Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 4: Fletët prej Tunxhi


Kapitulli 4

Fletët prej Tunxhi

Lehi duke i folur Nefit

Lehi i tha Nefit se Zoti donte që ai dhe vëllezërit e tij të ktheheshin në Jerusalem. Ata duhej të merrnin fletët prej tunxhi nga një njeri i quajtur Laban.

fletët prej tunxhi

Fletët prej tunxhi ishin anale të rëndësishme. Ato tregonin rreth stërgjyshërve të Lehit dhe përmbanin fjalët e Perëndisë të zbuluara nëpërmjet profetëve.

Lamani dhe Lemueli

Lamani dhe Lemueli nuk donin të ktheheshin për të marrë fletët prej tunxhi. Ata thanë se do të ishte tepër e vështirë që të realizohej. Ata nuk kishin besim te Zoti.

Lehi duke i folur Nefit

Nefi donte që t’i bindej Zotit. Ai e dinte se Zoti do t’i ndihmonte atë dhe vëllezërit e tij të merrnin fletët prej tunxhi nga Labani.

Lamani, Lemueli, Sami dhe Nefi

Lamani, Lemueli, Sami dhe Nefi u kthyen sërish në Jerusalem për të marrë fletët prej tunxhi.

Lamani duke i folur Labanit

Lamani shkoi te Labani dhe i kërkoi atij fletët.

Lamani duke vrapuar

Labani u zemërua dhe nuk donte t’ia jepte Lamanit fletët prej tunxhi. Labani donte që ta vriste Lamanin, por Lamani shpëtoi.

Lamani duke u folur vëllezërve

Lamani u tregoi vëllezërve të tij se çfarë kishte ndodhur. Ai ishte i frikësuar dhe donte të hiqte dorë e të kthehej tek ati i tyre në vendin e shkretë.

Nefi duke u folur vëllezërve

Nefi u tha se ata nuk mund të ktheheshin pa marrë fletët prej tunxhi. Ai u tha vëllezërve të tij të kishin më shumë besim te Zoti dhe ata do të ishin në gjendje t’i merrnin fletët prej tunxhi.

duke grumbulluar arin

Nefi dhe vëllezërit e tij shkuan në shtëpinë e tyre të vjetër në Jerusalem dhe grumbulluan arin dhe argjendin për t’i këmbyer me fletët.

duke i treguar arin Labanit

Ata i treguan Labanit pasurinë e tyre dhe i ofruan ta këmbenin me fletët. Kur Labani pa arin dhe argjendin e tyre, ai i donte ato për veten e tij dhe i flaku ata jashtë.

Labani duke treguar me gisht

Labani u tha njerëzve të tij që t’i vrisnin bijtë e Lehit. Nefi dhe vëllezërit e tij vrapuan dhe u fshehën në një zgavër. Labani e mbajti arin dhe argjendin e tyre.

Lamani dhe Lemueli duke rrahur Nefin dhe Samin

Lamani dhe Lemueli ishin të zemëruar me Nefin. Ata i rrahën Nefin dhe Samin me shkop.

shfaqja e një engjëlli

Një engjëll u shfaq dhe u tha Lamanit dhe Lemuelit të ndalonin. Ai tha se Zoti do t’i ndihmonte ata të merrnin fletët. Ai gjithashtu tha se Nefi do të bëhej një udhëheqës mbi vëllezërit e tij.

Nefi duke u folur vëllezërve

Nefi u tha vëllezërve të tij të kishin besim te Zoti dhe të mos frikësoheshin nga Labani dhe njerëzit e tij. Nefi i nxiti vëllezërit e tij të ktheheshin në Jerusalem.

Nefi dhe vëllezërit duke u fshehur

Atë natë, vëllezërit e Nefit u fshehën jashtë mureve të qytetit ndërsa Nefi hyri brenda fshehurazi. Ai eci në drejtim të shtëpisë së Labanit.

Labani i dehur

Kur Nefi iu afrua shtëpisë së Labanit, ai pa një burrë të dehur shtrirë përtokë. Ishte Labani.

Nefi duke marrë shpatën e Labanit

Nefi pa shpatën e Labanit dhe e mori atë. Fryma e Shenjtë i tha Nefit ta vriste Labanin, por Nefi nuk donte që ta vriste atë.

Nefi duke vrarë Labanin

Fryma e Shenjtë përsëri i tha Nefit ta vriste Labanin që Nefi të mund të merrte fletët prej tunxhi. Familja e Nefit kishte nevojë për fletët që ata të mund të mësonin ungjillin.

Nefi i veshur me rrobat e Labanit

Nefi iu bind Frymës së Shenjtë dhe e vrau Labanin. Nefi pastaj veshi rrobat dhe armatimin e Labanit.

Nefi duke u hequr si Labani

Nefi shkoi në shtëpinë e Labanit dhe ndeshi Zoramin, shërbëtorin e Labanit. Pamja e Nefit dhe zëri i tij ishin tamam si të Labanit.

Nefi dhe Zorami

Ai i tha Zoramit të merrte fletët prej tunxhi. Zorami mendoi se Nefi ishte Labani, kështu që ai ia dha atij fletët. Nefi i tha Zoramit ta ndiqte atë.

Nefi dhe Zorami

Lamani, Lemueli dhe Sami e panë Nefin duke ardhur dhe u frikësuan; ata menduan se ai ishte Labani. Ata filluan të iknin me vrap, por ndaluan kur Nefi u thirri atyre.

Nefi dhe Zorami

Atëherë Zorami e kuptoi që Nefi nuk ishte Labani dhe u përpoq të vraponte. Nefi e kapi Zoramin dhe i premtoi se nuk do t’i bënte keq në qoftë se ai do të shkonte me Nefin në vendin e shkretë.

Zorami dhe vëllezërit

Zorami ra dakord. Nefi dhe vëllezërit e tij morën Zoramin dhe fletët prej tunxhi dhe u kthyen te Lehi dhe Saria.

Lehi dhe Saria të gëzuar

Ata ia dhanë Lehit fletët prej tunxhi. Ai dhe Saria ishin të gëzuar që bijtë e tyre ishin shëndoshë e mirë. Ata u gëzuan të gjithë dhe e falënderuan Perëndinë.

Lehi duke u lexuar bijve

Lehi lexoi fletët prej tunxhi. Ato flisnin rreth Adamit e Evës dhe Krijimit të botës. Ato përmbanin fjalët e shumë profetëve.

Lehi dhe Nefi

Lehi dhe Nefi ishin të gëzuar sepse ata i ishin bindur Zotit dhe kishin qenë në gjendje të merrnin fletët prej tunxhi.

Lehi duke paketuar fletët

Familja e Lehit i paketoi fletët prej tunxhi për t’i marrë me vete në udhëtimin e tyre kështu që ata të mund t’u mësonin fëmijëve të tyre urdhërimet e shënuara në fletë.