Eja, Më Ndiq
19–25 Tetor. 3 Nefi 27 – 4 Nefi: “Nuk Mund të Kishte një Popull më të Lumtur”


“19–25 Tetor. 3 Nefi 27 – 4 Nefi: ‘Nuk Mund të Kishte një Popull më të Lumtur’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“19–25 Tetor. 3 Nefi 27 – 4 Nefi”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Jezusi duke u lutur me nefitët

Lutja e Krishtit, nga Derek Hegsted

19–25 Tetor

3 Nefi 274 Nefi

“Nuk Mund të Kishte një Popull më të Lumtur”

Teksa i lexoni kapitujt nga 3 Nefi 27 deri te 4 Nefi, merrni parasysh përvoja, mendime, shkrime të shenjta dhe histori që do t’i ndihmonin fëmijët t’i kuptojnë konceptet në këta kapituj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ndihmojini fëmijët të kujtojnë atë që kanë mësuar gjatë disa javëve të kaluara rreth asaj që i mësoi Jezusi popullit në tokën Begati. Shpjegoni se Libri i Mormonit na tregon se si u bekua populli kur ata iu bindën asaj që u mësoi Jezusi.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

3 Nefi 27:1–22

Unë i përkas Kishës së Jezu Krishtit.

Si mund t’i ndihmojnë fëmijët fjalët e Shpëtimtarit drejtuar dishepujve të Tij që ta kuptojnë rëndësinë e të qenit pjesë e Kishës së Jezu Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojini secilit fëmijë të thotë emrin e vet. Përse janë të rëndësishëm emrat tanë? U thoni se dishepujt e Jezusit donin të dinin se si ta quanin Kishën e Krishtit. Lexojuni përgjigjen e Shpëtimtarit tek 3 Nefi 27:7. Si tha Jezusi, emrin e kujt duhet të kishte Kisha e Tij?

  • Bëni për secilin fëmijë një distinktiv që thotë “Unë i përkas Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”, të cilin ta mbajë në shtëpi. Lërini fëmijët t’i ngjyrosin distinktivët e tyre. Këndoni si klasë “The Church of Jesus Christ” [“Kisha e Jezu Krishtit”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 48). U thoni arsyen se përse jeni mirënjohës që i përkisni Kishës dhe pyetini fëmijët se përse janë mirënjohës për Kishën.

  • Ndihmojini fëmijët të bashkojnë figurëformuesen në faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Shpjegoni se Jezusi do që Kisha e Tij të ndërtohet mbi ungjillin e Tij dhe përdoreni faqen e veprimtarisë për t’u folur fëmijëve rreth kuptimit të saj.

4 Nefi 1:2–3, 15–17

Të jetuarit e ungjillit më sjell gëzim.

Lumturia e njerëzve të përshkruar tek 4 Nefi, mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë rreth gëzimit që vjen nga të jetuarit e ungjillit.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të flasin për atë çfarë i bën ata të lumtur. Për t’u treguar fëmijëve rreth lumturisë së njerëzve tek 4 Nefi, lexoni fraza kyç nga vargjet 2–3 dhe 15–17. Ju mund t’i referoheni gjithashtu “Kapitullit 48: Paqe në Amerikë” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 136–137). Theksoni se njerëzit ishin të lumtur ngaqë u kthyen në besim te Zoti, i jetuan urdhërimet dhe e donin njëri‑tjetrin.

  • Paraqitni figura të njerëzve të lumtur. Shpjegoni që njerëzit tek 4 Nefi patën pothuaj 200 vite lumturi ngaqë që të gjithë u përpoqën më së miri që ta jetonin ungjillin. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për disa urdhërime të cilave mund t’u binden. Për shembull, ju mund t’i lexoni ato tek 4 Nefi 1:15 për të dhënë mësim që njerëzit nuk luftuan më me njëri‑tjetrin. Ftojini fëmijët që duke aktruar të tregojnë bindjen ndaj urdhërimeve për të cilat menduan. Këndoni së bashku një këngë rreth gëzimit që vjen nga të jetuarit e ungjillit, të tillë si “When We’re Helping” [“Kur Ndihmojm’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 108).

  • Lexoni fraza nga 4 Nefi 1:24–29, 34–35 dhe 43, të cilat përshkruajnë atë që ndodhi kur disa prej nefitëve ndaluan së zbatuari urdhërimet. Ndërsa e bëni atë, ftojini fëmijët të bëjnë një fytyrë të pikëlluar kur dëgjojnë diçka që u duket e trishtueshme. Dëshmoni që zbatimi i urdhërimeve çon në lumturi.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

3 Nefi 27:3–8

Unë i përkas Kishës së Jezu Krishtit.

Merrni parasysh se si do t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që t’i dallojnë bekimet e mëdha që vijnë nga të qenit anëtar i Kishës së Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të lexojnë tek 3 Nefi 27:3, duke kërkuar pyetjen që i bënë Jezusit dishepujt e Tij. Pastaj ftojini që ta kërkojnë përgjigjen tek 3 Nefi 27:5–8. Sipas këtyre vargjeve, përse është i rëndësishëm emri i Kishës?

