Kapitulli 13 Zenifi Zenifi dhe një grup nefitësh lanë shtëpitë e tyre në Zarahemla dhe udhëtuan për në tokën e Nefit ku kishin jetuar nefitët e tjerë kohë më parë. Omni 1:27; Mosia 9:1 Ata zbuluan se aty jetonin lamanitë. Zenifi dhe katër nga njerëzit e tij shkuan në qytet për të biseduar me mbretin. Ata e pyetën mbretin Laman nëse mund të jetonin në tokën e tij. Mosia 9:1, 5 Mbreti Laman tha që ata mund të merrnin dy nga qytetet e tij. Mbreti donte që ata të jetonin në vendin e tij kështu që të mund t’i bënte skllevërit e tij. Mosia 9:6, 10, 12 Njerëzit e Zenifit ndërtuan shtëpi dhe rregulluan muret rreth qyteteve të tyre. Ata mbollën shumë lloje drithërash dhe frutash. Ata kishin gjithashtu kope kafshësh. Mosia 9:8–9, 12 Mbreti Laman i tha popullit të tij se nefitët po bëheshin shumë të fuqishëm. Shpejt, shumë lamanitë shkuan për t’i sulmuar nefitët dhe për të vjedhur kafshët e të korrat e tyre. Mosia 9:11, 13–14 Nefitët vrapuan drejt qytetit Nefi. Atje Zenifi armatosi popullin me harqe e shigjeta, shpata, topuzë dhe hobe. Ata shkuan të luftonin kundër lamanitëve. Mosia 9:15–16 Përpara se të luftonin, nefitët u lutën, duke i kërkuar ndihmë Perëndisë. Perëndia i bekoi nefitët me fuqi të madhe dhe ata i mundën lamanitët. Mosia 9:17–18 Pas betejës Zenifi vendosi roje rrotull qyteteve të nefitëve. Ai donte që ta mbronte popullin e tij dhe bagëtinë e tyre nga lamanitët. Mosia 10:2 Nefitët jetuan në paqe për shumë vjet. Burrat punonin në fushë dhe gratë tirrnin fije dhe bënin veshje. Mosia 10:4–5 Mbreti Laman vdiq dhe biri i tij u bë mbret. Mbreti i ri e dërgoi ushtrinë e tij për të luftuar me nefitët. Mosia 10:6, 8–9 Nefitët përsëri morën forcë nga Zoti. Ata vranë shumë lamanitë dhe pjesa tjetër ia mbathi. Mosia 10:10, 19–20