Kapitulli 11 Enosi Enosi ishte biri i Jakobit. Ai i ruajti fletët dhe shkroi në to pasi ati i tij vdiq. Jakobi 7:27 Një ditë, Enosi kishte dalë për gjueti në pyll. Ai mendoi rreth mësimeve të atit të tij dhe donte që t’i faleshin mëkatet. Enosi 1:3–4 Enosi ra në gjunjë dhe iu lut Perëndisë. Ai u lut gjithë ditën dhe po vazhdonte të lutej kur ra nata. Enosi 1:4 Perëndia i tha Enosit se për shkak të besimit të tij në Jezu Krisht, mëkatet e tij u falën. Enosi 1:5, 8 Enosi më pas donte që Zoti t’i bekonte nefitët. Ai u lut për ta dhe Zoti tha se do t’i bekonte, në qoftë se do t’u bindeshin urdhërimeve të Tij. Enosi 1:9–10 Enosi donte gjithashtu që Zoti t’i bekonte lamanitët. Ai u lut me besim të madh dhe Zoti i premtoi ta bënte atë që Enosi i kërkoi atij. Enosi 1:11–12 Edhe pse lamanitët i luftuan nefitët dhe u përpoqën t’i shkatërronin analet e tyre, Enosi u lut që ata të bëheshin një popull i drejtë. Enosi 1:13–14 Enosi u lut që analet që ai kishte mbajtur, të ishin të sigurta. Zoti i premtoi se një ditë ai do t’u jepte lamanitëve mësimet që ishin në anale. Enosi 1:16 Enosi u predikoi nefitëve. Ai donte që ata të besonin te Perëndia dhe t’i zbatonin urdhërimet. Enosi 1:10, 19 Nefitët u përpoqën t’ua mësonin ungjillin lamanitëve, por ata nuk donin të dëgjonin. Lamanitët i urrenin nefitët. Enosi 1:20 Enosi e kaloi jetën e tij duke i mësuar popullit rreth Jezusit dhe ungjillit. Ai i shërbeu Perëndisë dhe e deshi Atë gjithë jetën e tij. Enosi 1:26–27