Histori nga Shkrimet e Shenjta
Hyrje


Hyrje

Për Lexuesin

Këto tregime nga Libri i Mormonit janë shkruar veçanërisht për ty. Këto histori janë marrë nga një libër që është i shenjtë sepse ka ardhur nga Ati Qiellor. Ndërsa i lexon këto tregime, kujto që ato bëjnë fjalë për njerëz të vërtetë, që jetuan në Amerikë shumë kohë më parë.

Pasi t’i lexosh tregimet në këtë libër, edhe ti do të dëshirosh t’i lexosh ato nga Libri i Mormonit. Poshtë çdo figure ti do të shohësh se ku mund ta gjesh këtë tregim në Librin e Mormonit. Le të të ndihmojë babai, nëna, mësuesi ose një miku yt.

Në qoftë se t’i nuk e di kuptimin e një fjale, shikoje atë te pjesa “Fjalë për t’u Ditur” në fund të këtij libri. Në fund të këtij libri është përfshirë gjithashtu informacion rreth njerëzve dhe vendeve të përmendura në Librin e Mormonit.

Për Prindërit dhe Mësuesit

Ky libër do t’ju ndihmojë që t’i jepni mësim shkrimet e shenjta. Jepni dëshminë tuaj për Librin e Mormonit dhe nxitini ata që i mësoni, për të marrë dëshmi vetjake. Kuptueshmëria e tyre do të rritet ndërsa u lexoni atyre tekstin e plotë të tregimeve të tyre të parapëlqyera nga vetë Libri i Mormonit.

Shtyp në Letër