Kapitulli 34 Helamani dhe 2 000 Luftëtarët e Rinj Populli i Amonit i premtoi Perëndisë se nuk do të luftonte më asnjëherë. Pjesëtarët e tij jetuan pranë nefitëve dhe nefitët i mbrojtën ata. Alma 53:10–12 Kur armiqtë e popullit të Amonit i sulmuan nefitët, populli i Amonit donte ta shkelte premtimin e tij dhe t’i ndihmonte nefitët të luftonin. Alma 53:13 Helamani dhe udhëheqës të tjerë nefitë nuk donin që populli i Amonit ta shkelte premtimin ndaj Perëndisë. Alma 53:14–15 Bijtë e rinj të popullit të Amonit nuk e kishin bërë premtimin. Ata donin ta ndihmonin ushtrinë nefite të luftonte për liri. Alma 53:16–17 Dy mijë nga këta të rinj zgjodhën ta mbronin vendin e tyre. Ata i kërkuan Helamanit të bëhej udhëheqësi i tyre. Alma 53:18–19 Këta të rinj ishin trima, guximtarë dhe të fortë. Ata ishin gjithashtu të ndershëm e të besuar dhe i mbanin urdhërimet e Perëndisë. Alma 53:20–21 Helamani i udhëhoqi 2 000 luftëtarët e tij të rinj në betejë. Ai i quajti ata bijtë e tij dhe ata e quajtën atë ati i tyre. Alma 53:22; 56:46 Edhe pse bijtë e Helamanit nuk kishin luftuar asnjëherë, ata nuk kishin frikë. Nënat e tyre u kishin mësuar të kishin besim te Perëndia dhe të dinin se Ai do t’i ndihmonte. Alma 56:47 Helamani dhe ushtria e tij luftuan në disa beteja kundër lamanitëve. Këta të rinj iu bindën të gjitha urdhrave të Helamanit. Alma 57:19–21 Ata luftuan me guxim dhe ndihmuan që t’i sprapsin armiqtë. Pas betejës, Helamani pa që të gjithë bijtë e tij ishin plagosur por asnjë nga ata nuk ishte vrarë. Alma 57:22, 25 Kjo ishte një mrekulli. Helamani ishte shumë i lumtur. Ai e dinte se këta të rinj ishin mbrojtur për shkak të besimit të tyre të madh te Perëndia. Alma 57:26–27