Kapitulli 9 Një Shtëpi e Re në Tokën e Premtuar Anija që mbante familjen e Lehit, e kaloi oqeanin dhe mbërriti në tokën e premtuar. Njerëzit i ngritën çadrat e tyre. 1 Nefi 18:23 Ata e punuan tokën dhe i mbollën farat që kishin sjellë. 1 Nefi 18:24 Ndërsa udhëtuan përgjatë tokës së tyre të re, ata gjetën shumë lloje kafshësh. Ata gjetën gjithashtu ar, argjend dhe bakër. 1 Nefi 18:25 Perëndia i tha Nefit që të bënte fletë metali për të shkruar në to. Nefi shkroi për familjen e tij dhe udhëtimet e tyre. Ai shkroi gjithashtu fjalët e Perëndisë. 1 Nefi 19:1, 3 Lehi u plak. Përpara se të vdiste ai u foli bijve të tij dhe u tha atyre që t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Ai gjithashtu i bekoi nipërit dhe mbesat e tij. 2 Nefi 1:14, 16; 4:3–11 Pasi Lehi vdiq, Lamani dhe Lemueli u zemëruan me Nefin dhe donin ta vrisnin atë. Ata nuk donin që Nefi, vëllai i tyre më i vogël, të ishte udhëheqësi i tyre. 2 Nefi 4:13; 5:2–3 Zoti i tha Nefit që t’i udhëhiqte njerëzit e drejtë për në vendin e shkretë. Ata udhëtuan për shumë ditë dhe më në fund ndaluan në një tokë që e quajtën Nefi. 2 Nefi 5:5–8 Njerëzit që e ndoqën Nefin, iu bindën Perëndisë. Ata punuan fort dhe u bekuan. Nefi i mësoi popullit të tij se si të ndërtonin me dru dhe metal. Ata ndërtuan një tempull të bukur. 2 Nefi 5:10–11, 15–16 Ndjekësit e Lamanit dhe Lemuelit u quajtën lamanitë. 2 Nefi 5:14 Lamanitët nuk iu bindën Perëndisë dhe u përjashtuan nga prania e tij. Shpirti i Zotit nuk mund të ishte me ta derisa ata të pendoheshin. 2 Nefi 5:20; Ethëri 2:15 Lamanitët qenë plot ligësi dhe shpesh luftonin me nefitët. 2 Nefi 5:24, 34