Njerëz për t’u Njohur
-
Aaronibir i mbretit Mosia dhe një misionar te lamanitët
-
Abinadinjë profet, i dërguar që të mësonte mbretin Noe, i cili e vrau Abinadin duke e djegur të gjallë
-
Adamii pari njeri në tokë
-
Almanjë prift i mbretit Noe, i cili i besoi mësimet e Abinadit dhe më vonë u bë udhëheqësi i Kishës
-
Alma i Riubiri i Almës i cili u rebelua dhe u përpoq ta shkatërronte Kishën, por pati një ndryshim në zemër dhe filloi t’ua mësonte njerëzve ungjillin. Ai u bë udhëheqësi i Kishës dhe kryegjykatësi i parë.
-
Amalikianjë njeri i lig që donte të bëhej mbret i nefitëve, por që do t’u hiqte lirinë njerëzve. Kur nuk u bë mbret, ai u largua për t’u bashkuar me lamanitët.
-
Amaroninjë njeri i drejtë i cili i dha Mormonit analet, që ato të ishin të sigurta
-
Amlicinjë njeri i lig që donte të bëhej mbret i nefitëve. Kur nuk u bë mbret, ai dhe pasuesit e tij u larguan, i sulmuan nefitët dhe më pas u bashkuan me lamanitët.
-
amlicitëtpasuesit e Amlicit. Ata vendosën një shenjë të kuqe në ballë dhe u bashkuan me lamanitët.
-
Amoni, populli ilamanitët që u kthyen në besim nga bijtë e Mosias. Njerëzit groposën armët e tyre dhe besëlidhën që të mos luftonin më kurrë.
-
Amoni1udhëheqësi i një grupi nefitësh nga Zarahemla që shkoi në tokën e Nefit dhe i ndihmoi nefitët të shpëtonin
-
Amoni2një nga bijtë e Mosias që mbrojti kopetë e mbretit Lamoni nga vjedhësit. Ai mësoi dhe ktheu në besim shumë lamanitë gjatë misionit të tij.
-
Amulekushoku misionar i Alma të Riut. Ata i futën në burg, por përdorën fuqinë e Perëndisë për t’i bërë muret e burgut të rrëzoheshin.
-
Amuloninjë prift i lig i mbretit Noe, i cili u bë sundues mbi popullin e Almës. Ai i detyroi ata të punonin shumë dhe i kërcënoi se do të vriste këdo që do të kapej duke u lutur.
-
anti‑nefi‑lehitët(shih Amoni, populli i)
-
Beniamini, mbretinjë mbret i drejtë, i cili qëndroi mbi një kullë për ta mësuar popullin e tij rreth Jezu Krishtit
-
bijtë e Mosiasbijtë e mbretit Mosia: Aaroni, Amoni2, Himni dhe Omneri, të cilët qenë misionarë trima te lamanitët
-
dy mijë luftëtarët e rinjnjë ushtri me të rinj amonitë e udhëhequr nga Helamani. Ata luftuan që prindërit e tyre të mos luftonin sipas besëlidhjes që kishin bërë.
-
Enosibiri i Jakobit, i cili u lut gjithë ditën deri në mbrëmje. Ai u lut për nefitët dhe lamanitët.
-
Ethërinjë profet, i cili i paralajmëroi jareditët të pendoheshin dhe shkroi rreth shkatërrimit të tyre
-
Evagruaja e parë në tokë
-
Gideoninjë nefit i drejtë, i cili mbrojti Kishën kur Nehori filloi t’u mësonte njerëzve gënjeshtra. Nehori e vrau atë.
-
Hagothinjë ndërtues anijesh nefit, i cili dërgoi shumë nefitë në një tokë në veri
-
Helamanidjali i madh i Alma të Riut. Atij iu dhanë fletët dhe iu tha të shkruante historinë e popullit të tij. Ai ishte gjithashtu udhëheqësi i 2 000 luftëtarëve të rinj.
-
Himnibir i mbretit Mosia dhe një misionar te lamanitët
-
Ishmaelinjë njeri nga Jerusalemi, i cili udhëtoi për në tokën e premtuar me familjen e Lehit. Vajzat e tij u martuan me bijtë e Lehit.
-
Jakobidjali i Lehit dhe Sarias. Ai u përball me Sheremin, i cili tha se Krishti nuk ekziston.
-
jareditëtpasuesit e Jaredit dhe vëllait të tij, që lanë Babelin dhe udhëtuan për në tokën e premtuar me mauna
-
Jozefinjë djalë i drejtë i Lehit dhe Sarias, i cili lindi në vendin e shkretë
-
Jozef Smith i Riunjë profet i ditëve të mëvonshme, i cili përktheu Librin e Mormonit nga fletët e arta
-
Koriantonibir i Alma të Riut, i cili nuk qe një misionar besnik dhe i drejtë
-
Koriantumrinjë mbret i lig, i cili qe jarediti i fundit i gjallë
-
Korihorinjë njeri i lig, i cili donte një shenjë për të provuar se Perëndia jeton. Perëndia i dha Korihorit një shenjë duke i hequr zërin.
-
Labaninjë njeri i lig në Jerusalem, i cili nuk donte t’ua jepte fletët prej tunxhi bijve të Lehit
-
Laman, mbretinjë mbret lamanit i lig, i cili u dha Zenifit dhe pasuesve të tij nefitë dy qytete, por pastaj i sulmoi ata
-
Lamanidjali më i madh i Lehit dhe Sarias. Ai ishte i lig dhe u rebelua kundër Perëndisë.
