Kapitulli 24 Amoni Takon Atin e Mbretit Lamoni Mbreti Lamoni donte ta çonte Amonin që të takonte atin e tij. Zoti e paralajmëroi Amonin që të mos shkonte sepse i ati i Lamonit do të përpiqej ta vriste. Alma 20:1–2 Zoti i tha Amonit të shkonte në vend të kësaj në tokën e Midonit, ku vëllai i tij, Aaroni, ishte në burg. Mbreti Lamoni shkoi me Amonin. Alma 20:2–4 Ndërsa po udhëtonin, ata takuan të atin e mbretit Lamoni, që ishte mbret i të gjithë vendit. Ai e pyeti Lamonin se ku po shkonte me një nefit gënjeshtar. Alma 20:8, 10 Mbreti Lamoni i tregoi atit të tij rreth Amonit dhe vëllait të tij që ishte në burg. I zemëruar, i ati i Lamonit e urdhëroi Lamonin ta vriste Amonin dhe të mos shkonte në Midoni. Alma 20:11–14 Lamoni refuzoi ta vriste Amonin dhe tha se ai dhe Amoni po shkonin të lironin Aaronin. I ati i Lamonit u zemërua dhe më shumë dhe zgjati shpatën që ta vriste Lamonin. Alma 20:15–16 Amoni bëri një hap para për ta mbrojtur Lamonin. I ati i Lamonit u përpoq atëherë ta vriste Amonin, por ai u mbrojt dhe e plagosi në krah atin e Lamonit. Alma 20:17, 20 Kur i ati i Lamonit pa se Amoni mund ta vriste, ai i ofroi Amonit gjysmën e mbretërisë së tij në qoftë se do t’ia kursente jetën. Alma 20:21, 23 Amoni i tha se ai donte që Aaroni dhe shokët e tij të liroheshin nga burgu dhe donte që Lamoni të mund ta mbante mbretërinë e tij. Alma 20:22, 24 I ati i Lamonit e kuptoi që Amoni nuk donte ta vriste. Ai u habit se sa shumë Amoni e donte birin e tij. Ai e ftoi Amonin që t’ia mësonte ungjillin. Alma 20:26–27 Amoni dhe mbreti Lamoni shkuan në Midoni. Lamoni foli me mbretin atje dhe Aaronin e shokët e tij i liruan nga burgu. Alma 20:28 Amoni pa me keqardhje se sa keq i kishin trajtuar ata. Ata kishin vuajtur shumë por kishin qenë të duruar. Alma 20:29