Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 53: Moroni dhe Mësimet e Tij


Kapitulli 53

Moroni dhe Mësimet e Tij

Moroni duke shkruar në fletë

Pasi Mormoni vdiq, Moroni mbeti vetëm. Ai mbaroi analet që ia kishte dhënë i ati.

Moroni duke parë Jozef Smithin

Moroni e dinte se fletët e arta një ditë do të nxirreshin nga dheu.

çift me Librin e Mormonit

Fjalët mbi fletët e arta tregojnë për Jezu Krishtin. Ato japin dëshmi dhe u mësojnë njerëzve se si të jetojnë në drejtësi.

lamanitët duke zënë rob nefitët

Lamanitët e ligj vranë çdo nefit që nuk e mohonte Jezu Krishtin.

Moroni duke u fshehur nga lamanitët

Moroni asnjëherë nuk do ta mohonte Jezu Krishtin. Ai shkoi sa andej‑këndej, duke u fshehur nga lamanitët.

Moroni duke shkruar në fletë të arta

Moroni shkroi edhe më shumë mbi fletët e arta, veçanërisht për lamanitët e ditëve të mëvonshme.

të rinj duke bekuar sakramentin

Ai shkroi shumë gjëra të rëndësishme, duke përfshirë fjalët e lutjeve të sakramentit.

burrë duke u pagëzuar

Moroni shkroi që të vetmit njerëz të cilët mund të pagëzohen, janë ata që janë të gatshëm të pendohen për mëkatet e tyre dhe t’i shërbejnë Jezu Krishtit.

Jezu Krishti

Moroni donte që çdo njeri të besojë në Jezu Krisht dhe të arrijë ta njohë Atë. Ai tha se çdo gjë e mirë vjen nga Krishti.

Moroni duke shkruar në fletë

Moroni shkroi që, nëse njerëzit e duan Perëndinë dhe e ndjekin Atë, ata mund të bëhen të përsosur.

Moroni

Moroni e dinte se pasi të vdiste, ai do të ringjallej dhe do të jetonte me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.