-
lamanitëtpasardhësit ose pasuesit e Lamanit dhe Lemuelit, ose njerëzit që e mohuan ungjillin
-
Lamon, babai i mbretitnjë mbret lamanit, të cilit iu mësua ungjilli dhe besoi. Ai tha se do të hiqte dorë nga të gjitha mëkatet e tij për ta njohur Perëndinë.
-
Lamon, mbretinjë mbret lamanit, të cilit iu mësua ungjilli dhe besoi. Amoni2 mbrojti kopetë e mbretit nga vjedhësit.
-
Lehi1një profet, i cili paralajmëroi që Jerusalemi do të shkatërrohej. Ai dëgjoi kur Perëndia i tha atij ta çonte familjen në vendin e shkretë.
-
Lehi2i biri i Helamanit. Atë dhe vëllanë e tij, Nefin, i flakën në burg dhe u rrethuan nga zjarri.
-
Lemuelibir i lig i Lehit dhe Sarias
-
Limhi, mbretibir i mirë i mbretit të lig Noe. Ai dhe populli i tij ishin skllevër të lamanitëve, por shpëtuan.
-
Marianëna e Jezusit
-
Mormoninjë udhëheqës i ushtrisë nefite dhe një nga profetët e fundit nefit. Ai hartoi Librin e Mormonit.
-
Moronibir i Mormonit dhe profeti i fundit nefit. Ai i groposi fletët e arta dhe më vonë iu shfaq Jozef Smithit si një engjëll.
-
Moroni, kapitennjë udhëheqës i drejtë i ushtrisë nefite. Ai bëri titullin e lirisë dhe i tha ushtrisë së tij të luftonte për lirinë e vet.
-
Mosia, mbretimbreti i fundit nefit. Ai kishte katër djem.
-
Nefi1një bir i drejtë i Lehit dhe Sarias. Ai i mori fletët prej tunxhi nga Labani dhe ndërtoi anijen që e çoi familjen e tij për në tokën e premtuar.
-
Nefi2i biri i Helamanit. Atë dhe vëllanë e tij, Lehin, i flakën në burg dhe u rrethuan me zjarr. Nefi shkaktoi një zi buke për t’u mësuar njerëzve të pendoheshin.
-
Nefi3një njeri i drejtë i zgjedhur nga Jezu Krishti për të qenë një dishepull dhe udhëheqës i Kishës
-
nefitëtpasuesit e Nefit ose njerëzit që e pranuan ungjillin
-
Nehorinjë njeri i lig, i cili debatoi hapur kundër Kishës së Perëndisë. Ai vrau Gideonin dhe u dënua me vdekje.Noe, mbretinjë mbret nefit i lig, i cili donte pasurinë dhe e mësoi popullin e tij të ishte i lig. Njerëzit e tij e dogjën të gjallë.
-
njerëzit e lirënefitë që donin liri për të jetuar dhe adhuruar sipas asaj që zgjidhnin. Ata drejtoheshin nga gjykatësit, jo nga një mbret.
-
njerëzit e mbretitnefitë që donin të drejtoheshin nga një mbret, jo nga gjykatësit. Kur nuk mundën të kishin një mbret, ata u bashkuan me lamanitët dhe sulmuan nefitët.
-
Omneribir i mbretit Mosia dhe një misionar te lamanitët
-
Pahoranikryegjykatës i nefitëve, i cili e ndihmoi kapiten Moronin t’i mundte nefitët e ligj
-
Samibir i drejtë i Lehit dhe Sarias
-
Samuel Lamanitinjë profet që profetizoi te nefitët rreth shenjave të lindjes dhe vdekjes së Jezu Krishtit
-
Sariabashkëshortja e Lehit1
-
Seantumivëllai dhe vrasësi i Sizoramit
-
Sizoraminjë kryegjykatës, i cili u vra nga vëllai i tij
-
Shereminjë nefit i lig, i cili donte një shenjë përpara se të besonte në Jezu Krisht
-
Shizinjë jaredit i lig, i cili drejtoi një ushtri kundër Koriantumrit dhe ishte një nga jareditët e fundit të gjallë
-
vëllai i Jareditnjë profet që i kërkoi Jezusit të prekte 16 gurë që të mund të bënin dritë në maunat të cilat jareditët i përdorën për të udhëtuar drejt tokës së premtuar
-
Zenifinjë udhëheqës i drejtë që e çoi një grup nefitësh nga Zarahemla në tokën e Nefit, ku u bënë skllevër të mbretit të lig Laman
-
Zerahemnanjë udhëheqës lamanit, i cili luftoi me nefitët dhe donte që ata të ishin skllevërit e tij. Atij iu hoq skalpi i kokës në një betejë kundër ushtrisë së kapiten Moronit.
-
Zizrominjë ligjvënës që i ofroi Amulekut para që të thoshte se Perëndia nuk ekziston. Alma i Riu i mësoi atij ungjillin dhe ai u pendua.
-
Zoraminjë shërbëtor i Labanit, i cili udhëtoi me familjen e Lehit për në tokën e premtuar
-
zoramitëtnjerëz të ligj, të cilët dikur i përkisnin kishës së Perëndisë. Ata luteshin brenda sinagogave në një podium të quajtur Rameumptom.