Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 39: Nefi Merr Fuqi të Madhe


Kapitulli 39

Nefi Merr Fuqi të Madhe

Nefi duke u menduar

Nefi eci drejt shtëpisë së tij, duke menduar rreth asaj që Zoti i kishte treguar dhe rreth ligësisë së nefitëve. Ai ishte i mërzitur për shkak të ligësisë së tyre.

Nefi duke u lutur

Zoti i foli Nefit dhe e lavdëroi atë që ishte i bindur dhe që punonte kaq shumë për ta dhënë mësim ungjillin.

Nefi

Nefit iu dha fuqia për të bërë çdo gjë. Zoti e dinte se ai do ta përdorte këtë fuqi me drejtësi.

Nefi duke ecur

Zoti i tha Nefit t’i lajmëronte nefitët se, nëse nuk do të pendoheshin, ata do të shkatërroheshin. Nefi shkoi menjëherë të lajmëronte popullin.

nefitët duke sulmuar Nefin

Nefitët nuk i besuan Nefit. Ata u përpoqën ta futnin në burg, por fuqia e Perëndisë e mbrojti atë.

Nefi duke u larguar

Nefi shpalli fjalën e Perëndisë tek të gjithë nefitët.

njerëz duke luftuar

Por njerëzit u bënë edhe më të ligj dhe filluan të luftonin me njëri‑tjetrin.

Nefi duke u lutur

Nefi u lut për një zi buke, duke shpresuar që mungesa e ushqimit do t’i përulte nefitët dhe do t’i ndihmonte të pendoheshin.

burra në tokë të shkretë

Zija e bukës erdhi. Nuk ra shi, kështu që toka u tha dhe drithërat nuk mund të rriteshin. Njerëzit nuk luftuan më.

familje duke u lutur

Nefitët ishin të uritur dhe shumë nga ata vdiqën. Ata që jetuan filluan ta kujtonin Zotin dhe atë që u kishte mësuar Nefi.

njerëz duke u folur gjykatësve

Njerëzit u penduan për mëkatet e tyre dhe pastaj iu lutën gjykatësve të tyre t’i kërkonin Nefit që t’i jepte fund zisë së bukës. Gjykatësit shkuan te Nefi.

Nefi duke u lutur

Kur Nefi pa se njerëzit ishin bërë të përulur dhe ishin penduar, ai i kërkoi Zotit t’i jepte fund zisë së bukës.

njerëz në shi

Zoti iu përgjigj lutjes së Nefit dhe filloi të binte shi. Shumë shpejt drithërat filluan të rriteshin përsëri. Njerëzit e lavdëruan Perëndinë dhe e dinin që Nefi ishte një profet i madh.

nefitë duke punuar

Shumica e nefitëve u bashkuan me Kishën. Ata u pasuruan dhe qytetet e tyre u zhvilluan. Kishte paqe në tokë.

lamanitët duke sulmuar nefitët

Më pas, disa nefitë që ishin bashkuar kohë përpara me lamanitët, sulmuan nefitët.

luftëtarët

Nefitët u përpoqën t’i shpartallonin armiqtë e tyre, të cilët ishin bërë vjedhësit e Gadiantonit, por nuk mundën sepse ata vetë ishin bërë përsëri të ligj.

nefitët duke mbajtur shporta

Kur nefitët qenë të drejtë, Zoti i bekoi ata. Kur ata u bënë krenarë dhe e harruan Zotin, Ai u dha atyre probleme për t’i ndihmuar që ta kujtonin Atë.