyjë në dhomë kur dritarja është hapur? Lexoni tek 3 Nefi 24:10 dhe shpjegoni se kur e paguajmë të dhjetën, “dritaret e qiellit” hapen dhe bekime mund të vijnë në jetën tonë.
-
Tregojuni fëmijëve 10 monedha (ose sende të tjera të vogla). Ftojini ata që t’i numërojnë monedhat me ju. Dëshmoni se çdo gjë që kemi, është një bekim nga Ati Qiellor. Veçojeni një monedhë dhe shpjegoni se kur e paguajmë të dhjetën, ne i kthejmë Atit Qiellor një të dhjetën e asaj që fitojmë. Paraqitni figura që përfaqësojnë mënyrën se si e dhjeta përdoret për ta bekuar Kishën e Zotit (të tilla si ndërtimi i tempujve, përhapja e ungjillit e kështu me radhë; shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 109–110, 118–119).
-
Këndoni së bashku një këngë për të dhjetën, të tillë si “Të Dhjetën Zotit Do T’i Jap” (Liahona, tetor 2006, f. T13). Vini në dukje fraza që na mësojnë rreth arsyes përse ne e paguajmë të dhjetën.
Ati Qiellor do që unë të mësoj për paraardhësit e mi.
Siç profetizohet në këto vargje, Elija i ka rivendosur çelësat vulosës që na lejojnë të jemi me familjet tona për përjetësinë.
Veprimtari të Mundshme
-
Lexoni tek 3 Nefi 25:6 dhe ftojini fëmijët ta vendosin dorën mbi zemër sa herë që e dëgjojnë fjalën “zem[ër]”. Shpjegoni se Ati Qiellor do që “bijtë” – të gjithë ne – të mësojmë dhe të ndiejmë dashuri për “etërit” – prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.
-
Ftojeni prindin e njërit prej fëmijëve të flasë për paraardhësit e vet. Ose tregojuni fëmijëve një histori rreth njërit prej paraardhësve tuaj; paraqitni fotografi nëse është e mundur. Dëshmoni se Ati Qiellor do që ne të jemi me familjet tona përgjithmonë dhe kjo është arsyeja përse Ai na dha tempuj. Këndoni së bashku “Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’”, (Himne, f. 195).
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Unë mund t’i kërkoj shkrimet e shenjta me zell.
Shpëtimtari i tha turmës që t’i kërkonte shkrimet e shenjta dhe Ai donte të sigurohej që ata i kishin mbajtur shënim fjalët e profetëve (shih 3 Nefi 23:1, 5–13; 26:2).
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të lexojnë tek 3 Nefi 23:1, 5 dhe shikoni për një fjalë që përsëritet tri herë. Çfarë do të thotë të kërkosh fjalët e profetëve? Si është kërkimi i ndryshëm nga thjesht leximi? Tregojuni fëmijëve se si i kërkoni ju shkrimet e shenjta dhe çfarë gjeni atje.
-
Jepini secilit fëmijë një kartë të vogël ose copë letre dhe ftojini që të shkruajnë referencën e një shkrimi të shenjtë të parapëlqyer. (Jepuni sugjerime nëse është e nevojshme.) Lërini që me radhë ta fshehin kartën e tyre në dhomë ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve i mbyllin sytë. Vërini fëmijët ta kërkojnë shkrimin e shenjtë dhe kur ta gjejnë, ta lexojnë së bashku. Çfarë gjejmë te ky shkrim i shenjtë që është i rëndësishëm për ne?
Pagimi i së dhjetës hap pragjet e qiellit.
Kur u mësoni fëmijëve për të dhjetën, ju i përgatitni që të marrin “një bekim, që nuk do të ketë mjaft vend për ta mbajtur” (3 Nefi 24:10).
Veprimtari të Mundshme
-
Shkruani në tabelë Nëse e paguaj të dhjetën, Zoti do të . Ftojini fëmijët të lexojnë nga 3 Nefi 24:8–12 dhe ndihmojini që të gjejnë fraza për ta plotësuar këtë fjali. Tregoni një përvojë në të cilën u bekuat për shkak se e paguat të dhjetën.
-
Shkruani disa shuma parash në tabelë dhe ndihmojini fëmijët të llogaritin se sa të dhjetë (10 përqind) duhet të japim për secilën shumë. Tregojuni se si ta plotësojnë një mandatdhurimi të së dhjetës.
-
Ndihmojini fëmijët të renditin në tabelë disa nga mënyrat se si përdoret e dhjeta për ta bekuar Kishën e Zotit (për të ndërtuar tempuj, për ta përhapur ungjillin, për të botuar shkrimet e shenjta e kështu me radhë). Kërkojuni fëmijëve të bëjnë vizatime (ose gjeni figura në revistat e Kishës) të mënyrave se si e bekon e dhjeta Kishën.
Ati Qiellor do që unë të mësoj për paraardhësit e mi.
Merreni parasysh se si do t’i frymëzoni fëmijët që t’i kërkojnë paraardhësit e tyre në mënyrë që kur të jenë në moshën e duhur për të shkuar në tempull, ata të mund të kryejnë ordinanca në emër të atyre paraardhësve.
Veprimtari të Mundshme
-
U thoni fëmijëve se 3 Nefi 25:5–6 përmban një profeci për një ngjarje që do të ndodhte në ditët e mëvonshme. Ftojini që t’i lexojnë këto vargje për të zbuluar se cila ishte ajo. Dëshmoni se kjo profeci është përmbushur dhe ftojini fëmijët të lexojnë rreth saj te Doktrina e Besëlidhje 110:13–16 (shih edhe Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 95). Shpjegoni se kur mësojmë për paraardhësit tanë dhe e bëjmë punën në tempull për ta, zemrat tona kthehen tek etërit tanë.
-
Tregojuni fëmijëve rreth njërit prej paraardhësve tuaj i cili vdiq pa pasur mundësinë për t’u pagëzuar. Paraqitni një fotografi nëse është e mundur. Jepni dëshminë tuaj se Ati Qiellor e do këtë person, kështu që Ai përgatiti një mënyrë për të që ai ose ajo ta marrë pagëzimin nëpërmjet punës që bëhet në tempuj. Kërkojuni fëmijëve të gjejnë një frazë tek 3 Nefi 25:6 që mund të përshkruajë mënyrën se si ndiheni për paraardhësin tuaj.
-
Ndihmojini fëmijët të plotësojnë një pemë të familjes me emrat e prindërve dhe të gjyshërve të tyre. Nxitini t’u kërkojnë prindërve të tyre që t’i ndihmojnë për të shtuar më shumë emra.
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët që t’u kërkojnë prindërve dhe gjyshërve të tyre që t’u tregojnë histori rreth paraardhësve të tyre.