Kapitulli 35 Kapiten Moroni dhe Pahorani Kapiten Moroni u gëzua kur dëgjoi që Helamani dhe ushtria e tij kishin marrë shumë tokë nefite nga lamanitët. Alma 59:1 Por Helamani dhe ushtria e tij kishin nevojë për ndihmë. Ata nuk kishin mjaft ushtarë për të mbrojtur kaq shumë qytete. Alma 58:32 Kapiten Moroni i shkroi një letër Pahoranit, kryegjykatësi dhe guvernatori. Ai i kërkoi Pahoranit të dërgonte ushtarë të tjerë për ta ndihmuar ushtrinë e Helamanit. Alma 59:3 Lamanitët sulmuan një qytet nefit që Helamani e kishte marrë. Ata vranë shumë nefitë dhe e dëbuan pjesën tjetër nga qyteti. Alma 59:5–8 I zemëruar me udhëheqësit e qeverisë për arsye se nuk i kishin dërguar ndihmë, Moroni i shkroi një letër tjetër Pahoranit. Alma 59:13; 60:1 Kapiten Moroni i shkroi që shumë njerëz ishin vrarë sepse Pahorani nuk kishte dërguar ushtarë të tjerë. Alma 60:5 Në qoftë se Pahorani nuk do të dërgonte shpejt njerëz dhe ushqim, Moroni do ta dërgonte ushtrinë e tij në Zarahemla dhe do të merrte çfarë i duhej ushtrisë së tij. Alma 60:34–35 Shpejt Moroni mori një letër nga Pahorani. Ai ishte shumë i mërzitur që Moroni dhe ushtritë e tij po vuanin. Alma 61:1–2 Pahorani i tha Moronit që një grup nefitësh të ligj, të quajtur njerëzit e mbretit, nuk donin që ai të ishte kryegjykatës. Ata e kishin detyruar atë dhe mbështetësit e tij të largoheshin nga Zarahemla. Alma 61:3–5 Pahorani shtoi se ai po grumbullonte një ushtri për t’u përpjekur që ta merrte përsëri Zarahemlën. Alma 61:6–7 Njerëzit e mbretit kishin zgjedhur një mbret që të ishte udhëheqësi i tyre dhe qenë bashkuar me lamanitët. Alma 61:8 Pahorani nuk u mërzit nga ajo që i kishte shkruar Moroni. Edhe ai donte që nefitët të ishin të lirë. Alma 61:9 Ai i kërkoi Moronit t’i sillte disa njerëz për ta ndihmuar atë dhe tha se, nëse Moroni mblidhte burra të tjerë gjatë rrugës, ushtria e bashkuar mund ta merrte përsëri Zarahemlën. Alma 61:15–18 Kapiten Moroni ishte i lumtur që Pahorani ishte akoma besnik ndaj vendit të tij dhe ende vazhdonte të donte liri për popullin e vet. Alma 62:1 Me disa nga njerëzit e tij, Moroni shkoi të takonte Pahoranin. Ai mbante me vete titullin e lirisë dhe mijëra njerëz u bashkuan me ta gjatë rrugës. Alma 62:3–5 Ushtritë e bashkuara të Moronit dhe Pahoranit marshuan në drejtim të Zarahemlës. Ata e vranë mbretin e nefitëve të ligj dhe zunë rob njerëzit e tij. Alma 62:7–8 Moroni atëherë dërgoi ushqim dhe 12 000 ushtarë për t’i ndihmuar ushtritë nefite. Këto ushtri i nxorën jashtë lamanitët dhe atje pati përsëri paqe në tokë. Alma 62:12–13, 38–42