Kapitulli 49 Mormoni dhe Mësimet e Tij Shumë vjet pasi Jezu Krishti i vizitoi nefitët, një grup i vogël njerëzish u larguan nga Kisha dhe e quajtën veten lamanitë. 4 Nefi 1:20 Përfundimisht, pothuajse të gjithë njerëzit u bënë të ligj, si nefitët edhe lamanitët. 4 Nefi 1:45 Një njeri i drejtë, Amaroni, kishte analet e shenjta. Fryma e Shenjtë i tha atij t’i fshihte ato, kështu që të mund të ishin të sigurta. 4 Nefi 1:48–49 Amaroni i tha Mormonit, një djali 10‑vjeçar, se ku ishin fshehur analet. Amaroni e dinte se mund t’i besonte Mormonit. Mormoni 1:2–3 Kur të bëhej 24 vjeç, Mormoni duhej të merrte fletët e Nefit dhe të shkruante në to rreth popullit të tij. Mormoni 1:3–4 Kur Mormoni ishte 11 vjeç, filloi një luftë midis nefitëve dhe lamanitëve. Nefitët fituan dhe aty pati përsëri paqe. Mormoni 1:6, 8–12 Por nefitët ishin kaq të ligj, saqë Zoti i largoi të tre dishepujt, gjë që u dha fund mrekullive dhe shërimeve. Fryma e Shenjtë nuk e udhërrëfeu më popullin. Mormoni 1:13–14 Kur Mormoni u bë 15 vjeç, Jezu Krishti e vizitoi atë. Mormoni mësoi më shumë rreth Shpëtimtarit dhe mirësisë së Tij. Mormoni 1:15 Mormoni donte që t’u predikonte njerëzve, por Jezusi i tha atij të mos ta bënte, sepse njerëzit ishin shumë të ligj. Zemrat e tyre ishin vënë kundër Perëndisë. Mormoni 1:16–17 Shpejt filloi një luftë tjetër. Mormoni ishte i madh dhe i fortë dhe nefitët e zgjodhën atë që ta udhëhiqte ushtrinë e tyre. Mormoni 2:1 Nefitët luftuan me lamanitët për shumë vjet. Mormoni u përpoq ta nxiste popullin e tij që të luftonte për familjet dhe shtëpitë e tyre. Mormoni 2:23 Megjithatë, nefitët ishin bërë kaq të ligj, saqë Zoti nuk do t’i ndihmonte ata. Mormoni 2:26 Mormoni u tha nefitëve se ata do të shpëtoheshin vetëm nëse do të pendoheshin dhe do të pagëzoheshin. Por njerëzit nuk pranuan. Mormoni 3:2–3 Ata u mburrën me forcën e tyre, duke thënë se ata do t’i vrisnin të gjithë lamanitët. Për shkak të ligësisë së nefitëve, Mormoni nuk pranoi t’i udhëhiqte ata më tej. Mormoni 3:9–11 Lamanitët filluan t’i shpartallonin nefitët në çdo betejë. Mormoni vendosi ta udhëhiqte ushtrinë nefite përsëri. Mormoni 4:18; 5:1 Ai e dinte së nefitët e ligj nuk mund ta fitonin luftën. Ata nuk u penduan ose u lutën për ndihmën që u nevojitej. Mormoni 5:2 Mormoni i mori të gjitha analet nga kodra ku Amaroni i kishte fshehur dhe u shkroi njerëzve të cilët do t’i lexonin një ditë analet. Mormoni 4:23; 5:9, 12 Ai donte që gjithkush, duke përfshirë dhe judenjtë, të dinte për Jezu Krishtin, të pendohej, të pagëzohej, ta jetonte ungjillin dhe të bekohej. Mormoni 5:14; 7:8, 10 Shpirti e frymëzoi Mormonin që t’i vendoste fletët e vogla të Nefit, të cilat përmbanin profecitë e ardhjes së Krishtit, te fletët e Mormonit. Fjalët e Mormonit 1:3–7 Mormoni i udhëhoqi nefitët për në tokën Kumorah, ku ata u bënë gati të luftonin përsëri me lamanitët. Mormoni 6:4 Mormoni po plakej. Ai e dinte se kjo do të ishte beteja e fundit. Ai nuk donte që lamanitët t’i gjenin analet e shenjta dhe t’i shkatërronin. Mormoni 6:6 Kështu që ai ia dha fletët e Mormonit birit të tij, Moronit, dhe e fshehu pjesën tjetër të fletëve në kodrën Kumorah. Mormoni 6:6 Lamanitët i sulmuan dhe i vranë të gjithë nefitët me përjashtim të 24 vetëve. Mormoni ishte plagosur. Mormoni 6:8–11 Mormoni u dëshpërua që kaq shumë nefitë kishin vdekur, por ai e dinte se ata kishin vdekur për shkak se e kishin mohuar Jezusin. Mormoni 6:16–18 Mormoni ishte përpjekur t’ua mësonte nefitëve të vërtetën. Ai u kishte thënë atyre se sa e rëndësishme ishte të kesh besim në Jezu Krisht. Moroni 7:1, 33, 38 Ai ishte përpjekur t’u mësonte atyre të kishin shpresë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe të kishin dashuri hyjnore, e cila është dashuria e pastër e Krishtit. Moroni 7:40–41, 47 Dhe Mormoni i kishte shkruar letra birit të tij, Moronit, i cili gjithashtu ua kishte mësuar ungjillin nefitëve. Moroni 8:1–2 Mormoni shkroi rreth ligësive të tmerrshme të nefitëve. Ai i tha Moronit të qëndronte besnik ndaj Jezu Krishtit. Moroni 9:1, 20, 25 Lamanitët e vranë Mormonin dhe të gjithë nefitët, me përjashtim të Moronit, i cili e përfundoi shkrimin e analeve. Mormoni 8:2–3