Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 36: Hagothi


Kapitulli 36

Hagothi

nefitë duke udhëtuar

Rreth 55 vjet përpara lindjes së Jezu Krishtit, mijëra burra, gra dhe fëmijë nefitë u larguan nga Zarahemla dhe udhëtuan në drejtim të veriut.

Hagothi duke ndërtuar anije të madhe

Një nga ata, një burrë i quajtur Hagoth, ndërtoi një anije të madhe dhe e lëshoi në detin perëndimor.

nefitë duke e furnizuar anijen e madhe

Shumë nefitë morën ushqime, pajisje dhe lundruan në veri me anijen e tij.

barkë mbi ujë

Hagothi atëherë ndërtoi anije të tjera që i dërgonin njerëzit në tokat drejt veriut. Anija e parë u kthye dhe mori edhe më shumë njerëz.

dy anije në ujë

Një anije tjetër u nis për lundrim. Asnjë nga anijet nuk u kthye dhe nefitët asnjëherë nuk e morën vesh se çfarë ndodhi me njerëzit.