Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 17: Alma dhe Populli i Tij Shpëtojnë


Kapitulli 17

Alma dhe Populli i Tij Shpëtojnë

njerëz duke punuar në arë

Një ditë, ndërsa njerëzit e Almës po punonin në arat e tyre, një ushtri lamanite kaloi kufirin dhe hyri në tokën e tyre.

Alma duke i folur popullit

Nefitët u frikësuan dhe vrapuan drejt qytetit për siguri. Alma u tha atyre ta kujtonin Perëndinë dhe Ai do t’i ndihmonte. Nefitët filluan të luteshin.

Alma duke u folur lamanitëve

Zoti ua zbuti zemrat lamanitëve dhe ata nuk u bënë keq nefitëve. Lamanitët kishin humbur ndërsa po përpiqeshin të gjenin popullin e mbretit Limhi.

Alma duke u treguar lamanitëve rrugën për në shtëpi

Lamanitët i premtuan Almës se nuk do ta shqetësonin popullin e tij në qoftë se ai do t’u tregonte se si të ktheheshin përsëri në tokën e tyre. Alma ua tregoi atyre rrugën.

lamanitët duke ruajtur popullin e Almës

Por lamanitët nuk e mbajtën premtimin e tyre. Ata vendosën roje rreth vendit dhe Alma e populli i tij nuk ishin më të lirë.

Amuloni duke folur me rojën lamanit

Mbreti i lamanitëve e bëri Amulonin sundues mbi popullin e Almës. Amuloni kishte qenë nefit dhe një prift i lig i mbretit Noe.

Amuloni duke vrojtuar njerëzit që punonin

Amuloni bëri që populli i Almës të punonte shumë. Ata u lutën për ndihmë por Amuloni u tha se çdo njeri që gjendej duke u lutur, do të vritej. Njerëzit vazhduan të luteshin në zemrat e tyre.

djalë duke mbajtur shportë

Perëndia i dëgjoi lutjet e tyre dhe i forcoi njerëzit që puna t’iu dukej më e lehtë. Populli ishte i gëzuar dhe i durueshëm.

Perëndia duke i folur Almës

Perëndia ishte i kënaqur që populli ishte besnik. Ai i tha Almës se do t’i ndihmonte të shpëtonin nga lamanitët.

populli i Almës duke u larguar

Gjatë natës, njerëzit grumbulluan ushqimin dhe mblodhën bagëtinë e tyre. Mëngjesin tjetër, Perëndia i mbajti lamanitët në gjumë ndërsa Alma dhe populli i tij u larguan nga qyteti.

mbreti Mosia duke mirëpritur Almën

Pasi udhëtuan për 12 ditë, njerëzit mbërritën në Zarahemla, ku mbreti Mosia dhe populli i tij i mirëpritën ata.