Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 27: Korihori


Kapitulli 27

Korihori

Korihori duke ecur

Një njeri i quajtur Korihor erdhi në Zarahemla. Ai nuk besonte në Jezu Krisht dhe predikonte se ajo që kishin thënë profetët rreth Shpëtimtarit, nuk ishte e vërtetë.

Korihori duke mësuar njerëz

Korihori u tha njerëzve se ata ishin të marrë që besonin se Jezusi do të vinte në tokë dhe do të vuante për mëkatet e tyre.

djem duke mëkatuar

Ai tha se njerëzit nuk do të dënohen për mëkatet e tyre sepse nuk ka jetë pas vdekjes. Shumë njerëz i besuan Korihorit. Ata u bënë të ligj.

Korihori

Korihori u përpoq t’u predikonte njerëzve të Amonit, por ata nuk donin ta dëgjonin. Ata e lidhën dhe e çuan tek Amoni i cili e detyroi atë të dilte jashtë qytetit.

Korihori duke e përzënë

Korihori shkoi në tokën e Gideonit, por as njerëzit atje nuk e dëgjuan. Kryegjykatësi e dërgoi atë tek Alma.

Alma dhe Korihori

Alma e pyeti Korihorin nëse ai besonte te Perëndia. Korihori tha se nuk besonte. Alma dëshmoi se ka një Perëndi dhe që Krishti do të vinte.

Korihori dhe Amoni

Korihori donte që Alma të bënte një mrekulli për të provuar që ka një Perëndi. Korihori tha se ai do të besonte në Perëndi nëse do të shihte një shenjë të fuqisë së Perëndisë.

Alma duke mbajtur shkrimet e shenjta

Alma i tha Korihorit se ai kishte parë tashmë shumë shenja të fuqisë së Perëndisë nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe dëshmive të të gjithë profetëve.

Alma duke i folur Korihorit

Alma i tha se toka dhe çdo gjë në të dhe lëvizja e planeteve në qiell janë gjithashtu shenja që ka Perëndi.

Korihori dhe Alma

Korihori vazhdonte të mos besonte. Alma ishte i mërzitur për shkak të ligësisë së Korihorit dhe e paralajmëroi atë se shpirti i tij mund të shkatërrohej.

Alma duke mbajtur shkrimet e shenjta

Korihori vazhdonte të donte një shenjë për të provuar që ka Perëndi. Alma tha se shenja nga Perëndia do të ishte që Korihori nuk do të ishte në gjendje të fliste.

Korihori

Pasi Alma e tha këtë, Korihori nuk mundi të fliste.

Korihori duke shkruar në dhe

Korihori shkroi se ai e dinte se kjo shenjë ishte nga Perëndia dhe se ai gjithmonë e kishte ditur se ka Perëndi. Ai i kërkoi Almës të lutej dhe t’ia hiqte mallkimin.

Alma duke folur

Alma e dinte se nëse Korihori do të mund të fliste, ai do t’i gënjente përsëri njerëzit. Alma tha se Zoti do të vendoste nëse Korihori do të fliste përsëri.

Korihori duke lypur ushqim

Zoti nuk ia ktheu Korihorit të folurin e tij. Korihori shkoi shtëpi më shtëpi duke lypur ushqim.

kryegjykatësi duke shkruar letër

Kryegjykatësi dërgoi një letër në të gjithë vendin duke treguar se çfarë kishte ndodhur me Korihorin. Ai u tha atyre që kishin besuar te Korihori, që të pendoheshin. Njerëzit u penduan.

Korihori i pajetë në tokë

Korihori vajti për të banuar me zoramitët. Një ditë ndërsa ai po lypte, atë e shkelën me këmbë derisa vdiq.