Kapitulli 19 Bijtë e Mosias Bëhen Misionarë Mosia kishte katër djem: Amonin, Aaronin, Omnerin dhe Himnin. Ata qenë me Alma të Riun kur një engjëll iu shfaq atij. Mosia 27:11, 34 Bijtë e Mosias ishin penduar për mëkatet e tyre dhe u vinte keq për shqetësimet që kishin shkaktuar. Ata e dinin se ungjilli ishte i vërtetë dhe ata donin t’ua mësonin atë të tjerëve. Mosia 27:35–36 Asnjëri nga bijtë e Mosias nuk pranoi të bëhej mbret. Në vend të kësaj, ata donin të bëheshin misionarë te lamanitët dhe të kishin bashkë me ta bekimet e ungjillit. Mosia 28:1, 10; 29:3 Mbreti Mosia u lut që të dinte nëse ai duhej t’i linte bijtë e tij të shkonin. Perëndia i tha atij t’i linte të shkonin dhe ata do të ishin të mbrojtur. Shumë lamanitë do ta besonin mesazhin e tyre. Mosia 28:6–7 Bijtë e Mosias shkuan për t’u dhënë mësim lamanitëve. Ata agjëruan dhe u lutën që të ishin misionarë të mirë. Mosia 28:9; Alma 17:9