Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 38: Vrasja e Kryegjykatësit


Kapitulli 38

Vrasja e Kryegjykatësit

nefitë të ligj duke folur

Njerëzit e ligj u bënë gjykatës mbi nefitët. Ata ndëshkuan njerëzit e drejtë por jo njerëzit e ligj.

Nefi

Nefi u mërzit kur pa kaq shumë ligësi midis popullit.

rruga për në Zarahemla

Një ditë, ai po lutej në një kullë në oborrin e tij. Oborri i tij ishte pranë udhës kryesore që të çonte në tregun kryesor të Zarahemlës.

Nefi duke u lutur

Njerëzit që po kalonin në udhën kryesore, dëgjuan Nefin që po lutej. U mblodh një grup i madh duke vrarë mendjen se përse ishte kaq i mërzitur.

Nefi duke i folur popullit

Kur Nefi i pa njerëzit, ai u tha atyre se ishte i mërzitur për shkak të ligësisë së tyre. Ai u tha atyre të pendoheshin.

nefitët duke dëgjuar Nefin

Ai i lajmëroi ata se, në qoftë se nuk pendoheshin, armiqtë e tyre do t’ua merrnin shtëpitë e qytetet dhe Zoti nuk do t’i ndihmonte që të luftonin me armiqtë e tyre.

Nefi duke folur

Nefi tha se nefitët ishin më të ligj sesa lamanitët, sepse nefitëve u ishin mësuar urdhërimet por nuk po u bindeshin atyre.

Nefi duke folur

Ai tha se, në qoftë se nefitët nuk do të pendoheshin, ata do të shkatërroheshin.

njerëz të zemëruar

Disa nga gjykatësit e ligj ishin aty. Ata donin që njerëzit ta dënonin Nefin që fliste kundër atyre dhe ligjit të tyre.

njerëz duke debatuar

Disa nga njerëzit ranë dakord me gjykatësit e ligj. Të tjerët e besuan Nefin; ata e dinin se ai ishte një profet dhe thoshte të vërtetën.

Nefi duke folur

Nefi u tha njerëzve se ata ishin rebeluar kundër Perëndisë dhe shpejt do të dënoheshin në qoftë se nuk do të pendoheshin.

Nefi duke treguar me gisht

Nefi u tha njerëzve të shkonin për të gjetur kryegjykatësin e tyre. Ai do të ishte i shtrirë në gjakun e tij, i vrarë nga i vëllai që donte postin e tij.

burra duke vrapuar

Pesë burra nga turma vrapuan për të parë kryegjykatësin. Ata nuk besuan që Nefi ishte një profet i Perëndisë.

kryegjykatësi i pajetë

Kur ata e panë Sizoramin, kryegjykatësin, të shtrirë në gjakun e tij, ata ranë përdhe nga frika. Tani ata e dinin se Nefi ishte një profet.

burra duke treguar me gisht

Shërbëtorët e Sizoramit e kishin gjetur tashmë kryegjykatësin dhe kishin vrapuar për t’i treguar popullit. Ata u kthyen dhe panë pesë burra të shtrirë aty.

burra të zemëruar

Njerëzit menduan se pesë burrat e kishin vrarë Sizoramin.

burra duke biseduar

Ata i futën të pesë burrat në burg dhe pastaj dërguan fjalë nëpër qytet se kryegjykatësi ishte vrarë dhe që vrasësit ishin në burg.

burra duke biseduar

Ditën tjetër njerëzit shkuan aty ku do të varrosej kryegjykatësi. Gjykatësit që kishin qenë në oborrin e Nefit, pyetën se ku ishin të pesë burrat.

gjykatës duke biseduar

Gjykatësit kërkuan të shikonin vrasësit e akuzuar.

burra përpara gjykatësve

Vrasësit e akuzuar ishin të pesë burrat që kishin vrapuar nga oborri i Nefit për te kryegjykatësi.

burra përpara kryegjykatësit

Të pesë burrat thanë se ata e kishin gjetur kryegjykatësin të shtrirë në gjak, ashtu siç kishte thënë Nefi. Atëherë gjykatësit akuzuan Nefin se kishte dërguar dikë për ta vrarë Sizoramin.

pesë burra të lidhur

Duke e ditur se Nefi ishte një profet, të pesë burrat i kundërshtuan gjykatësit, por ata nuk i dëgjuan. Ata e lidhën Nefin.

gjykatës duke folur me Nefin

Gjykatësit i ofruan Nefit para dhe se do t’ia falnin jetën nëse ai do të thoshte se kishte komplotuar për ta vrarë kryegjykatësin.

Nefi i lidhur

Nefi u tha gjykatësve të pendoheshin për ligësitë e tyre. Pastaj ai u tha atyre të shkonin te Seantumi, vëllai i Sizoramit.

gjykatësit duke i folur Seantumit

Nefi u tha atyre ta pyetnin Seantumin në qoftë se ai dhe Nefi kishin komplotuar për të vrarë Sizoramin. Nefi tha se Seantumi do të thoshte “jo”.

burra duke ia hequr pelerinën Seantumit

Atëherë gjykatësit duhej ta pyetnin Seantumin nëse e kishte vrarë ai vëllanë e tij. Seantumi përsëri do të thoshte “jo”, por gjykatësit do të gjenin gjak në pelerinën e tij.

Seantumi

Nefi tha më pas se Seantumi do të dridhej, do të zbehej dhe më në fund do të pranonte se e kishte vrarë vëllanë e vet.

Seantumi duke e marrë me zor

Gjykatësit shkuan në shtëpinë e Seantumit dhe çdo gjë ndodhi ashtu siç kishte thënë Nefi. Nefi dhe pesë burrat u lanë të lirë.

Nefi

Kur njerëzit u larguan nga Nefi, disa thanë se ai ishte një profet; të tjerë thanë se ishte perëndi. Nefi shkoi në shtëpi, ende i dëshpëruar prej ligësisë së tyre.