Kapitulli 43 Jezu Krishti u Shfaqet Nefitëve Shumë nefitë u mblodhën në tempull në Begati. Ata u çuditën nga ndryshimet e mëdha në tokë. 3 Nefi 11:1 Njerëzit po flisnin rreth Jezu Krishtit dhe shenjës së vdekjes së Tij. 3 Nefi 11:2 Ndërsa po flisnin, ata dëgjuan një zë të qetë nga qielli. Ai i bëri zemrat e tyre të digjeshin. 3 Nefi 11:3 Në fillim ata nuk e kuptuan zërin, por, kur foli herën e tretë, ata e kuptuan atë. 3 Nefi 11:4–6 Zëri ishte zëri i Atit Qiellor. Ai paraqiti Jezu Krishtin dhe u tha njerëzve ta dëgjonin Atë. 3 Nefi 11:7 Jezu Krishti zbriti nga qielli dhe qëndroi mes njerëzve. Ata kishin frikë të flisnin sepse nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte. Ata menduan se Jezusi ishte një engjëll. 3 Nefi 11:8 Ai u tha atyre se ishte Jezu Krishti, pikërisht Ai që profetët kishin thënë se do të vinte. 3 Nefi 11:10 Jezusi u tha njerëzve të vinin dhe t’i ndienin shenjat në anën e Tij dhe në duart e këmbët e Tij, ku Ai ishte gozhduar në kryq. 3 Nefi 11:14 Jezusi donte që njerëzit ta dinin se Ai ishte Perëndia i tyre dhe se Ai vdiq për mëkatet e tyre. 3 Nefi 11:14 Një nga një njerëzit prekën shenjat në anën, duart dhe këmbët e Jezusit. Njerëzit e dinin se Ai ishte Shpëtimtari. 3 Nefi 11:15 Atëherë njerëzit e lavdëruan Jezusin dhe ranë te këmbët e Tij, dhe e adhuruan Atë. 3 Nefi 11:17 Jezusi thirri Nefin dhe 11 burra të tjerë. Ai u dha atyre fuqinë e priftërisë dhe u mësoi mënyrën e drejtë për të pagëzuar. 3 Nefi 11:18, 21–26; 12:1 Ai u tha nefitëve të besonin në Të, të pendoheshin dhe t’i zbatonin urdhërimet. Nëse nuk i bënin këto, ata nuk mund të hynin në mbretërinë e Tij. 3 Nefi 12:19–20 Ai u mësoi nefitëve se si t’i luteshin Ati Qiellor. Ai gjithashtu u mësoi atyre rreth agjërimit dhe u tha se ata do të merrnin falje në qoftë se do ta falnin njëri‑tjetrin. 3 Nefi 13:6–18 Pasi u mësoi njerëzve shumë gjëra, Jezusi u tha atyre të shkonin në shtëpi dhe të mendonin e të luteshin rreth gjërave që u kishte thënë. 3 Nefi 17:1–3 Nefitët filluan të qanin. Ata nuk donin që Jezusi të largohej ende. 3 Nefi 17:5 Jezusi i donte nefitët. Ai u tha atyre t’i sillnin tek Ai njerëzit që ishin të sëmurë ose të plagosur, që Ai të mund t’i shëronte. 3 Nefi 17:7 Jezusi i shëroi këta njerëz. Çdo njeri u përul dhe e adhuroi Atë. 3 Nefi 17:9–10