Kapitulli 44 Jezu Krishti Bekon Fëmijët Jezu Krishti u tha nefitëve t’i sillnin fëmijët e tyre të vegjël tek Ai. Fëmijët qëndruan ulur në tokë pranë Jezusit. 3 Nefi 17:11–12 Shpëtimtari u tha njerëzve të uleshin në gjunjë. Pastaj Ai u gjunjëzua dhe iu lut Atit Qiellor. 3 Nefi 17:13, 15 Lutja e Shpëtimtarit ishte kaq e mrekullueshme saqë nuk mund të shkruhej. Ajo i mbushi nefitët me gëzim. 3 Nefi 17:15–17 Pas lutjes së Tij, Jezusi tha se nefitët do të bekoheshin për shkak të besimit të tyre. 3 Nefi 17:20 Ai ndjeu kaq shumë dashuri dhe lumturi, saqë qau. 3 Nefi 17:21 Më pas Ai mori fëmijët dhe e bekoi secilin. Ai iu lut Atit Qiellor për ta dhe qau përsëri. 3 Nefi 17:21–22 Jezusi u tha nefitëve të kujdeseshin për fëmijët e tyre. 3 Nefi 17:23 Kur njerëzit po shihnin, engjëjt zbritën nga qielli dhe rrethuan fëmijët. Fëmijët dhe engjëjt u rrethuan nga zjarri. 3 Nefi 17:24