Kapitulli 30 Alma Këshillon Bijtë e Tij Alma ishte i mërzitur për shkak se nefitët ishin bërë shumë të ligj. Ai foli me secilin nga bijtë e tij rreth të jetuarit me drejtësi. Alma 35:15–16 Alma i tha Helamanit, birit të tij më të madh, të besonte te Perëndia. Ai i tregoi atij rreth engjëllit që Perëndia kishte dërguar t’i thoshte Almës që të mos e shkatërronte më Kishën. Alma 36:3, 6 Për tri ditë Alma kishte vuajtur për shkak të fajeve të tij. Pastaj ai kujtoi mësimet e atit të tij rreth Jezusit dhe e dinte se mëkatet e tij mund të faleshin. Alma 36:16–17 Alma u lut për falje dhe gëzimi zëvendësoi dhembjet e shpirtit të tij. Ai mori falje për arsye se pati besim në Jezu Krisht dhe u pendua. Alma 36:18–20 Që atëherë, Alma u mësoi të tjerëve ungjillin kështu që ata të mund të ndjenin të njëjtin gëzim që kishte ndjerë ai. Perëndia e kishte bekuar Almën për shkak të mirëbesimit të tij te Perëndia. Alma 36:24, 27 Alma ia dha Helamanit analet e shenjta dhe i tha atij të vazhdonte të shkruante historinë e popullit të tyre. Alma 37:1–2 Alma i tha atij që, nëse ai i mbante urdhërimet, Perëndia do ta bekonte dhe do ta ndihmonte atë t’i ruante analet. Alma 37:13, 16 Alma i tha gjithashtu Helamanit të lutej çdo mëngjes e mbrëmje dhe të bisedonte me Perëndinë rreth çdo gjëje që po bënte, me qëllim që Perëndia të mund ta ndihmonte për ta udhërrëfyer atë. Alma 37:36–37 Alma ishte i kënaqur nga djali i tij, Shibloni, i cili kishte qenë një misionar i guximshëm te zoramitët. Shibloni kishte mbetur besnik madje edhe kur ata e kishin goditur me gurë. Alma 38:3–4 Alma i kujtoi Shiblonit që e vetmja mënyrë për t’u shpëtuar është nëpërmjet Jezu Krishtit. Alma pastaj e nxiti birin e tij të vazhdonte të jepte mësim për ungjillin. Alma 38:9–10 I biri i Almës, Koriantoni, nuk i kishte mbajtur urdhërimet. Ai nuk kishte qenë një misionar besnik ndërsa mësonte zoramitët. Alma 39:2–3 Për shkak të gjërave që kishte bërë Koriantoni, zoramitët nuk donin t’i besonin mësimet e Almës. Alma 39:11 Alma i tha Koriantonit se njerëzit nuk mund t’i fshehin mëkatet e tyre nga Perëndia dhe se Koriantoni kishte nevojë të pendohej. Alma 39:8–9 Alma i mësoi birit të tij që çdo njeri do të ringjallet, por vetëm të drejtët do të jetojnë me Perëndinë. Alma 40:9–10, 25–26 Kjo jetë është koha që njerëzit të pendohen dhe t’i shërbejnë Perëndisë, tha Alma. Alma 42:4 Duke i kujtuar Koriantonit se ishte thirrur të ishte misionar, Alma i tha të kthehej te zoramitët dhe t’i mësonte popullit të pendohej. Alma 42:31 Alma dhe bijtë e tij vazhduan ta jepnin mësim ungjillin. Ata jepnin mësim me anë të fuqisë së priftërisë. Alma 43:1–2