Kapitulli 3 Lehi Largohet nga Jerusalemi Zoti ishte i kënaqur nga Lehi dhe një natë foli me të në ëndërr. Ai i tha Lehit të merrte familjen e tij dhe të largoheshin nga Jerusalemi. Lehi iu bind Zotit. 1 Nefi 2:1–3 Familja e Lehit paketoi ushqim dhe çadra. Ata i lanë shtëpinë e tyre dhe arin e argjendin e tyre dhe udhëtuan për në vendin e shkretë. 1 Nefi 2:4 Lehi dhe gruaja e tij, Saria, kishin katër djem. Emrat e tyre ishin Laman, Lemuel, Sam dhe Nefi. 1 Nefi 2:5 Pasi udhëtuan për tri ditë, familja e Lehit fushoi në një luginë pranë një lumi. 1 Nefi 2:6 Lehi ndërtoi një altar prej gurësh dhe i bëri një flijim Perëndisë. Ai e falënderoi Perëndinë që e shpëtoi familjen e tij nga shkatërrimi. 1 Nefi 2:7 Lehi e quajti lumin Laman dhe luginën Lemuel. Lehi dëshironte që bijtë e tij të ishin si lumi dhe lugina, që të ecnin vazhdimisht në drejtim të Perëndisë dhe të ishin të qëndrueshëm në zbatimin e urdhërimeve. 1 Nefi 2:8–10, 14 Lamani dhe Lemueli mendonin se ati i tyre ishte i marrë që la Jerusalemin dhe pasuritë e tyre. Ata nuk besuan që Jerusalemi do të shkatërrohej. 1 Nefi 2:11, 13 Nefi donte të kuptonte gjërat që kishte parë Lehi. Ai u lut për të ditur nëse ati i tij kishte bërë mirë që u largua nga Jerusalemi. 1 Nefi 2:16 Jezu Krishti e vizitoi Nefin dhe i tha atij që fjalët e Lehit ishin të vërteta. Nefi besoi dhe nuk u rebelua siç bënë Lamani dhe Lemueli. 1 Nefi 2:16 Nefi u tregoi vëllezërve të tij se çfarë i kishte thënë Jezusi. Sami e besoi Nefin, por Lamani dhe Lemueli nuk e besuan. 1 Nefi 2:17–18 Zoti i premtoi Nefit se ai do të bekohej për shkak të besimit të tij. Ai do të bëhej një udhëheqës për vëllezërit e tij. 1 Nefi 2:19–22