Kapitulli 16
Mbreti Limhi dhe Populli i Tij Shpëtojnë
Lamanitët zunë rob shumë nefitë që nuk kishin ikur me mbretin Noe. Lamanitët i morën ata dhe u dhanë tokë, por i detyruan të paguanin taksa të rënda.
Nefitët e bënë Limhin mbretin e tyre të ri. Limhi ishte biri i mbretit Noe por ai nuk ishte i lig si ati i tij. Ai ishte një njeri i mirë.
Mbreti Limhi u përpoq të bënte paqe me lamanitët, por ata vazhduan t’u bënin rojë nefitëve dhe të ishin mizorë me ta.
Një ditë, mbreti Limhi pa disa të huaj jashtë qytetit. Ai i futi ata në burg. Të huajt ishin nefitë nga Zarahemla.
Udhëheqësi i tyre quhej Amon. Mbreti Limhi ishte i lumtur që po e takonte atë. Ai e dinte se Amoni mund ta ndihmonte popullin e tij që të shpëtonte nga lamanitët.
Mbreti Limhi e mblodhi popullin e tij. Ai u kujtoi njerëzve se ligësia e tyre ishte arsyeja pse ata mbaheshin robër nga lamanitët.
Ai u tha njerëzve të tij të pendoheshin, t’i besonin Perëndisë dhe t’u bindeshin urdhërimeve. Atëherë Perëndia do t’i ndihmonte të shpëtonin.
Nefitët mësuan se lamanitët që ruanin qytetin, zakonisht deheshin natën.
Atë natë mbreti Limhi u dërgoi më shumë verë rojave si dhuratë.
Mbreti Limhi dhe populli i tij mundën të kalonin pranë rojave të dehura dhe të shpëtonin.
Amoni e udhëhoqi mbretin Limhi dhe popullin e tij nga vendi i shkretë për në Zarahemla, ku ata i pritën me gëzim.