Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 14: Abinadi dhe Mbreti Noe


Kapitulli 14

Abinadi dhe Mbreti Noe

Zenifi

Zenifi ishte një mbret i drejtë i një grupi nefitësh. Kur ai u plak, i biri i tij Noeu u bë mbret.

Noeu

Noeu nuk qe një mbret i mirë si i ati. Ai qe i lig dhe nuk do t’u bindej urdhërimeve të Perëndisë.

njerëz duke i dhënë zotërime mbretit Noe

Ai i detyroi njerëzit e tij që t’ia jepnin atij një pjesë të drithit, bagëtisë, arit dhe argjendit të tyre.

Noeu i ulur në tryezën e ngrënies

Mbreti Noe e bëri këtë sepse ishte përtac. Ai i detyroi nefitët që t’i jepnin atij çdo gjë që i nevojitej për të jetuar.

priftërinj të mirë dhe të ligj

Ai i zëvendësoi priftërinjtë e mirë që ati i tij kishte vendosur, me priftërinj të ligj. Këta priftërinj të ligj i mësuan popullit të mëkatonte.

froni në pallat dhe roja

Mbreti Noe bëri që të ndërtoheshin shumë ndërtesa të bukura, duke përfshirë edhe një pallat të madh me një fron. Ndërtesat ishin zbukuruar me ar, argjend dhe dru të shtrenjtë.

Noeu

Mbreti Noe i pëlqente pasuritë që mori nga populli i tij. Ai dhe priftërinjtë e tij e kalonin kohën duke pirë verë dhe duke qenë të ligj.

Abinadi duke predikuar pendim

Perëndia dërgoi një profet të quajtur Abinadi te populli i Noeut. Abinadi i paralajmëroi se në qoftë se nuk do të pendoheshin, ata do të bëheshin skllevërit e lamanitëve.

Noeu i ulur në një tryezë

Kur mbreti Noe dëgjoi se çfarë kishte thënë Abinadi, ai u zemërua. Ai dërgoi njerëz për ta sjellë Abinadin në pallat, kështu që të mund ta vriste atë.

Abinadi duke i folur mbretit

Abinadin e çuan te mbreti. Mbreti Noe dhe priftërinjtë e tij i bënë atij shumë pyetje. Ata u përpoqën t’i bënin dredhi që ai të thoshte diçka të gabuar.

Abinadi duke i folur mbretit

Abinadi nuk kishte frikë t’u përgjigjej pyetjeve të tyre. Ai e dinte se Perëndia do ta ndihmonte. Priftërinjtë u habitën nga përgjigjet e Abinadit.

mbreti Noe i zemëruar

Mbreti Noe u zemërua dhe i urdhëroi priftërinjtë e tij ta vrisnin Abinadin. Abinadi tha se, në qoftë se ata do ta preknin, Perëndia do t’i vriste.

Fryma e Shenjtë duke mbrojtur Abinadin

Fryma e Shenjtë e mbrojti Abinadin kështu që ai të mund të mbaronte së thëni çfarë Zoti donte që ai të thoshte. Fytyra e Abinadit po shndrinte. Priftërinjtë kishin frikë ta preknin atë.

Abinadi duke folur

Duke folur me fuqi nga Perëndia, Abinadi u tregoi njerëzve rreth ligësisë së tyre. Ai u lexoi atyre urdhërimet e Perëndisë.

Maria, Jozefi dhe foshnja Jezus

Ai u tha atyre se Jezu Krishti do të lindte në tokë. Jezusi do të bënte të mundur që njerëzit të pendohen, të ringjallen dhe të jetojnë me Perëndinë.

Jezu Krishti

Abinadi u tha njerëzve të pendoheshin dhe të besonin në Jezu Krisht ose ata nuk do të shpëtoheshin.

Abinadi i arrestuar

Mbreti Noe dhe të gjithë priftërinjtë e tij me përjashtim të njërit, refuzuan ta besonin Abinadin. Noeu u tha priftërinjve ta vrisnin Abinadin. Ata e lidhën dhe e futën në burg.

Alma duke i folur mbretit Noe

Prifti i vetëm që i besoi Abinadit, quhej Alma. Ai i kërkoi mbretit Noe ta linte Abinadin të ikte.

Alma duke u fshehur

Mbreti u zemërua me Almën dhe e flaku jashtë. Pastaj ai dërgoi shërbëtorët e tij që ta vrisnin. Alma ia mbathi e u fsheh dhe shërbëtorët kurrë nuk e gjetën atë.

Abinadi përpara Noeut

Pasi kaloi tri ditë në burg, Abinadin e sollën përsëri përpara mbretit Noe. Mbreti i tha Abinadit t’i tërhiqte të gjitha fjalët që kishte thënë kundër tij dhe popullit të tij.

mbreti Noe i zemëruar

Mbreti Noe i tha Abinadit se, në qoftë se nuk i mohonte të gjitha ato që kishte thënë, atë do ta vrisnin.

Abinadi duke folur

Abinadi e dinte se kishte thënë të vërtetën. Ai ishte i gatshëm që më mirë të vdiste sesa ta mohonte atë që Perëndia e kishte dërguar të thoshte.

Abinadi duke u djegur

Mbreti Noe i urdhëroi priftërinjtë e tij ta vrisnin Abinadin. Ata e lidhën atë, e goditën me kamxhik dhe e dogjën të gjallë. Përpara se të vdiste, Abinadi i tha mbretit Noe se ai do të vdiste gjithashtu me zjarr.

lamanitët duke luftuar me popullin e Noeut

Disa nga nefitët e kundërshtuan mbretin Noe dhe u përpoqën ta vrisnin atë. Ushtria lamanite erdhi gjithashtu për të luftuar kundër mbretit dhe pasuesve të tij.

mbreti dhe pasuesit duke ia mbathur

Mbreti dhe pasuesit e tij ia mbathën nga lamanitët, por lamanitët i arritën dhe filluan t’i vrisnin ata. Mbreti u tha njerëzve të tij t’i linin familjet e tyre dhe të vazhdonin t’ia mbathnin.

lamanitët duke zënë robër

Shumë nga njerëzit nuk u larguan. Ata u kapën nga lamanitët.

burra të zemëruar me Noeun

Shumë prej njerëzve që ia mbathën me mbretin Noe, u erdhi keq. Ata donin të ktheheshin dhe të ndihmonin gratë, fëmijët dhe popullin e tyre.

Noeu me burra të tjerë

Mbreti Noe nuk donte që njerëzit e tij të ktheheshin te familjet e tyre. Ai i urdhëroi ata të qëndronin me të.

njerëz duke djegur mbretin Noe

Njerëzit u zemëruan me mbretin Noe. Ata e dogjën atë të gjallë, ashtu siç profetizoi Abinadi. Pastaj ata u kthyen te familjet e tyre.