Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 26: Populli i Amonit


Kapitulli 26

Populli i Amonit

Mosia duke u dhënë mësim lamanitëve

Bijtë e Mosias ua mësuan ungjillin lamanitëve. Mijëra lamanitë u penduan dhe u bashkuan me Kishën.

anti‑nefi‑lehitët

Ata lamanitë që u bashkuan me Kishën, e quajtën veten anti‑nefi‑lehitë ose populli i Amonit. Ata ishin njerëz të mirë dhe shumë punëtorë.

lamanitë duke u përgatitur për të luftuar

Lamanitët që nuk u penduan, u zemëruan me popullin e Amonit dhe u përgatitën që të luftonin me të.

populli i Amonit

Njerëzit e Amonit e dinin se lamanitët e ligj do të vinin për t’i vrarë, por vendosën të mos luftonin kundër tyre. Ata ishin penduar për vrasjet.

njerëz duke groposur armët

Ata i groposën armët e tyre thellë në tokë dhe i premtuan Perëndisë se kurrë nuk do të vrisnin përsëri.

lamanitë duke ardhur dhe njerëz duke u lutur

Kur lamanitët e ligj erdhën dhe filluan t’i vrisnin, ata u përkulën deri në tokë dhe u lutën.

lamanitët duke qëndruar rreth njerëzve të Amonit

Duke parë që njerëzit e Amonit nuk donin të luftonin, shumë nga lamanitët e ligj ndaluan së vrari.

lamanitë duke ulur armët

Lamanitëve u erdhi keq që kishin vrarë. Ata i flakën armët e tyre dhe u bashkuan me popullin e Amonit. Ata nuk do të luftonin më.

lamanitët duke vrarë njerëzit e Amonit

Lamanitë të tjerë erdhën për të vrarë njerëzit e Amonit. Ata prapë nuk donin të luftonin dhe shumë prej tyre u vranë.

Amoni duke u lutur

Duke mos dashur që populli të cilin e donte, të shkatërrohej, Amoni u lut për ndihmë. Zoti i tha atij të merrte popullin dhe të largohej nga vendi.

njerëzit e Amonit dhe nefitët e Zarahemlës

Nefitët në Zarahemla i dhanë Amonit dhe popullit të tij tokën e Jershonit dhe i mbrojtën ata. Ata u bënë miq.