Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 52: Shkatërrimi i Jareditëve


Kapitulli 52

Shkatërrimi i Jareditëve

mbret jaredit

Jareditët u rritën në numër dhe u bënë të pasur. Ata zgjodhën një mbret për të qenë udhëheqësi i tyre.

jareditë të ligj

Kaluan shumë vite dhe jareditët u bënë të ligj. Zoti dërgoi profetë për t’u thënë atyre të pendoheshin ose do të shkatërroheshin.

jareditë duke vrapuar

Njerëzit nuk i dëgjuan profetët. Ata u përpoqën t’i vrisnin ata.

betejë

Pati luftëra dhe zi buke në tokë. Shumë jareditë vdiqën.

Ethëri duke predikuar

Zoti dërgoi një profet tjetër të quajtur Ethëri. Ai predikoi nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke u thënë jareditëve që të besonin në Perëndi dhe të pendoheshin.

Ethëri duke iu predikuar njerëzve

Ethëri u tha jareditëve se, në qoftë se ata do të besonin në Perëndi, ata do të jetonin një ditë me Atin Qiellor në një botë më të mirë.

jareditë duke e detyruar Ethërin të largohej

Ethëri u tha jareditëve shumë gjëra të rëndësishme, por ata nuk i besuan. Ata e detyruan që të largohej nga qyteti.

Ethëri duke u fshehur në shpellë

Ethëri fshihej në një shpellë gjatë ditës, që të mos e vritnin. Natën ai dilte jashtë dhe shihte çfarë po ndodhte me jareditët.

Ethëri duke shkruar në fletë

Ai mbaroi së shkruari historinë e jareditëve ndërkohë që qëndronte i fshehur.

Ethëri duke folur me Koriantumrin

Zoti e dërgoi Ethërin te Koriantumri, që ishte një mbret i lig jaredit. Ethëri i tha atij të pendohej ose do të jetonte aq sa të shikonte të gjithë popullin e tij të vrarë.

rojat duke ndjekur Ethërin

Koriantumri dhe njerëzit e tij nuk u penduan. Ai u përpoq ta vriste Ethërin, por Ethëri vrapoi dhe u fsheh në shpellë.

burrë me shpatë duke fjetur

Njerëzit ishin kaq të ligj, saqë Zoti e mallkoi vendin. Ata nuk mund t’i vendosnin veglat apo shpatat e tyre në tokë sepse të nesërmen objektet nuk i gjenin më.

betejë

Të gjithë jareditët luftuan në luftëra, duke përfshirë gratë dhe fëmijët. Koriantumri udhëhoqi njërën ushtri dhe një njeri i quajtur Shiz udhëhoqi një tjetër ushtri.

Koriantumri dhe Shizi duke luftuar

Koriantumri dhe Shizi ishin të dy njerëz të ligj. Fryma e Shenjtë u largua nga jareditët për shkak të ligësisë të tyre. Satani kishte fuqi të plotë mbi ta.

Koriantumri

Jareditët luftuan derisa Koriantumri dhe Shizi ishin të vetmit që mbetën. Kur Shizit i ra të fikët nga humbja e shumtë e gjakut, Koriantumri ia preu kokën.

Koriantumri dhe populli i Zarahemlës

Profecia e Ethërit ishte vërtetuar: Koriantumri ishte jarediti i fundit që mbeti gjallë. Ai u gjet nga populli i Zarahemlës.

Ethëri duke shkruar në fletë

Ethëri përfundoi së shkruari historinë e jareditëve. Ata u shkatërruan për shkak të ligësisë së tyre. Analet e jareditëve u gjetën më vonë nga nefitët.