Kapitulli 2
Lehi Paralajmëron Popullin
Shumica e njerëzve që jetonin në Jerusalem 600 vjet përpara lindjes së Krishtit, ishin të ligj. Perëndia dërgoi profetë për t’u thënë atyre të pendoheshin, por ata nuk donin të dëgjonin.
Lehi ishte një profet. Ai u lut që njerëzit të pendoheshin. Ndërsa ai po lutej, një shtyllë zjarri u shfaq. Perëndia i tha dhe i tregoi Lehit shumë gjëra.
Lehi u kthye në shtëpi dhe pati një vegim. Ai pa Perëndinë të rrethuar nga shumë engjëj. Engjëjt ishin duke kënduar dhe lavdëruar Perëndinë.
Në vegimin e tij, Lehit iu dha një libër që tregonte se çfarë do të ndodhte në të ardhmen. Ai lexoi që Jerusalemi do të shkatërrohej, sepse njerëzit ishin të ligj.
Lehi i tregoi popullit që Jerusalemi do të shkatërrohej. Ai gjithashtu u tregoi për ardhjen e Jezusit. Njerëzit u zemëruan dhe u përpoqën ta vrisnin Lehin, por Zoti e mbrojti atë.