Kapitulli 29 Alma Jep Mësim rreth Besimit dhe Fjalës së Perëndisë Alma i mësoi zoramitët rreth besimit. Ai tha se ata njerëz që kërkojnë një shenjë përpara se të besojnë, nuk kanë besim. Alma 32:17–18 Alma tha se besimi është të besosh që diçka është e vërtetë edhe pa e parë atë vërtet. Alma 32:21 Ai shpjegoi se besimi rritet kur një njeri dëshiron ta besojë dhe ta dëgjojë fjalën e Perëndisë. Fjala mbillet pastaj në zemrën e personit dhe ashtu si fara, fillon të rritet. Alma 32:27–28 Kur një njeri mëson më shumë rreth ungjillit, fara përhapet dhe vazhdon të rritet. Njeriu e di se fara është e mirë dhe se besimi i tij ose i saj bëhet dhe më i fortë. Alma 32:30 Alma tha se ashtu si një farë e mirë jep frutë të mirë, fjala e Perëndisë sjell bekime te njerëzit që kanë besim. Alma 32:31, 41–43