Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 42: Shenjat e Kryqëzimit të Krishtit


Kapitulli 42

Shenjat e Kryqëzimit të Krishtit

burrë duke mbajtur dorën e një vajze

Tridhjetë e tre vjet kishin kaluar që kur njerëzit kishin parë shenjat e lindjes së Jezu Krishtit.

njerëz duke parë në qiell

Tani ata prisnin shenjën e vdekjes së tij: tri ditët e errësirës.

njerëz duke u grindur

Disa nuk besuan se shenjat do të vinin. Ata u grindën me ata të cilët besuan.

burra në stuhi

Një ditë, një stuhi e madhe erdhi. Ishte një erë e tmerrshme.

burrë i ulur

Vetëtimat shkreptinë dhe bubullimat tundën të gjithë tokën.

burra duke ikur me vrap

Qyteti i Zarahemlës u përpi nga flakët. Qyteti i Moronit u zhyt në det. Qyteti i Moronihës u mbulua me dhe.

burrë dhe fëmijë

Një tërmet e tundi të gjithë tokën. Udhët kryesore u prishën dhe ndërtesat u rrëzuan. Shumë qytete u shkatërruan dhe shumë njerëz u vranë.

stuhi në të gjithë vendin

Stuhia dhe tërmeti zgjatën rreth tri orë.

njerëz duke ecur në errësirë

Kur stuhia dhe tërmeti ndaluan, një errësirë e plotë e mbuloi tokën. Nuk kishte dritë në asnjë vend. Njerëzit madje mund ta ndjenin errësirën.

familje në errësirë

Errësira zgjati për tri ditë. Qirinjtë nuk digjeshin dhe njerëzit nuk mund ta shihnin diellin, hënën ose yjet.

njerëz duke qarë në errësirë

Njerëzit qanë për shkak të errësirës, shkatërrimit dhe vdekjes. Atyre u vinte keq që nuk ishin penduar për mëkatet e tyre.

njerëz në errësirë

Atëherë njerëzit dëgjuan zërin e Jezu Krishtit.

tokë e shkatërruar në errësirë

Jezusi u tregoi atyre rreth shkatërrimit të tmerrshëm në tokë. Ai tha se shumica e njerëzve të ligj ishin vrarë.

njerëz duke u lutur në errësirë

Ai tha se ata, të cilët nuk ishin vrarë, duhet të pendoheshin. Në qoftë se pendoheshin dhe shkonin tek Ai, Ai do t’i bekonte ata.

njerëz në errësirë

Njerëzit qenë kaq të habitur pasi dëgjuan zërin, sa pushuan së qari. Për shumë orë, qe qetësi e plotë.

familje në errësirë

Atëherë Jezusi foli përsëri duke thënë se Ai shpesh ishte përpjekur t’i ndihmonte njerëzit. Në qoftë se ata do të pendoheshin në atë çast, ata prapë do të mund të ktheheshin tek Ai.

njerëz duke vështruar lart

Pas tri ditësh errësira u largua. Njerëzit u gëzuan dhe me hare e falënderuan Zotin.