Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 40: Samuel Lamaniti Flet rreth Jezu Krishtit


Kapitulli 40

Samuel Lamaniti Flet rreth Jezu Krishtit

lamanitë duke ecur

Lamanitët iu bindën urdhërimeve të Perëndisë. Ata u bënë më të drejtë sesa nefitët.

Samueli duke u predikuar nefitëve

Samueli, një profet lamanit, shkoi në Zarahemla për t’u predikuar nefitëve të ligj. Ai u tha atyre të pendoheshin.

Samueli duke vrapuar nga rojet nefite

Nefitët e nxorën Samuelin jashtë qytetit dhe ai u nis të shkonte përsëri në vendin e tij.

Samueli duke u lutur

Por Zoti i tha Samuelit të kthehej në Zarahemla dhe t’i thoshte popullit gjërat që Zoti do të vendoste në zemrën e tij.

Samueli duke predikuar nga muri

Nefitët nuk e lanë Samuelin të futej përsëri në qytet, kështu që ai u ngjit në majë të murit të qytetit dhe predikoi që aty.

njerëz duke e dëgjuar Samuelin

Ai profetizoi se nefitët do të shkatërroheshin për 400 vjet, në qoftë se njerëzit nuk do të pendoheshin dhe nuk do të kishin besim në Jezu Krisht.

Samueli duke folur

Samueli u tha nefitëve se Jezu Krishti do të lindte pas pesë vjetësh dhe se Ai do t’i shpëtonte të gjithë ata që besonin në Të.

yll mbi Bethlehem

Samueli u tregoi atyre rreth shenjave të lindjes së Jezusit. Një yll i ri do të shfaqej, dhe natën përpara lindjes së Jezusit nuk do të kishte errësirë.

njerëz të ulur në errësirë

Pastaj Samueli u tregoi atyre shenjat e vdekjes së Jezusit. Do të kishte tri ditë errësire të plotë – dielli, hëna dhe yjet nuk do të ndritnin.

rrufe duke goditur ndërtesat

Do të kishte gjithashtu vetëtima, bubullima dhe tërmete. Malet do të copëtoheshin dhe shumë qytete do të shkatërroheshin.

nefitët duke biseduar me Nefin

Disa nefitë i besuan Samuelit dhe u penduan për mëkatet e tyre. Ata shkuan të gjenin Nefin, një nefit të drejtë i cili mund t’i pagëzonte ata.

njerëz duke gjuajtur me shigjeta Samuelin

Pjesa tjetër e nefitëve nuk i besoi Samuelit. Ata i hodhën gurë dhe shigjeta atij. Por Zoti e mbrojti atë dhe asnjë nga gurët dhe shigjetat nuk e preku.

nefitët duke gjuajtur me shigjeta

Kur njerëzit panë se nuk mund ta qëllonin, shumë të tjerë i besuan atij dhe shkuan te Nefi për t’u pagëzuar.

Nefi duke pagëzuar një burrë

Nefi gjithashtu i mësoi njerëzit rreth Jezusit. Ai donte që ata të besonin te Jezusi, të pendoheshin dhe të pagëzoheshin.

burra duke u ngjitur me shkallë

Shumica e nefitëve, sidoqoftë, nuk i besuan Samuelit. Ata u përpoqën ta zinin rob.

Samueli duke u hedhur nga muri

Samueli u hodh poshtë nga muri dhe vrapoi për në vendin e tij.

Samueli duke mësuar lamanitët

Samueli filloi t’i mësonte lamanitët. Për të nuk u dëgjua më asnjëherë mes nefitëve.