Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 48: Paqe në Amerikë


Kapitulli 48

Paqe në Amerikë

dishepuj duke dhënë mësim

Pasi Jezusi u kthye në qiell, dishepujt e Tij ngritën Kishën e Tij në të gjithë vendin.

njerëz duke u pagëzuar

Njerëzit që u penduan për mëkatet e tyre, u pagëzuan dhe morën Frymën e Shenjtë.

njerëz të gëzuar

Shpejt të gjithë nefitët dhe lamanitët u kthyen në besim. Ata nuk u grindën dhe çdo njeri ishte i ndershëm.

njerëz të ulur

Asnjë njeri nuk ishte i pasur ose i varfër. Njerëzit e ndanin çdo gjë dhe ata të gjithë kishin çfarë u duhej.

burrë duke marrë bekim

Dishepujt bënë shumë mrekulli në emrin e Jezu Krishtit. Ata i shëruan të sëmurët dhe i sollën të vdekurit në jetë.

njerëz duke ndërtuar

Njerëzit ndërtuan qytete të reja aty ku të tjerat ishin shkatërruar.

burra duke biseduar

Ata iu bindën urdhërimeve të Perëndisë. Ata agjëruan, u lutën dhe u mblodhën shpesh së bashku për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.

djem duke luajtur

Njerëzit ishin të lumtur.

burra duke biseduar

Aty nuk kishte vjedhës, as mashtrues, as vrasës. Njerëzit nuk u ndanë më në nefitë dhe lamanitë por ishin të gjithë një, fëmijë të Krishtit.

atë dhe bir

Zoti i bekoi njerëzit në çdo gjë që bënin.

njerëz duke punuar në arë

Ata jetuan në paqe për 200 vjet. Njerëzit u bënë shumë të pasur.