Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 31: Kapiten Moroni Mund Zerahemnën


Kapitulli 31

Kapiten Moroni Mund Zerahemnën

lamanitë duke biseduar

Zerahemna, udhëheqësi i lamanitëve, donte që populli i tij të vazhdonte t’i urrente nefitët dhe t’i bënte ata skllevërit e tyre.

ushtarë nefitë

Nefitët donin që ta mbanin të lirë tokën e tyre dhe familjet e tyre. Ata gjithashtu donin të ishin të lirë që ta adhuronin Perëndinë.

kapiten Moroni

Kapiten Moroni ishte udhëheqësi i ushtrive nefite. Kur lamanitët erdhën për të luftuar, Moroni dhe ushtritë e tij u ndeshën me ta në tokën e Jershonit.

kapiten Moroni me ushtrinë

Kapiten Moroni e kishte përgatitur ushtrinë e tij me armë, mburoja, koraca dhe rroba të trasha.

ushtria lamanite

Lamanitët kishin një ushtri më të madhe, por u frikësuan kur panë koracat e nefitëve – lamanitët ishin veshur me pak rroba.

lamanitë duke u fshehur në vendin e shkretë

Ushtria lamanite nuk guxoi të luftonte me ushtrinë e kapiten Moronit. Lamanitët ia mbathën për në vendin e shkretë dhe vendosën të sulmonin një qytet tjetër të nefitëve.

Alma duke u lutur

Moroni dërgoi spiunë për të vëzhguar lamanitët. Ai gjithashtu i kërkoi Almës t’i lutej Zotit për ndihmë. Zoti i tha Almës se ku do të sulmonin lamanitët.

Moroni duke vënë ushtrinë e tij në marshim

Kur Moroni mori mesazhin e Almës, ai i la disa ushtarë të ruanin Jershonin dhe pjesa tjetër marshoi për t’u ndeshur me lamanitët.

ushtarët e Moronit duke u fshehur

Ushtarët e kapiten Moronit u fshehën në të dy anët e lumit Sidon, duke pritur që ta zinin në grackë ushtrinë lamanite.

betejë në lumë

Beteja filloi dhe lamanitët u përpoqën të shpëtonin duke kaluar lumin, por nefitë të tjerë po i prisnin ata në anën tjetër.

nefitët duke gjuajtur me shigjeta

Duke luftuar më shumë se asnjëherë më parë, Zerahemna dhe ushtria e tij vranë shumë nefitë. Nefitët i thirrën Zotit për ndihmë.

nefitët përballë lamanitëve

Zoti e forcoi ushtrinë nefite. Ushtria i rrethoi lamanitët dhe Moroni urdhëroi që lufta të ndalonte.

Moroni duke i folur Zerahemnës

Moroni i tha Zerahemnës që nefitët nuk donin t’i vrisnin lamanitët ose t’i bënin skllevërit e tyre.

Moroni duke folur

Moroni tha se lamanitët nuk mund ta shkatërronin besimin e nefitëve në Jezu Krisht. Ai tha se Perëndia do të vazhdonte t’i ndihmonte nefitët të luftonin për aq kohë sa ishin besnikë.

Moroni duke urdhëruar Zerahemnën

Moroni e urdhëroi Zerahemnën që të dorëzonte armët e tij. Lamanitët nuk do të vriteshin nëse do të premtonin se ata asnjëherë nuk do të luftonin më me nefitët.

Zerahemna duke ia dorëzuar armët Moronit

Zerahemna ia dha Moronit armët e tij por nuk donte të premtonte se nuk do të luftonte. Moroni ua ktheu armët në mënyrë që lamanitët të mund të mbroheshin.

ushtar nefit duke thyer shpatën e Zerahemnës

Zerahemna nxitoi te Moroni për ta vrarë, por një ushtar nefit e goditi dhe theu shpatën e Zerahemnës.

ushtar duke i hequr Zerahemnës skalpin e kokës

Pastaj ushtari ia hoqi Zerahemnës skalpin e kokës, e vendosi atë në majë të shpatës dhe e ngriti lart në ajër.

skalpi lamanit

Lamanitët do të bien ashtu siç kishte rënë dhe skalpi, u tha ai atyre, po qe se ata nuk i dorëzonin armët dhe të premtonin se nuk do të luftonin më asnjëherë.

lamanitë duke i dorëzuar armët

Shumë lamanitë i vendosën armët e tyre te këmbët e Moronit dhe premtuan të mos luftonin. Ata u lejuan të largoheshin të lirë.

lamanitë duke luftuar

I inatosur, Zerahemna e nxiti pjesën tjetër të ushtarëve për të luftuar. Ushtarët e Moronit vranë shumë nga ata.

Zerahemna duke iu përgjëruar Moronit

Kur Zerahemna pa se ai dhe gjithë njerëzit e tij do të vriteshin, ai iu përgjërua Moronit t’i kursente ata. Ai premtoi se nuk do të luftonte më asnjëherë me nefitët.

lamanitët duke u larguar nga nefitët

Moroni e ndaloi luftën dhe ua mori armët lamanitëve. Pasi premtuan se nuk do të luftonin, lamanitët u larguan.