Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 8: Kalimi i Detit


Kapitulli 8

Kalimi i Detit

familje duke mbledhur plaçkat

Zoti i tha Lehit ta çonte familjen e tij në anijen që kishin ndërtuar. Ata e ngarkuan atë me fruta, mish e mjaltë dhe me fara për t’i mbjellë në tokën e premtuar.

anije duke lundruar

Erëra të forta e shtynë anijen në drejtim të tokës së premtuar.

Lamani dhe Lemueli duke lidhur Nefin

Lamani, Lemueli dhe disa të tjerë filluan të bëheshin të ligj. Kur Nefi iu tha atyre të ndalonin, ata u zemëruan dhe e lidhën me litarë.

anije në stuhi

Për shkak të ligësisë së tyre, Liahona pushoi së funksionuari. Ata nuk dinin në cilin drejtim ta çonin anijen. Një stuhi e tmerrshme e zmbrapsi anijen për tri ditë.

Lehi dhe Saria

Lehi u tha Lamanit dhe Lemuelit ta zgjidhnin Nefin, por ata nuk donin të dëgjonin. Lehi dhe Saria u mërzitën kaq shumë, saqë u sëmurën.

njerëz duke u grindur

Gruaja dhe fëmijët e Nefit qanë. Ata iu lutën Lamanit dhe Lemuelit ta zgjidhnin Nefin, por ata nuk pranuan.

anije gati për t’u mbytur

Ditën e katërt stuhia u bë më e fortë. Anija qe gati të fundosej.

Lamani dhe Lemueli

Lamani dhe Lemueli e dinin që Zoti e kishte dërguar stuhinë. Ata patën frikë se do të mbyteshin.

Nefi me familjen

Më në fund Lamani dhe Lemueli u penduan dhe e zgjidhën Nefin. Edhe pse kyçet e duarve dhe të këmbëve i ishin ënjtur dhe i dhembnin nga rripat, Nefi nuk ishte ankuar.

Nefi duke mbajtur Liahonën

Nefi pastaj mori Liahonën dhe ajo funksionoi përsëri. Nefi u lut dhe stuhia pushoi. Deti u qetësua.

Nefi duke drejtuar anijen

Nefi e drejtoi anijen dhe ajo lundroi përsëri në drejtim të tokës së premtuar.