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për grupet e ndryshme të cilëve u përkasin, të tilla si një familjeje ose një klase të Fillores. Kërkojuni që t’ju tregojnë atë që u pëlqen lidhur me përkatësinë në secilin grup. Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë që ta shkruani secilën fjalë të emrit të Kishës në një pjesëz të veçantë letre. Pastaj përziejini letrat dhe ftojini fëmijët t’i renditin këto fjalë sipas rendit. Çfarë bekimesh kemi marrë ngaqë jemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

3 Nefi 27:13–22

Kisha e Jezu Krishtit është ndërtuar mbi ungjillin e Tij.

Shpëtimtari bëri një përmbledhje të ungjillit të Tij tek 3 Nefi 27. Si mund t’i ndihmojnë fjalët e Tij fëmijët që ta kuptojnë se çfarë është ungjilli?

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegojuni fëmijëve se fjala ungjill do të thotë “lajmi i mirë” (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ungjijtë”). Ndihmojini fëmijët të kërkojnë tek 3 Nefi 27:13–15 diçka që atyre u tingëllon si lajm i mirë. Përse jemi mirënjohës që e njohim ungjillin e Jezu Krishtit?

  • Shkruani në tabelë parime të ungjillit si besim, pendim, pagëzim, Fryma e Shenjtë dhe durimi deri në fund. Ftojini fëmijët të kërkojnë tek 3 Nefi 27:19–21, duke parë për këto fjalë ose fjalë të ngjashme te përshkrimi që i bën Jezusi ungjillit të Tij.

  • Kërkojuni fëmijëve të përfytyrojnë sikur kanë një shok/shoqe që i pyet se çfarë besojnë ata si anëtarë të Kishës. Ndihmojini të gjejnë të vërteta tek 3 Nefi 27:13–21, që ata të mund t’i tregojnë për të përmbledhur gjërat në të cilat besojmë.

  • Ftojini fëmijët të zgjedhin një nga të vërtetat e ungjillit që dha mësim Shpëtimtari tek 3 Nefi 27:13–21 për të cilën duan të mësojnë më shumë. Ndihmojini të përdorin poshtëshënimet ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta për të gjetur një ose dy shkrime të shenjta që lidhen me atë të vërtetë. Ftojini që t’i tregojnë njëri‑tjetrit shkrimet e tyre të shenjta dhe atë çfarë mësuan. Përse jemi mirënjohës që e njohim ungjillin e Jezu Krishtit?

4 Nefi

Të jetuarit e ungjillit më sjell gëzim.

Për shkak se u kthyen në besim te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij, njerëzit e përshkruar tek 4 Nefi qenë në gjendje të krijonin një shoqëri paqeje dhe uniteti. Çfarë mund të mësojnë fëmijët nga ata?

Veprimtari të Mundshme

  • Përgatitni shirita letre me fraza nga 4 Nefi 1:2–3, 5 dhe 15–17, të cilat përshkruajnë bekimet që morën njerëzit (të tilla si “nuk pati grindje në tokë”). Vendosini letrat në një enë dhe lëreni secilin fëmijë ta zgjedhë njërën dhe ta lexojë. Nxitini fëmijët t’i gjejnë frazat e tyre në këto vargje nga 4 Nefi. Çfarë mësojmë ne nga këto fraza? Çfarë ngjashmërish shohim mes këtyre vargjeve dhe përkufizimit të Sionit te Moisiu 7:18?

  • Për t’i ndihmuar fëmijët të ushtrohen lidhur me atë që na mësohet tek 4 Nefi 1:15–16, paraqituni atyre situata në të cilat njerëzit janë të zemëruar me njëri‑tjetrin. Ftojini që të interpretojnë me role se si mund të ishte nëse do të përpiqeshin të jetonin “[pa] grindje”. Përse është më e lehtë ta shmangim grindjen kur e kemi “dashuri[në e] Perëndisë” në zemrën tonë?

  • Lexojini me fëmijët vargjet vijuese dhe kërkojuni që të gjejnë arsye përse nefitët dhe lamanitët nuk kishin më paqe e lumturi: 4 Nefi 1:20, 24–29, 34–35 dhe 43. Si mund t’i shmangim këto rreziqe? Ndihmojini fëmijët të zbulojnë mënyra se si mund ta shmangim të bërit krenar duke shqyrtuar Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson (2014), f. 252–254.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët të vendosin për një gjë që do të bëjnë për t’i sjellë më shumë paqe e lumturi shtëpisë së tyre dhe t’ia tregojnë atë familjes së tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përkrahini prindërit e fëmijëve. “Prindërit janë mësuesit më të rëndësishëm të ungjillit për fëmijët e tyre – ata kanë si përgjegjësinë kryesore edhe fuqinë më të madhe për t’i ndikuar fëmijët e tyre (shih Ligji i Përtërirë 6:6–7). Teksa u jepni mësim fëmijëve në kishë, me lutje kërkoni mënyra për t’i mbështetur prindërit e tyre në rolin e tyre thelbësor” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25).